Publikuar me : 17.02.2012 Ne :
Kulture - 94 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

I zgjedhur për atmosferën e Shën Valentinit, një ditë pas festës, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, nxjerr nga fondi i filmit të huaj artistik “Kaloi një grua”, prodhim franko-spanjoll i vitit 1963. Shfaqet nesër, 15 shkurt, ora 12.00.
Një kompani franceze varieteje udhëton nëpër Spanjë gjatë rrugës së kthimit për në Francë. Autobusi ndalon, si pasojë e një dëmtimi, në një fshat të vogël të humbur të quajtur Medina del Zarzal. Artistja Jaqueline (Corinne Marchand) është e sëmurë dhe i duhet të qëndrojë në spital ku edhe operohet.
Mjeku (Antonio Casas) bie në dashuri me të. Ajo përfaqëson lirinë, vendin e huaj, të ndaluarën. Prania e saj në fshat është një revolucion për të gjithë njerëzit: studentë, priftërinjtë, burra të pasur…
Gruaja e mjekut, Julia, (Julia Gutierrez Caba) duhet të luftojë me propozimin e dashurisë bërë nga mësuesi vendas i frëngjishtes (Jean Pierre Cassel), personi i vetëm në qytet që mund të flasë me artisten e huaj. Regjia: Juan Antonio Bardem, Kamera: Juan Julio Baena, Muzika: Georges Delerue, Kohëzgjatja: 82′