Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ngrohja globale, ja ushqimet qe do te behen luks ne te ardhmen

Publikuar me : 25.11.2011 Ne : Sociale - 94 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Imagjinoni një ditë dimri pa një kafe apo kakao të ngrohtë. Sipas revistës ambientaliste amerikane Good, këto ushqime janë të destinuara të zhduken shekullin e ardhshëm për shkak të ndryshimeve klimatike.  Këto të fundit do të ndikojnë në ekonominë globale nëse nuk do të merren masa përsa u përket politikave ambientale. Revista ka listuar tetë ushqime që janë të rrezik zhdukjeje.

Rritja e temperaturës së planetit, reshjet e paparashikueshme, përmbytjet dhe periudhat e gjata të thatësirës ndikojnë negativisht në prodhimin e mjaltit, kafesë, kakaos, drithërave e vreshtave.

 

Kafeja

Ndryshimi i cikleve të reshjeve çon në zhvendosjen e plantacioneve të kafesë (Brazil, Vietnam e Afrikë) drejt lartësive më të mëdha. Kjo do të thotë më shumë vështirësi kultivimi dhe  transporti, rrjedhimisht ngritje e çmimit. Ndërkohë, kompanitë amerikane si Maxwell House e Folgers e kanë rritur çmimin me 25 për qind në krahasim me një vit më parë.

 

Çokollata

Rritja e temperaturës me 3 gradë do të reduktojë në mënyrë drastike kultivimin e kakaos në Gana dhe Costa d’Avorio, duke e rënduar ekonominë e këtyre vendeve, e cila varet nga eksportet.

 

Drithërat

Në 18 muaj e fundit të gjithë kemi qenë dëshmitarë të shtrenjtimit të bukës. Në krahasim me një vit më parë, në mbarë botën çmimi i drithërave është dyfishuar për shkak të thatësirës e zjarreve në Rusi dhe përmbytjeve në Australi. Ekspertët thonë se ky është vetëm fillimi. Në 20 vitet e ardhshme, çmimi i bukës mund të rritet me 90 për qind.

 

Mjalti

Një nga treguesit kryesorë të efekteve negative që kanë ndryshimet klimatike është edhe rënia në mënyrë dramatike e numrit të bletëve dhe si pasojë e prodhimit të mjaltit.

 

Kikirikët

SHBA-të kanë vërejtur një rënie të numrit të rrënjëve të bimës së preferuar, rrjedhimisht çmimi i gjalpit është ngritur menjëherë. Prodhimi vjetor në jug të vendit ka qenë i dobët për shkak të verës së nxehtë e të thatë.

 

Vera

Ngrohja globale bëhet përgjegjëse për reduktimin me 50 për qind të prodhimit të rrushit që përdoret për verë, brenda vitit 2040 në Kaliforni.

 

Agave

Thatësira në veri të Meksikës rrezikon të shkatërrojë prodhimin e agaves, bima e cila shërben për prodhimin e tekilës.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Fizikani kosovar Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetit

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 33 here.
Fizikani kosovar  Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetitShukri Klinaku / Foto "Koha Ditore" Një fizikan kosovar pretendon se ka gjetur disa pasaktësi në teoritë e babait të fizikës, Ajnjshtajn. Madje, Shukri Klinaku, profesor i fizikës në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës, i ka mbledhur të gjitha “gabimet” e Ajnshtajnit në një libër, të cilin e ka promovuar ditën e djeshme në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Në librin e tij “Lëvizja relative, shpjegimi i drejtë dhe gabimet e...Lexo te gjithe artikullin »


» Aurora Molla, vajza qe e parandjeu tragjedine Tani o bote me uro gjume te embel
» Nje lajm i mire per ata qe pelqejne cokollaten
» Kapslleku, ekzaminimi dhe trajtimi i anomalise
» Telashe te tjera per Xhon Travolten
» Shpenzimet e cmendura qe e futen Greqine ne krize
» Australia vendi me i lumtur dhe i pasur ne bote
» Femrat tradhtojne me shume se meshkujt
» Greqi, dy shqiptare rrihen gabimisht nga anarkistet
» Te braktisur por te dashuruar
» Prifti amerikan T’i izolojme deri ne vdekje homoseksualet

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit