Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Nese ngrihet Dashuria…

Publikuar me : 06.12.2011 Ne : Kuriozitete - 36 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Vargje nga Arben Duka

 

Mund të ndezim pak muzikë,

kundër gjithë kësaj zie,

Mund të gdhendim një lirikë,

a një vjershë dashurie…!

 

Le të dalim dy nga dy,

të lozim porsi mëllenjat,

S’bie kurrë në robëri,

kur të tuat i ke ndjenjat!

 

Mendja mund t’i shkojë të marrit,

ndjenjat të na kontrollojë,

po blerimet e beharit,

nuk ka zot që t’i ndalojë!

 

Unë e puth në sy rininë,

çmendem unë për ata sy,

ajo përqesh tiraninë,

me puthje dhe dashuri!

 

Dashuria shëron jetën,

në gjithë kuptimin e saj,

Kur ajo e merr stafetën,

i gjithë viti bëhet maj!

 

Për këngët e dashurisë,

unë kam qenë e jam një mjeshtër,

Vetë muzika e rinisë,

Si flori më rrjedh në eshtër!

 

Ende s’e arritëm fundin,

dhe pse kemi kohë mërzie,

po të keqen mund ta mundim,

dhe me këngë dashurie!

 

Që kur lindi njerëzia,

dashuria qe e para,

Po të ngrihet dashuria,

nuk do kemi më fanfara!

 

 

FALËNDERIM

Falënderoj nga zemra dhjetëra e dhjetëra dashamirës të mi dhe gazetës elitë “Shekulli” nga Shqipëria dhe të katër anët e botës për urimet e ngrohta që më kanë dërguar dje për ditëlindje. Përzemërsisht, Arben Duka

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kamikazet e drejtesise perballe vellezerve Deda

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 55 here.
Fatos Mahmutaj Zabit Deda, vëllai i Hekuran Dedës të vrarit më 21 janar, është dënuar nga Gjykata e Tiranës për shpifje, pasi akuzoi publikisht kryeministrin Sali Berisha, se i kishte dërguar njerëz në shtëpi me foton e vrasësit të vëllait. Kushti ishte që të pranonin Berishën në shtëpi. Më kot u mundua Berisha të blinte gjakun e dibranit fisnik Hekuran Deda duke trokitur ditën e mortit në shtëpinë e tij. Madje jo ditën sipas traditës së mirë shqiptare, por natën...Lexo te gjithe artikullin »


» Si e njoha Niko Agon
» Amnistimi i Serbise
» Bashkemoshatareve te mia
» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin
» Tragjedia si kusht per solidaritet
» Te dedikohem nje faleminderit, Greqi
» Per cfare kane nevoje shqiptaret

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit