Publikuar me : 11.11.2011 Ne :
Kronike - 23 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Konfederata Sindikale e Shqipërisë në bashkëpunim me Sindikatën e Industrisë po ngre një padi publike kundër qeverisë shqiptare, me akuzat për jete të shtetasve të saj.
Lajmi është pohuar nga kryetari i konfederatës Kol Nikollaj gjatë analizës së punës së degës së saj në prefekturën e Shkodrës. Nikollaj, gjatë këtij takimi kërkoi mbajtjen e një minuti heshtje për dy shtetasit nga Tropoja që humbën jetën në punë një ditë më parë.
Ai theksoi se qeveria shqiptare po vret çdo ditë punonjësit e vet. “Konfederata sindikale akuzon qeverinë shqiptare për marrjen e jetës së punonjësve shqiptarë. Jeta dhurohet vetëm nga Zoti dhe vetëm ai mund ta marrë. Çdo papërgjegjshmëri me veprime apo mosveprime të qeverisë është e dëmshme. Së bashku me Sindikatën e Industrisë jemi duke përgatitur një padi publike për qeverinë”, u shpreh Nikollaj.
Ai theksoi se po përgatitet dokumentacioni përkatës që do t`i paraqitet qeverisë dhe parlamentit, ku do kërkohet që punonjësit e hidrocentraleve që do të privatizohen, të jenë aksionerë të tyre së bashku me pronarët e tokës.