Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ngadalesohet ekonomia, BSH ul normen e interesit

Publikuar me : 26.01.2012 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 48 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Emirjon Senja

Ekonomia shqiptare po përballet me ritmet më të ulëta të zhvillimit të saj gjatë viteve të fundit duke detyruar Bankën e Shqipërisë që të ndërhyrje herë pas herë për të ulur normën bazë të interesit me qëllim rritjen e kreditimit dhe stimulimin e aktivitetit ekonomik. Këshilli Mbikëqyrës i BSH-së, vendosi dje të ulë sërish me 0.25 për qind normën bazë të interesit për monedhën kombëtare për të tretën herë radhazi që prej shtatorit të vitit të shkuar. Pas vendimit të djeshëm, norma bazë e interesit për lekun është 4.50 për qind, ose 0.75 pikë përqindje më e vogël nga sa ishte në shtator 2011. Çmimi i lekut sot, ndodhet në treguesit më të ulët të tij historik duke pasqyruar parashikimet e Bankës së Shqipërisë të ecurisë së ekonomisë gjatë muajve në vijim. “Ekonomia shqiptare është përballur me një ambient sfidues gjatë vitit 2011, si në drejtim të rritjes ekonomike ashtu edhe në drejtim të ruajtjes së balancave makroekonomike. Rritja e vëmendjes ndaj qëndrueshmërisë së financave publike në vendet e eurozonës është reflektuar në prime të shtuara rreziku, në tregjet financiare ndërkombëtare dhe në një ulje të gatishmërisë së tyre për të investuar në vendet në zhvillim”, – arsyetoi dje Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës.

Por, cila është arsyeja e këtyre vendimeve të njëpasnjëshme të bankës mbi normën e interesit dhe si pritet të pasqyrohen ato në ekonomi? Ndikimi kryesor për të cilin Banka ka ndërmarrë këtë veprim, pritet të jepet tek kreditimi. Kredia do të jetë më e lirë tashmë duke stimuluar individët dhe bizneset që të investojnë. Rritja e kreditimit duhet balancojë uljen e shpenzimeve publike nga ana e qeverisë.

Vendimi i BSH-së për ulur sërish normën bazë të interesit duket të jetë nxitur më së shumti nga treguesit e inflacionit për muajin dhjetor, i cili shënoi vetëm 1.7 për qind duke pasqyruar ulje të çmimeve, ndërkohë që historikisht, çmimet e ushqimeve gjatë festive të fundvitit kanë njohur rritje. Për të vërtetuar këtë mjafton t’i referohemi treguesve të inflacionit gjatë muajve dhjetor 2009 dhe dhjetor 2010. Në dhjetor 2009, inflacioni shënoi 3.5 për qind, kurse në dhjetor 2010 ,ai ishte 3.4 për qind, shumë më i lartë se sa treguesit e dhjetorit 2011. Ulja e nismës bazë të interesit për lekun lidhet edhe me shkurtimin e shpenzimeve kapitale nga ana e qeverisë të parashikuara për vitin 2012. Shpenzimet në këtë drejtim u ulën që prej gjashtëmujorit të dytë të vitit të shkuar.

Banka e Shqipërisë parashikon norma të ulta inflacioni përgjatë gjithë vitit 2012. Një parashikim i tillë duket të ketë qenë një ndër shkaqet e vendimit për uljen e normës bazë të interesit. BSH ka synuar deri më tani mbajtjen nën kontroll të inflacionit midis 2 dhe 4 për qindve, ndërsa përgjatë këtij viti parashikon që ai të luhatet në treguesit 1 deri 3 për qind. “Duke faktorizuar pritjet tona për një rritje ekonomike nën potencial dhe për reduktimin të presioneve inflacioniste me origjinë nga jashtë, si dhe në prani të pritjeve të ekonomisë për një inflacion pranë objektivit, projeksionet tona sugjerojnë se, me një probabilitet ndodhjeje 90 për qind, inflacioni i çmimeve të konsumit do të luhatet në bandën 1 deri 3 për qind gjatë vitit 2012”, – njoftoi dje Fullani duke shpjeguar se pavarësisht këtyre treguesve, ekonomia e vendit do të vijojë ecurinë pozitive edhe gjatë këtij viti. Ula e normës bazë të interesit për lekun pritet të ndikojë edhe në uljen e interesave për depozitat.

 

 

Konsumi, ritme të ulta edhe në 2012

Shqiptarët vijojnë të “mbajnë dorën” në shpenzimet e tyre. Kursimi ka karakterizuar sjelljet e familjeve gjatë gjithë vitit të shkuar, por duket se një fenomen i tillë do të vërehet edhe në 2012. “Konsumi privat vazhdon të reflektojë një sjellje hezituese të konsumatorëve në kryerjen e shpenzimeve dhe orientimin e rritur të tyre drejt kursimit. Ecuria e konsumit në vend nuk ka reflektuar plotësisht rritjen e të ardhurave të disponueshme, të gjeneruar nga rritja e pagës dhe e punësimit, apo zgjerimin e burimeve të financimit, në formën e rritjes së kredisë konsumatore gjatë vitit 2011. Lehtësimi i kushteve monetare i shërben nxitjes së kërkesës së brendshme të ekonomisë, e cila mbetet ende e brishtë në prani të pasigurisë së rritur në ekonomi. Gjithashtu, ai faktorizon një politikë fiskale të kujdesshme gjatë vitit 2012 dhe reduktimin e pritur të kontributit të shpenzimeve publike në rritjen ekonomike”, – tha ai duke i shtuar këtij fenomeni edhe uljen e dërgesave të emigrantëve.

Konsumi gjatë vitit të shkuar ka njohur norma të ulëta duke bërë që edhe bizneset nga ana e tyre të jenë më të kursyer në drejtim të investimeve. Duket se një ecuri e tillë do të jetë edhe gjatë këtij viti. Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë mbi besimin në sektorin e ndërtimit tregoi se më shumë se 80 për qind e bizneseve të kësaj fushe nuk kanë parashikuar të bëjnë investime të reja gjatë këtij viti.

 

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 75 here.
Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shumeBiznesi shqiptar, foto arkiv Krizën ekonomike ata po e ndjejnë gjithmonë e më shumë janë bizneset. Në bazë të të dhënave fiskale për 4 mujorin e këtij viti vërehet se tatim fitimi, i cili është pasqyrimi i ecurisë ekonomike të bizneseve, është ulur ndjeshëm. Shifrat e raportuara nga Ministria e Financave mbi ecurinë e treguesve fiskal tregojnë se përsëri zëri i të ardhurave nga tatimi mbi fitimin mbetet zëri më negativ, çka nënkupton krizën financiare që po...Lexo te gjithe artikullin »


» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit