|
Nje linje trageti per te lidhur Pogradecin, Ohrin dhe Strugen
Publikuar me : 22.09.2010 Ne :
Kronike - 168 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'
Pogradeci, Struga dhe Ohri, si tre qytete qe rrethojne te njejtin liqen, kane nje bashkepunim te ngushte nderkufitar. Turizmi dhe aplikimi i guidave te integruara per vizitoret e huaj qe vijne ne rajon, eshte nje nga perparesite e programeve te perbashketa mes tyre. Brenda vitit pritet te aplikohet per here te pare itinerari i lundrimit me traget ne te tre qytetet, qe do te shoqerohet dhe me perdorimin e mjeteve lundruese private nga qytetaret. Tre qytetet kane dhe nje dite te perbashket festive, qe njihet si Dita e Liqenit, ku mikpritesi leviz me rotacion, duke u shnderruar ne nje skene te madhe te veprimtarive kulturore e artistike, nje mundesi e komunikimit te drejtperdrejte mes shoqatave te biznesit, te rinjve te shkollave, autoriteteve vendore etj.
Vecorite ne aspektin e pozicionimit gjeografik dhe zhvillimi ekonomik e social ne te tre qytetet qe lagen nga ujerat e Liqenit te Ohrit i kane orientuar ato me shume nga kooperimi ne sektorin turistik. Nga kontaktet sistematike qe kane zhvilluar autoritetet lokale ne Oher e Struge, ne territorin maqedonas, si dhe ne Pogradec, ne pjesen e Shqiperise, eshte arritur te ndertohen guida te integruara turistike per vizitoret e huaj.
Nga koordinimi qe kane bere dhomat e tregtise e shoqatat e biznesit dhe ato te turizmit, nga te tre qytetet, vizitoret alternojne qendrimin e tyre ne te dy anet e kufirit, thote kryetari i Bashkise se Pogradecit, Artan Shkembi. Ka guida qe perfshijne Strugen, Ohrin dhe Pogradecin. Nese do te shikoni gjate periudhes se veres, por me rralle dhe ne muajt e tjere, ne doganen e Tushemishtit hyjne me dhjetera autobuse nga Struga, me turiste kryesisht gjermane, holandeze, daneze, te cilet ne guiden e tyre qarkullojne duke qendruar 2 dite ne Pogradec, 2 dite ne Struge dhe po kaq ne Oher. Ka nje fenomen qe nuk ka ndodhur per 15 vite, por qe ka filluar te ndodhe tani, qe turistet levizin ne rajon ne menyre te organizuar.
Qe prej vitit 2002 eshte nje dite ne vit qe quhet Dita e Liqenit, e cila kremtohet ne menyre te perbashket nga tre qytetet. Çdo 21 qershor mikpritesi leviz me rotacion, duke u shnderruar ne nje skene te madhe te veprimtarive kulturore e artistike. Kete vit Dita e Liqenit ishte ne Oher, vitin e ardhshem mirepritesi do te jete qyteti i Pogradecit. E keshtu me radhe.
Nje pjese e rendesishme e bashkepunimit nderkufitar eshte mbrojtja dhe shfrytezimi i Liqenit te Ohrit, pasuria e perbashket e tre qyteteve qe e rrethojne ate. Pjesa ujore maqedonase me mbeshtetjen e programeve te Bankes Boterore ishte me shpejt nen kontrollin e kolektoreve. Po keshtu dhe sistemimi i derdhjeve te ujerave te zeza ndikuan ne pastertine e mbrojtjen mjedisore ne dhe perreth Liqenit. Para dy viteve dhe pjesa shqiptare fale mbeshtetjes se Bankes Gjermane per Zhvillim, KfW, ka nisur ndryshim rrenjesor me futjen ne pune te kolektorit, si dhe disiplinimin teresor te shkarkimeve te ujerave te zeza apo mbeturinave te ndryshme inerte ne Liqen.
Kryetari i Bashkise se Pogradecit, Artan Shkembi, thote se me zgjidhjen e ketij problemi, kur fauna dhe flora perreth tij nuk jane me te rrezikuara, tashme nje objektiv kryesor i kooperimit trepalesh eshte hapja e lundrimit detar ne te ashtuquajturin trekendesh te Liqenit te Ohrit.
Ajo qe ne po punojme momentalisht eshte perdorimi i Liqenit, qe uji te sherbeje si nje pike lidhjeje mes tre qyteteve, te Ohrit, Pogradecit dhe Struges. Pra, ujin nuk e kemi ende nje rruge komunikimi. Ne jemi duke diskutuar qe trageti qe udheton nga Ohri ne Shen Naum dhe kthehet serish mbrapsht, te levize ne nje trekendesh qe do te lidhe Ohrin, Strugen dhe Pogradecin. Çeshtja e tragetit eshte njera ane. Se me fillimin e levizjes se tij atehere hapet rruga dhe per levizjen e skafeve private te qytetareve, te cilat do te kene mundesi te levizin per te bashkuar nje qytet me tjetrin.
Akordi mes tri bashkive kufitare eshte arritur dhe ato e kane nenshkruar nje marreveshje zyrtare mes tyre. Ky akt, sipas procedurave ligjore, eshte percjelle ne Ministrite e Transportit dhe te Puneve te Jashtme ne Tirane e Shkup ku eshte marre miratimi. Brenda ketij viti pritet qe te hartohen dhe modalitetet teknike per te vene ne zbatim transportin ujor mes tre qyteteve.
Pogradeci, Struga dhe Ohri kane nje tradite te pasur ne bashkepunimin kulturor e artistik mes tyre. Nese ne Pogradec zhvillohet nje veprimtari, psh hapet nje ekspozite ne pikture, patjeter qe te pranishem do te jene me krijimet e tyre dhe artistet nga Struga e Ohri. Keshtu veprohet dhe ne festivalin folklorik te Ohrit, ku ftohet ansambli popullor pogradecar, si dhe shoqerite kulturore nga Struga. Gjithashtu, festivali poetik ne Struge sherben si nje ure komunikimi artistik mes krijimeve, performancave ne vargje nga te tre qytetet qe lagen prej Liqenit.
Teatri i Kukullave te Pogradecit me nje aktivitet rreth 60-vjecar eshte nje nga me te njohurit ne Shqiperi. Regjisori i teatrit, Sotiraq Gusho, thote se shfaqjet ne dy qytetet kufitare jane te shpeshta. Ato ndiqen nga femijet, por dhe te rriturit qe i shoqerojne, duke krijuar nje atmosfere shume miqesore, thote ai per DW.
Tani kemi planifikuar te shkojme serish ne tetor. Ne program kemi dhenie shfaqjesh ne Struge. Atje kemi mjaft miq, si ata qe jane sllavo-maqedonas, ashtu dhe nga shqiptaret e Maqedonise, me te cilet kemi marredhenie te mira. Gjithashtu, kemi dhe nje teater privat ne Struge me te cilin kemi aktivitete te perbashketa.
Gusho shton se kontaktet kulturore kane qene dhe jane promotoret e bashkepunimit te ngushte nderkufitar perreth Liqenit te Ohrit. Nderkohe qe shikon dhe mjaft mundesi te tjera ku fqinjet kane se cti tregojne njeri - tjetrit, te perfitojne me shume nga eksperiencat qe jane provuar se jane te suksesshme ne cdo sektor te jetes.
'
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine :
Kronike - Lexuar : 61 here.
Kisha e Voskopojës, foto arkiv
Është grabitur gjatë natës kambanerja 300 vjeçare e Kishës të Shën Mërisë në Voskopojë. Sipas policisë lokale persona ende të paidentifikuar kanë arritur të vjedhin, këtë objekt i cila mbart vlera të mëdha kulturore dhe historike.
Në fakt kisha e Shën Mërisë, një monument kulture i kategorisë së parë ishte në fazë restaurimi, dhe sipas policisë, autorët e grabitjes janë ndihmuar edhe nga mungesa e rojes pranë kishës. Ky nuk...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioni
» Voskopoje, vidhet kambanerja 300 vjecare ne kishe
» 50 italiane te tjere me diploma si Renzo Bossi
» Policia kryen disa arrestime per vepra te ndryshme penale
» Kerkohej nga Interpol Roma, arrestohet Berat
» Anetaret e Shtepise se Verdhe kunder hetimeve, hyjne ne greve urie
» Durres, kapen ne port dy te shpallur ne kerkim
» Ndalohen dy persona te shpallur ne kerkim ne portin e Durresit
» Arrestohet 22-vjecari, u vidhte njerezve vareset nga qafa
» Tragjedia e Himares, dy studente dergohen ne Austri
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|