Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi ka dy projeksione sonte. Ne oren 17.00 shfaqet Babai i Xhovanes (Il papa di Giovanna) i Pupi Avatit, me aktoret Silvio Orlando, Francesca Neri, Ezio Greggio dhe Alba Rohrwacher.
Historia eshte vendosur ne Bolonjen e vitit 1938. Nje baba, perjeton nje situate te deshperuar kur e bija adoleshente, Xhovana, vret per xhelozi shoqen e saj te ngushte. Vajza konsiderohet e semure mendore dhe e shtrojne ne nje spital psikiatrik ku do te qendroje deri ne moshen 24 vjec. Drama, prodhim i vitit 2008, zgjat 104 min.
Ne oren 19.00 shfaqet Puskas Hungary i regjisorit Tamas Almasi. Eshte nje portret dokumentar per Djaloshin e kombetares hungareze, Ferenc Pushkash, nje legjende e futbollit boteror i viteve shtatedhjete. Prodhimi i vitit 2009, zgjat 116 min.