Nobelisti polak, Çesllav Millosh (Czeslaw Milosz), ka cuar nje jete te trazuar. Jetoi gati nje shekull, cka i dha mundesine dhe fatin te perjetonte shume gjera te rendesishme, te behej pasqyre e ngjarjeve te medha, ndonjehere edhe personifikim dhe interpretues i tyre ne gjendjen in statu nascendi.
U njoh dhe u vleresua para se gjithash si poet, por ka lene edhe nje mal te tere me ese; ese mbi besimin fetar, mbi konceptin filozofik te kohes, ka lene po ashtu portrete figurash emblematike per kulturen polake. Milloshi, ceshte e verteta, ka qene pak i njohur nga publiku i gjere polak.
Nje pjese e mire e polakeve degjuan per te per here te pare pas marrjes se cmimit Nobel, 1980. Por edhe pas kesaj jo cdo gje shkoi vaj me kombasit, te cilet, kushedi pse edhe ne te gjalle te tij, edhe ne vdekje, ishin dukshem te ndare. Domethenes ka qene debati mbi vendin e prehjes se eshtrave te tij ne Panteonin (Skallska) e figurave me te shquara, te cilit iu vu kapaku me po-ne e fuqishme te Gjon Pali II, Karol Vojtilla.
Familja
Çesllav Millosh u rrit si nje femije i eger. Ne mjedisin familjar, ne tokat e lugines Niewiazy, grate ishin personazhet me te rendesishem per te; nena dhe gjyshja. Familjen e vet e ndante ne dy linja gjaku i mire dhe gjaku i keq. I pari i vinte nga e ema, i keqi nga linja e atit. Per kete linjen e dyte nobelisti shprehet se ishin nje tufe ekcentrikesh deshtake depresive. Ky gjak i trazuar e ka detyruar Milloshin te punoje pareshtur, te ushtroje trurin, per te mos patur fatin e njerezve nga babai.
Ne vitet 30 banonte me bashkeshorten, Janina Cekalska, ne Varshave. Ishte pas suksesit te pare letrar Tre dimrat dhe perfillej si poet mjaft premtues. Pas lufte nis shtegtimi i tij i gjate. Fillimisht punon si diplomat ne Nju Jork. Kthehet nga sherbimi dhe ben cmos te siguroje serish ndonje pasaporte. Enderronte nderkaq te arratisej ne Perendim.
Ne vitin 1951 emerohet serish si diplomat ne Paris, mirepo ne vend te sherbimit ai paraqitet ne zyrat franceze per azil politik. Kete akt, edhe pse i ndermarre me vetedije te plote, Millosh e perjetoi mjaft rende. Familja nderkohe kishte mbetur ne Amerike. Sipas deshmive te njerezve te afert me te, mungesa e lajmeve nga gruaja dhe dy djemte, e paten bere poetin te sillej si i cmendur. Konsullata amerikane i refuzoi vizen ngaqe kishte qene komunist.
Nuk beri fajde madje as nderhyrja tek autoritetet amerikane i Albert Enstein. Me ne fund arriti te sillte familjen ne France, cka e detyron te punoje fort per mbijetese. I buzeqesh me ne fund fati dhe fiton nje oferte te mire ne universitetin kalifornian Berkely. Kjo ndodhi ne vitin 1960. Pak vite me vone gruaja semuret rende, ndersa tek djali i dyte shfaqen simptomat e nje semundjeje psiqike.
Milloshi nuk i nxirrte hallet e shtepise perjashta. Paradite jepte leksionet ne universitet mbi letersine sllave, pasdite kujdesej per te shoqen, pastronte dhe gatuante per te gjithe. I sherbeu bashkeshortes si nje burre shembullor deri ne frymen e saj te fundit, 1986. Biografi i tij thote se me sherbimin vetemohues ndaj bashkeshortes donte te shlyente sadokudo mekatet dashurore.
Vdekja e Janines nuk ishte fundi i vuajtjeve te Milloshit. Gruaja e dyte, e cila, si rregull do te ishte mbeshtetja per moshen e pleqerise dhe qe ishte 30 vjet me e re se ai, Carola, vdiq para tij, ne nje kohe kur pak me pare ishte ndare nga jeta edhe njeri nga djemte. Milloshi megjithate nuk mposhtet, punon ethshem, por... edhe flirton aty-ketu ne moshe te thyer.
Atdheu
Me kombasit nobelisti polak ka pasur raporte te tmerrshme. I priste sulmet nga te gjitha anet. Partia dhe populli ia kujtonin me rast e pa rast harramin e dores se ngrohte dhe pozicionit te favorizuar. Emigracioni i Londres, ku ishte edhe qeveria ne mergim, e sulmonte per faktin se kishte qene me te tjeret. Fjalet tradhtar, bukeshkale, i paturp i kishte ne cdo vakt.
Streha qe gjeti tek Kultura Paryska, redaksi ne France e inteligjences disidente, nuk po e shpetonte dot. Thelle-thelle Milloshi ishte i vetedijshem per zgjedhjen liria duhej paguar me cdo cmim. E kishte braktisur Polonine, pohon, kur pati bindjen se krijimtaria letrare po hynte ne kornizat e soc-realizmit. Ne te ri ai kishte pasur ambicie te medha per tu bere dikushi.
Suksesi i pare ne atdhe, tani, ketu ne mergim, nuk po i ndihte. Lidhja e shkrimtareve e kishte etiketuar tradhtar, bukeshkale, kishte pranuar po ashtu vendimin e partise qe ai te mos botohej. Me gjithe nervozizmin, Milloshi shpreson se do te arrije tu ndryshoje mendjen bashkekombesve. I kushtohet teresisht krijimtarise. Shkruan Traktati poetik, Lugina Issy, Mendja e roberuar.
Shkruan ne menyre te tille qe ti pelqeje Perendimit. Kur emigracioni nuk entuziazmohet nga veprat versulet si i terbuar, duke i cilesuar korifenjte e tij si kafka te mykura. I irrituar se nuk po provonte paqen as ne Amerike rinis sherrin edhe me shkrimtaret e Varshaves.
Çduhet bere te mos kesh ndjesine e te qenit tradhtar dhe derr..., czgjidhje morale me ka mbetur, i goditur me shpulle edhe nga njeri edhe nga tjetri, ne Amerike i perdorur si rrecke, te gjitha fajet i kam vete, sepse dola kunder domosdoshmerise - i qahet ne nje leter Stanislaw Vincenzes.
Pas marrjes se cmimit te madh provoi nje paqe me kombasit, por nuk ishte e thene te ishte e pergjithmonshme. Ne dhjetevjecarin e dyte te Polonise demokratike e marrin fjalen neokonservatoret, te cilet ne pergjithesi nuk e pranonin Milloshin. Vazhdonin ta quanin tradhtar te polonizmes ne vite. Pas vdekjes bene cmos qe ai te mos prehej ne Panteon.
Ketu, megjithate, hasen ne kundershtimin e vendosur te autoritetit te padiskutueshem te Karol Vojtilles. Kthehet ne Poloni pas viteve 90 dhe mjaft i permalluar shkruan esene Lumturia. Me kot, pergjate shtegtimeve te mija nder vite, pata kerkuar nje kombinim te ketille gjethesh e lulesh, ndjeva gjithaq se pareshtur pata enderruar kthimin.
E thene me sakte, kete e kuptova vec atehere kur me kaploi ajo vale e madhe ndjenjash, te cilen mund ta shenjoj vec me nje fjale - lumturi.
Krijimtaria
Çesllav Millosh ka rene ne sy per prirje letrare qysh ne universitet. Studioi ne universitetin ku nje shekull me pare ishte ulur edhe Adam Mickievici, ne Vilnus. Pas studimeve vendoset ne Varshave, ku, qysh me vellimin e pare poetik Tre dimrat, fiton vendin e poetit te favorizuar. Ne vitin 1945 vjen vellimi i dyte me poezi Shpetimi.
Ne te dyja deshmon se ka kredo te paster poetike, larg patetizmit dhe nacionalizmit. Me vendosjen ne Paris shkruan ethshem, alternon poezine me proze. Vellimi i trete poetik Drita e diellit botohet ne vitin 1963, kur ai ishte tashme ne Amerike. Ne Kaliforni deshironte ta kapercente sa me pare statusin e pedagogut te zakonshem. Behet i pranishem gjeresisht me Toka Ulro.
Merret nderkohe me perkthime dhe adaptime. Nga frika se mos e ve per fund depresioni perkthen Biblen, ne kerkim te kenaqesise por edhe te shpetimit. Pas cmimit Nobel behet edhe me aktiv. Merret gjeresisht me tematiken fetare. Milloshi ka qene nje katolik i devotshem gjate gjithe jetes.
Nuk i pelqen qe bota moderne i eshte larguar besimit. Polemizon me Francis Fukuyamen, sipas te cilit, qellimi i njerezimit eshte demokracia dhe konsumi ne kuptimin me te gjere te fjales. Milloshi mendon se ne vend te konsumit duhet te jete besimi.
Çesllav Millosh ka vlere te vecante edhe ne nje aspekt tjeter. Ai i vetem shkundi nga pluhuri i harreses figura domethenese per kulturen dhe letersine polake. Beri te veten thenien e Simone Eeil, sipas se ciles rimekembja e nje kombi vjen nga e shkuara, nese e dashuron ate.
Prodhon, nga ana tjeter, edhe portrete figurash emblematike bashkekohore. Vitet e fundit nuk perton te shkruaje recenca per botimet e reja ne Poloni. Nese nuk u jap pedaleve, kam ndjesine se do te kumbisem - arsyeton nobelisti zellin per pune ne moshe te thyer. Diktonte tekste dhe mendime deri ne castet e fundit te jetes, edhe pse i mberthyer ne shtrat dhe shikim te shuar.
Çesllav Millosh ka qene shume i ndjeshem ndaj se keqes, jo vetem asaj qe kishte per burim ate vete, por edhe ndaj se keqes ne histori.