Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Nje hisori e vertete qe duket roman

Publikuar me : 11.10.2011 Ne : Kulture - 40 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Elsa Demo

 

“Kjo histori është krejt e ndryshme nga shumë të tjera që mund të keni dëgjuar për të huaj që vuajtën në burgjet e diktaturës. E shkrova këta libër për të mos harruar odisenë e familjes sime sepse kjo histori do të kujtohet edhe nga nipërit dhe ata që do vijnë. Është një roman i ndërtuar i gjithi mbi fakte reale! Është një histori e vërtetë që duket si roman.”

Aldo Renato Terrusi është fizikan në pension për një ent kërkim italian, ENEA. U lind në Vlorë më 1945, nga prindër italianë, historinë e të cilëve ai e tregon në ditarin e udhëtimit “Ritorno al Paese delle Aquile” (Kthim në vendin e shqiponjave, Botimet Besa, f. 160). Më 1993 u kthye në Shqipëri. Hera e parë qyshse ishte larguar me të ëmën Aurelia nga porti i Durrësit.

Aldo ishte fëmijë kur regjimi i Enver Hoxhës i burgosi të atin në Burrel. Aty vdiq Giuseppe Terrusi pa e parë më përpara djalin dhe të shoqen.

Me t’u vendosur marrëdhëniet diplomatike mes Italisë dhe Shqipërisë, Aldo Terrusi dhe daja i tij Giacomo kthehen në vendin e shqiponjave. Gjatë qëndrimit në Tiranë në Hotel Dajti takojnë miqtë e vjetër të Giacomo-s, dhe bashkë udhëtojnë drejt Durrësit, Vlorës, flasin me Petrit Velajn dhe Ëngjëll Kokoshin, ish të burgosur politikë nga të cilët autori mbledh dëshmi për fatin që kish patur i ati. Me ta udhëtoi drejt Burrelit për të parë ku kishte vdekur ai dhe ku ishte varrosur në një varr masiv, siç i thonë dëshmitarët trashëgimtarit Terrusi. Eshtrat nuk janë gjetur akoma.

Nëpër këtë rrjedhë kujtimesh, ndërtohet historia familjare që nga origjina të largëta.

Nga Trentino, Giacomo Covi dhe nga Kastilione e Siçilisë, Salvatore Poselli, emigrojnë në Egjipt për të punuar në ndërtimin e Kanalit të Suezit më 1869. Bëhen miq. Me ndërtimin e Kanalit kthehen në shtëpitë e tyre dhe një ditë ritakohen në Stamboll. Dy fëmijët e tyre Emma dhe Vitaliano, gjyshërit e Aldos, martohen. Lufta greko-turke i shpie deri në Selanik. Familja shtohet, lindin Aurelia, Karmen e Xhakomo.

Politika pushtuese e Italisë kundrejt Greqisë bëhet shkak për emigrimin e dy familjeve në Shqipëri.

Ndërkohë Giuseppe Terrusi dërgohet nga ana e Kastelanetës, qyteti i tij i lindjes në Shqipëri si zëvendësdrejtor i Bankës Italiane në Gjirokastër rreth vitit 1930 e më pas drejtor i Bankës italo-shqiptare në Vlorë, filial i Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

Terrusi është përpjekur që ta paraqesë në faqet e ditarit se hakmarrja e Enver Hoxhës për refuzimin e prerë që mori nga Aurelia në Gjirokastër, u bë shkak të dramës së familjes Terrusi.

Giuseppe dhe Aurelia njihen dhe martohen shumë shpejt, më 1936. Lind djali i tyre Aldo.

Në kohën e turbullt të pasluftës, me arrestimet dhe dënimet në masë të “armiqve të popullit”, burgoset dhe Giuseppe Terrusi “me urdhër të Enver Hoxhës”. Ai vdes në burgun e Burrelit më 1952.

Autori është përpjekur të provojë nëpërmjet dokumenteve e dëshmive se akuzat ndaj të atit për vjedhje të pasurisë së popullit dhe burgimi i tij në burgun e Burrelit kanë qenë thjesht një  hakmarrje e Enver Hoxhës ndaj gruas që kishte guxuar ta refuzonte.

Giacomo, vëllai i nënës Aurelia, ishte portier i Kombëtares shqiptare që fiton “Ballkaniadën” më 1946. Më 1949, pas shumë peripecish, familjet Poselli e Terrusi riatdhesohen.

E megjithatë “raporti im me Shqipërinë është i shkëlqyer”, thotë Aldo Renato Terrusi për “Shekullin” në prag të prezantimit në Shqipëri të romanit autobiografik “Kthim në vendin e shqiponjave”. “Është më së shumti një ditar udhëtimi në vitin 1993. Të gjithë njerëzit që kam takuar gjatë atij udhëtimi janë treguar miqësorë dhe më kanë ndihmuar të gjej shtëpinë ku kemi jetuar në Vlorë, të shoh dhomën ku kam lindur më 1945 dhe të vizitojë Bankën ku punonte im atë si drejtor.”

Aldo Terrusi i dhënë pas studimeve për teknologjinë dhe shkrimit shkencor, ka pasion arkeologjinë, astronominë dhe fotografinë. Por shkrimi i librit “Ritorno al Paese delle Aquile” nuk ishte punë pasioni. Ai as që e kishte çuar ndër mend të shkruante ndonjëherë një libër për veten, aq më pak për Shqipërinë. E në fakt ka shkruar një libër për veten, për trashëgimtarët Terrusi, dhe për Shqipërinë. “Po vë re që libri sikur po ngjall interes në Shqipëri”, thotë autori, “tani them se kush do ta lexojë, do të kuptojë një pjesë të historisë që regjimi i vjetër e kishte “harruar”. Por është edhe libër për italianët sepse Shqipëria dhe marrëdhëniet me këtë vend janë pjesë e historisë sonë.”

Më 26 tetor Aldo Renato Terrusi prezanton librin në qytetin e Elbasanit, më tej në Vlorë dhe më 28 tetor në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë, takime të organizuara nga Instituti Italian i Kulturës.

 

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 69 here.
Elsa Demo Me shpërndarjen e 24 diplomave të studentëve të trajnuar në kurset e konservimit dhe restaurimit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, mbyllet faza e parë e një programi të plotë që UNESCO po mbështet në Shqipëri. “Mund ta quanim pjesa e pastër kombëtare e programit, sepse gjatë kësaj faze zhvillohen kapacitetet e ekspertëve shqiptarë të restaurimit”, thotë për “Shekullin” Siniša Šešum, mbikëqyrësi i UNESCO-s për shkollën shqiptare të...Lexo te gjithe artikullin »


» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes
» Takim me Elena Kadarene
» Tri minuta ceremonial personal i Rones
» Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP
» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit