AULIZNI ka nisur verifikimin e trojeve qe do te legalizohen ne bregdet. Procesi kundershtohet nga ish-pronaret
Dita qe pronaret e vilave ne bregdet do te kene ne duar tapite e tyre nuk eshte e larget. Megjithese procesi i legalizimit te trojeve ne zonen bregdetare eshte kundershtuar ashper nga shoqata e ish-pronareve, duket se ky proces tashme eshte pa kthim.
Madje, ALUIZNI - institucioni i ngarkuar per te menaxhuar legalizimin e trojeve ne bregdet po punon me ritme te shpejta, krahas legalizimit te zonave informale. Lajmi konfirmohet per gazeten Shekulli nga kreu i ketij institucioni, Shaban Memia.
Ne fakt, per procesin e legalizimit te trojeve ne zonat bregdetare eshte perfshire edhe Ministria e Transporteve, ku specialiste te ketij institucioni po bashkepunojne per verifikimin e situates ne terren. Sipas Memise, puna per evidentimin e pronareve te ketyre trojeve ka nisur dhe shume shpejt pritet te kete dhe nje harte te plote te pronareve qe posedojne troje apo vila ne zonen bregdetare.
Nderkohe qe me heret, Shaman Memia zbatimin e ligjit Per rregullimin e pronesise mbi truallin shteteror ne zonat me perparesi turizmin e ka konsideruar si nje nder proceset me te lehta, e krahasuar kjo me te gjithe procesin e legalizimeve te ndertimeve pa leje. Kjo per faktin e thjeshte se pikesepari nuk kemi te bejme me objekte pa leje, por per ndertime qe realisht kane marre miratimin e institucioneve shqiptare.
Drejtuesit e ALUIZNI-it shpresojne qe i gjithe ky proces te realizohet ne nje kohe me te shkurter per faktin e thjeshte se palet jane te interesuara qe pronen e tyre ta hipotekojne, nderkohe qe deri me tani kjo prone konsiderohej si e jashteligjshme.
Legalizimi
Per te pershpejtuar procesin e legalizimit te vilave ne bregdet, pak kohe me pare qeveria percaktoi dhe formularin qe do te plotesojne pronaret per legalizimin e ndertimeve.
Madje, per kete qellim eshte nxjerre dhe udhezimi perkates ku percaktohen kriteret Per kalimin e se drejtes se pronesise mbi truallin dhe formularit te te dhenave, per njesite e ndertuara ne zonat e stimuluara, me perparesi turizmin.
Keshtu, ne kerkesen e personit qe kerkon te bleje truallin ku ka ndertuar objektin ne zone turistike, jane te renditura disa dokumente qe kane te bejne me te dhenat mbi marreveshjen e qirase qe ka me shtetin per ndertimin ne ate zone, vendndodhjen e njesise se ndertuar dhe emertimin e zones se stimuluar, dhe te dhenat ndertimore te njesise se ndertuar.
Gjithashtu, duke iu referuar ligjit te miratuar ne fund te vitit te kaluar Per rregullimin e pronesise mbi truallin shteteror ne zonat me perparesi turizmin, kerkohet kontrata e lidhur me personin e stimuluar per kalimin e te drejtes se pronesise, marreveshjen e qirase, lidhur mes personit te stimuluar (personi fizik ose juridik, i cili ka marre nga shteti te drejten per te ndertuar ne zonen bregdetare, me qellim ngritjen e fshatrave turistike) dhe qiradhenesit (ne rastin konkret eshte shteti), si dhe lejen e ndertimit per njesine e ndertuar.
Kerkesat per kalimin e se drejtes se pronesise mbi truallin e njesise se ndertuar, shoqerohen nga dokumentacioni financiar qe verteton shlyerjen e tarifes se aplikimit dhe paraqiten prane Drejtorise Qendrore te ALUIZNI-t, ku regjistrohen.
Te dhenat e perftuara nga administrimi i kerkesave per kalimin e se drejtes se pronesise mbi truallin, pasqyrohen ne formularin e te dhenave, administrohet dhe ruhet nga nje format dixhital. Keshtu me shperndarjen e ketyre formulareve, qeveria ka nisur procesin e legalizimeve te vijes bregdetare. Nderkohe qe vetem pak muaj me pare, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave miratoi tabelen e cmimit te tokave ne zona te ndryshme bregdetare te vendit.
Referuar ketij vleresimi eshte percaktuar qe cmimi i tokave ne bregdet te jete i ndryshem ne baze te largesise se truallit nga deti. Sa me afer detit, aq me i shtrenjte eshte cmimi i truallit dhe sa me larg detit, aq me i lire eshte ky cmim. Sipas vendimit te qeverise, te ardhurat e grumbulluara nga ky proces do ti bashkengjiten fondit per demshperblimin e ish-pronareve, nderkohe qe keto te fundit deklarojne se keto te ardhura jane aq qesharake saqe nuk do te mund te demshperblehet as edhe nje pronar i vetem.
Çmimet e tokave sipas AKKP-se
Dhermi 2 281 leke/m2
Palase 1 729 leke/m2
Pilur 671 leke/m2
Orikum 17 867 leke/m2
Radhime 2 143 leke/m2
Zvernec 1 617 leke/m2
Delvine 1 191 leke/m2
Ksamil 3 686 leke/m2
Ne Shkoder
Çmimi maks. 31 753 leke/m2
Çmimi min. 13 429 leke/m2
Velipoje 1 286 leke/m2
Pogradec
Çmimi maks. 2 7177 leke/m2
Çmimi min. 22 000 leke/m2
Golemi 17 158 leke/m2
Karpeni 14 117 leke/m2
Spilleja 11 075 leke/m2
Gjiri i Durresit 37 262 leke/m2
Gjiri i Lalezit 13 866 leke/m2
Shengjini 25 510 leke/m2
Gjiri i Rodonit - Lac 4 904 leke/m2
Gjiri ne lumin Mat 4 904 leke/m2
Bregu i liqenit 21 564 leke/m2