Publikuar me : 02.10.2011 Ne :
Kronike - 67 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një mjet lundrimi ende i paidentifikuar rrezikon të mbytet në detin Jonë. Sinjali SOS është dhënë pak minuta më parë. Mjeti, që dyshohet të jetë turistik, i tipit jaht ndodhet në ujëra neutrale pranë Sarandës.
Ai është pikasur nga një traget i cili udhëtonte drejt Igumenicës. Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se ka nisur operacioni për kërkimin dhe shpëtimin e mjetit, ku kërkimet po zhvillohen paralelisht nga deti dhe ajri. Ende nuk dihet për numrin e njerëzve që janë brenda mjetit.