Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Nis punen komisioni per ndryshimin e rregullores se Kuvendit

Publikuar me : 03.12.2011 Ne : Politike - 68 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Luis Tanushi

Grupi për reformimin e Rregullores së Kuvendit nisi dje punën në një seancë që mund të thuhet se shërbeu vetëm për njohjen e anëtarëve. Larg debateve të ashpra në seanca plenare, dy palët ranë dakord për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit në përputhje me praktikën më të mirë të parlamentit Europian. Rreth 80 për qind e saj do të mbetet e pandryshuar, ndërkohë që ndërhyrje do të ketë në pjesën tjetër. Objekti i punës do të jetë edhe përmirësimi i kuadrit ligjor për statusin e deputetit dhe për kontrollin. Në ndihmë të grupit të punës do të jenë edhe dy ekspertë të fushës, të cilët do të analizojnë me hollësi rregulloren e PE dhe mundësinë e përshtatjes së saj në vendin tonë.

“Është një rregullore e shkëlqyer është një rregullore demokratike e standardeve shumë të mira, por ndoshta mund të përmirësohet edhe më tej, duke e parë nen për nen me Rregulloren e PE. Ishte interesant zhvillimi dje në PE, i cili votoi me unanimitet përmirësimin e kodit të etikës të Parlamentit”, tha Topalli. Sipas kryetares së Kuvendit, grupi i punës do të autorizohet të hulumtojë dhe të përgatisë përmirësimet e kuadrit ligjor të statusit të deputetit dhe të cilësisë së kontrollit parlamentar duke marrë parasysh rekomandimet e KE dhe përshtatur ato në kontekstin e jetës parlamentare shqiptare.

Në të njëjtën vijë u shpreh edhe nënkryetari i parlamentit Namik Dokle i cili vlerësoi rishikimin e kuadrit ligjor të deputetit. “Ajo që doja të theksoja është se me të drejtë edhe Konferenca e Kryetarëve, edhe Kuvendi në miratimin e këtij vendimi, në pikën e tretë, kanë përcaktuar që grupi i punës të autorizohet dhe të përgatisë propozimet për përmirësimin e kuadrit ligjor të deputetit dhe të kontrollit parlamentar duke iu referuar praktikës së Parlamentit Europian. Kështu që nga kjo pikëpamje, kjo nuk është thjesht një ndryshim ose përmirësim nenesh të rregullores, por edhe një thellim i mëtejshëm në jetën parlamentare”,- tha Dokle. S

iç është shkruar edhe në draftin e dorëzuar nga PS për ndryshimin e Rregullores, buxheti i parlamentit pritet që të jetë një nga pikat më të rëndësishme të reformës. “Mendoj se një element i rëndësishëm ku duhet të shikojmë edhe përvojat e parlamenteve të tjera, është buxheti i veprimtarisë parlamentare, në mënyrë që kjo t’i shërbejë sa më mirë veprimtarisë parlamentare në parlament, në veprimtarinë jashtë parlamentit, në kontaktet me elektoratin dhe veprimtarisë për konsultimet me shoqërinë civile, me grupet e interesit dhe me ekspertë”, komentoi Namik Dokle. Nënkryetari i parlamentit së bashku me deputetin Jemin Gjana janë caktuar si dy bashkëdrejtuesit e grupit të punës duke qenë edhe më me eksperiencë në jetën parlamentare.

 

 

Detaje

Grupi i Punës përbëhet nga 4 anëtarë, 2 nga shumica dhe 2 nga opozita parlamentare, përkatësisht Jemin Gjana e Viktor Gumi për demokratët dhe Namik Dokle e Ditmit Bushati nga socialistët. Për të shmangur pakënaqësitë e palëve, vendimet në Grupin e Punës do të merren me konsensus.

Drafti i parë për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit duhet që të jetë gati brenda katër muajve. Për tu ardhur në ndihmë, Konferenca e Kryetarëve ka autorizuar Kryetaren e Kuvendit që të kërkojë asistencë teknike dhe ekspertizë nga Prezenca e OSBE –së, Delegacioni i Bashkimit Europian dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë të interesuar për përmirësimin e jetës parlamentare në Shqipëri. Nëse do të nevojitet kohë, grupit të punës I lejohet që të kërkojë zgjatjen e mandatit.

E gjithë mbledhja zgjati 25 minuta, ku 15 minuta u zhvillua pa praninë e medias. Duke zbatuar “zakonet” të dy palët kanë pirë bashkërisht kafe.

 

 

Kërkesat e opozitës

Opozita do të kërkojë kufizimin e kompetencave të kryetares së Kuvendit për të penalizuar deputetët “rebelë”. Socialistët kanë akuzuar kryeparlamentaren Topalli për drejtim të njëanshëm të seancave plenare, duke ndjekur standarte të dyfishta në marrëdhënie me deputetë. Kërkesë tjetër do të jetë edhe mënyra e votimit të dekreteve të kreut të shtetit duke kërkuar me forcë votën e fshehtë. Rikthimi i 60 minutëshit të diskutimit të lirë në fillim të seancës plenare dhe kufizimin e kohës për anëtarët e kabinetit qeveritar të cilëve u jepet e drejta që të ndërhyjnë sa herë kërkojnë fjalën.

 

Dështon për të gjashtën herë miratimi i Kodit Rrugor

Për të gjashtën herë dështoi dje miratimi i Kodit Rrugor nga Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese. Edhe këtë radhë mungesa e deputetit Eduard Shalsi, i cili është mandatuar për të paraqitur propozimet e opozitës në këtë komision për Kodin Rrugor, solli shtyrjen e mbledhjes për ditën e hënë. Deputeti Jemin Gjana hodhi dyshime se vendimi për mosmiratimin e Kodit Rrugor që kërkon 84 vota, përfaqëson qëndrimin zyrtar të grupit parlamentar socialist. “Kam kontaktuar me Doklen, i cili më konfirmoi se nuk kemi ndonjë gjë me Kodin, por nuk kishte informacion nëse do të vinë ose si do procedohet. Nuk besoj se çështjet të jenë individuale, se individualisht mund të jenë një ose dy individë, por përfaqësuesit e opozitës nga 23, janë dhjetë deputetë të tyre. Secili prej tyre mund të mandatohej. Unë besoj se është një taktikë e tyre që s’besoj se është pa lejen e grupit parlamentar”, theksoi deputeti Gjana. Të hënën do të përcaktohet përfundimisht fati i Kodit Rrugor nëse do të miratohet ose jo nga Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese e më pas nga seance plenare.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 54 here.
Presidenca e KiE-se, Haxhinasto  Forcimi i dialogut, prioriteti yneMinistri i Jashtem, Edmond Haxhinasto / Foto arkiv “Forcimi i dialogut dhe bashkëveprimit është prioriteti kryesor i kryesisë së Këshillit të Europës nën drejtimin e Shqipërisë”. Kështu u shpreh ministri Jashtëm shqiptar, Edmond Haxhinasto, në mbledhjen e asamblesë kombëtare të Këshillit të Europës, i mbajtur sot paradite në Tiranë. “Të jetojmë së bashku është një ndër prioritetet bazë. Kjo është një nevojë nën dritën e krizës ekonomike, e cila...Lexo te gjithe artikullin »


» PD nis sot negociatat per presidentin, takimi i pare me Ilir Meten
» Presidenti, PD nis sot negociatat
» Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Presidenti, Berisha negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave te 21 majit
» Volfart Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyer
» DASH Ligji “nuk ka fuqi” ndaj zyrtareve te larte
» DASH Ndaj zyrtareve te larte, ligji “nuk ka fuqi”

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit