Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Nis “lufta” per energjine, industria paralajmeron 7000 te papune te rinj

Publikuar me : 25.11.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 79 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Emirjon Senja

Ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria në ligjin për energjinë kanë venë në alarm industrinë, të cilët janë edhe konsumatorët më të mëdhenj të energjisë elektrike. Deri më tani, një pjesë e këtyre industrive, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me minierat, prodhimin e çimentos apo atë të çeliqeve, janë furnizuar me çmime më të ulta nga ato të tregut, ndërkohë që qeveria ka vendosur të mos iu shesë energji të subvencionuar, gjë e cila rendon fondet publike duke i thënë kompanive në fjalë se duhet të dalin vetë në treg për të siguruar energjinë që iu nevojitet. Përballë kësaj situate, përfaqësues të katër kompanive që ushtrojnë aktivitet në atë të minierave, prodhimit të çimentos dhe çelikut, u paraqiten dje në Kuvend duke kërkuar më shumë kohë për aplikimin e ligjit, pasi në të kundërt ata do të detyroheshin të shpallnin falimentimin duke nxjerrë mijëra punonjës në rrugë. Dëgjesa u bë dje në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese gjatë të cilës kompanitë kërkuan shtyrjen e kohës kur ligji do të fillojë së zbatuari. Aktualisht, ligji ka kaluar në Komision dhe pritet të votohet nesër në seancë plenare. pikërisht këtu shpresojnë kompanitë se mund të ndërmerren ndryshime në favor të tyre.

Në lojë janë interesat e të gjithë qytetarëve, të cilët me anë të fondeve publike subvencionojnë një pjesë të çmimit të energjisë që konsumojnë këto industri, ndërsa nga ana tjetër interesat e biznesit, por edhe të rreth 7 000 punonjësve të punësuar në këto industri.

Por si qëndron situata realisht?

Ligji shqiptar njeh dy lloj klientësh të energjisë: klientë tariforë dhe klientë të kualifikuar. Klientët tariforë e blejnë energjinë nga rrjeti vendas dhe me çmime të rregulluara nga Enti Rregullator i Energjisë, ndërkohë që klientët e kualifikuar e blejnë në treg të lirë. Në rastin e industrive, ERE ka përcaktuar çmime disi më të lira në raport me çmimet në tregun e lirë. Qëllimi i ligjit fillestar ishte që konsumatorët e mëdhenj të dilnin vetë në treg duke lehtësuar rrjetin, por edhe arkën e KESH-it nga detyrimi për t’i siguruar energji. Duke qenë se çmimi i energjisë në tregjet e jashtme është më i shtrenjtë, kompanitë preferuan që të marrin energjinë nga tregu vendas, ku KESH ka detyrimin që ta sigurojë pavarësisht sasisë së madhe të kërkuar. Në këtë mënyrë, industria është e mbrojtur nga çmimet e tregut të lirë, por kjo ndodh në kurriz të arkës së KESH-it, të cilat njëkohësisht janë edhe fonde publike.

Aktualisht, KESH e importon një Megavat kundrejt një çmimi 65 deri në 70 euro. Pra, një kilovat energji hyn në vend me një kosto minimumi 6.5 cent aktualisht, ndërkohë që çmimi që KESH ia shet këtyre industrive energjinë është rreth 6.2 lekë për kilovat/orë. E gjithë diferenca mbulohet nga fondet e vetë kompanisë shtetërore.

Por çfarë paraqet ligji i propozuara nga METE?

Pas miratimit të tij, kompanitë më të mëdha do të detyrohen që ta gjejnë vetë energjinë në treg duke mos i renë më në qafë KESH-it. Sigurisht, çmimi do të jetë më i lartë, kjo është edhe arsyeja se përse kompanitë në fjalë i janë shmangur deri më tani tregut të jashtëm. Në këtë rast, kompanitë do të kenë edhe dezavantazhin e të importuarit me pakicë, ç’ka ofrohet me çmime edhe më të lira. Një Megavat shitet mesatarisht me 65-70 euro, ky çmim vlen për importuesit me shumicë, si KESH por kompanitë normalisht do të përballeshin me çmim më të shtrenjtë. Kjo do të cenonte situatën e tyre financiare, pasi do të duhej të shpenzonin më shumë fonde për energji.

 

Kompanitë: Duam më shumë kohë, ndryshe falimentojmë

Në thelb, industritë e mëdha, objekt i ligjit, nuk janë kundër një reforme të tillë nga ana e qeverisë, por shprehen se janë të surprizuar nga fakti se nuk janë venë në dijeni më përpara për këtë nismë duke kërkuar më shumë kohë për sigurimin energjisë. Shqipëria e ka detyrim liberalizimin e tregut të energjisë dhe nga direktivat e Bashkimit Evropian, ndërkohë që nga burime zyrtare mësohet se kompanitë janë venë në dijeni për këtë fakt shumë kohë më parë.

Nga ana e tyre, industritë kanë kërkuar më shumë kohë nga Kuvendi për fillimin e zbatimit të ligjit për të mundësuar gjetjen e tregjeve. Koha e mjaftueshme sipas tyre do të ishte 8 muaj, ç’ka do t’i mundësonte atyre formimin e një kompanie të përbashkët që do të importonte në llogari të tyre si dhe ngritjen e infrastrukturës, siç janë linjat apo nënstacionet. Nëse miratohet në formën aktuale, ligji përllogaritet të fillojë së zbatuari nga janari i vitit tjetër. Nëse do të ndodhte kështu, kompanitë shprehen se do të ishin të falimentuara duke hedhur në rrugë më shumë se 7 mijë punonjës që kanë aktualisht të punësuar.

 

KESH në vështirësi financiare

Ndryshimet ligjore vijnë në një kohë kur Korporata Elektroenergjetike Shqiptare është në situatë të vështirë financiar, pasi nga njëra anë përballet me thatësira na HEC-e dhe nga ana tjetër ka detyrimin për të furnizuar 24 orë me energji sistemin. Krahas prodhimit vendas, KESH e ka zgjidhur situatën duke rritur ndjeshëm importet, por kjo ka renduar ndjeshëm arkën e saj. Aq më tepër që një pjesë të çmimit që ia shet energjinë industrisë së rendë, KESH e mbulon me fonde të saj.

Situata ka ardhur për shkak të thatësirës së madhe duke bërë që korporata të importojë që prej muajit prill. Aktualisht, HEC-i Fierzës ndodhet në kuotën 263 metra, tepër e ulët kjo krahasuar me stinën në të cilën jemi. Nëse situata hidrike do të vijojë e tillë, korporata do të jetë e detyruar të importojë sasi edhe më të mëdha, gjë e cila nuk mund të ndodhë pa ndihmën e qeverisë që t’i ofrojë më shumë fonde korporatës.

Aktualisht, vendi konsumon rreth 22 milionë kilovat/orë energji dhe pjesa më e madhe e saj importohet. Të dhënat tregojnë se KESH importon më shumë se 12 milionë kilovat/orë energji elektrike në ditë, ndërkohë që pjesa tjetër mbulohet nga prodhimi vendas dhe importi nga CEZ Shpërndarja. Kjo e fundit importon pjesën e energjisë që humb.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 75 here.
Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shumeBiznesi shqiptar, foto arkiv Krizën ekonomike ata po e ndjejnë gjithmonë e më shumë janë bizneset. Në bazë të të dhënave fiskale për 4 mujorin e këtij viti vërehet se tatim fitimi, i cili është pasqyrimi i ecurisë ekonomike të bizneseve, është ulur ndjeshëm. Shifrat e raportuara nga Ministria e Financave mbi ecurinë e treguesve fiskal tregojnë se përsëri zëri i të ardhurave nga tatimi mbi fitimin mbetet zëri më negativ, çka nënkupton krizën financiare që po...Lexo te gjithe artikullin »


» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit