|
Nis sot muaji i Ramazanit, besimtaret myslimane fillojne agjerimin
Publikuar me : 11.08.2010 Ne :
Kulture - 117 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'
Besimtaret myslimane nisin sot agjerimin, dite qe perkon me nisjen e Muajit te Shenjte te Ramazanit, i cili konsiderohet prej ketij komuniteti si muaji i miresise dhe dashurise. Per te gjithe besimtaret ka uruar Kryetari i Komunitetit Mysliman shqiptar, Haxhi Selim Muca, duke njoftuar se sot ne te gjitha vendet islamike fillon agjerimi i muajit te Ramazanit.
Muaji i Ramazanit duhet te mbahet nga te gjithe myslimanet dhe myslimanet ne te gjithe boten. Ai eshte i madheruar sepse na afron te gjitheve sa me prane Allahut dhe Perendise- tha Muca.
Ramazani eshte muaji i nente i vitit sipas kalendarit te HIXHRETIT. Ajo qe e dallon kete muaj, eshte agjerimi, te cilin e kryejne te gjithe besimtaret e botes islame. Ne perfundim te ketij muaji, nje miliard myslimanet e botes festojne festen e Eid al-Fitr (Bajramin e Madh).
'
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|