Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Nje sage e kuqe

Publikuar me : 10.05.2011 Ne : Kulture - 358 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Dimri i vetmise se madhe dhe Koncert ne fund te stines formojne nje diptik krejtesisht te vecante ne vepren e Ismail Kadarese. Jane dy romane vellezer (te bashkuar nen te njejtin emertim, Koha e grindjes), qe kane shume pika te perbashketa, pa qene, megjithate, binjake.


Duke qene te nje permase te pakrahasueshme me pjesen tjeter te vepres se tij, keta gure monumentale, qe ne veshtrimin e pare mund ti marresh per romane historike, ndertohen mbi nje sfond te percaktuar ne nje ane, percarja me bllokun sovjetik dhe, me pas, grindja me Kinen. Kadareja ben nje depertim te thelle ne historine shekspiriane te botes komuniste. Me pas, ai nuk do ti rikthehet me kesaj vene, vec me nje tregim per Kosoven dhe, ne nje menyre me fluide, ne romanet Hija dhe Spiritus.


Fryma e Dimrit te vetmise se madhe ne menyre te pakundershtueshme ka mbarsur Koncert ne fund te stines. Keto dy epope i binden se njejtes skeme ngritjes pak nga pak te tensionit, derisa ai shperthen haptazi ne nje grindje ideologjike, ngritje qe shoqerohet nga shenja pararendese; nje nderthurje kapitujsh te vendosur ne Shqiperi dhe ne vendin me te cilin Tirana po prishet, ngjarje te ndjekura nga pasoja dramatike pas terheqjes se specialisteve te huaj permbytje shkaterrimtare te Dimri i vetmise se madhe, aksidente vdekjeprurese ne kombinatin metalurgjik te Elbasanit, te braktisur nga kinezet, ne Koncert ne fund te stines.


Te gjitha keto jane treguar duke perdorur njekohshmerine, gje qe i jep shkrimtarit mundesine e nje ambiguiteti, per te paraqitur ne te njejten kohe dy situata te ndryshme, duke bere keshtu edhe me thelle radiografine e shoqerise shqiptare, per te arritur gjer ne sferat me te larta te pushtetit.


Jemi keshtu perpara nje poeme te gjere epike, nje Iliade e nje Odiseje te botes komuniste, plot me referenca nga heronjte dhe zotat antike. Ne nuk kalojme me neper universin tradicional kadarean, por gjendemi neper qytete ku shkruhet, por edhe pesohet fati i nje perandorie, kufijte e se ciles kane nisur te shkermoqen. Autori nuk ve ne levizje qenie imagjinare, por perdor si personazhe burra shteti Enver Hoxha, Mao Ce Dun, Çu En Lai, Lin Biao, Hrushov, si edhe plot te tjere pa emra.


Ndonese akrobacite gjuhesore te deviatoreve dhe revizionisteve jane gjithnje te pranishme ne prapaskene te romaneve te tij, nuk jane ato qe kane rendesi per Ismail Kadarene. Kryesorja qendron ne permasat tragjike e absurde te ketyre perandorive te kuqe. Tabloja e pare e kesaj sage fillon me 1960 dhe e dyta perfundon me 1978, nje cope shekulli e mjaftueshme per te krijuar nje mikrokomedi njerezore, te vendosur ne dy gjenerata.


Dhe cdo here termetet e Historise tronditin jeten private dhe sociale te personazheve, midis te cileve nja pesembedhjete prej tyre kalojne te vdekur apo te gjalle nga nje roman ne tjetrin. Secili, sipas menyres se vet, i paguan nje harac te rende Historise, pervec njerit prej tyre, dhe jo me te parendesishmit, Enver Hoxhes, por qe eshte e nevojshme ta ndjekesh deri ne fund te Koncert ne fund te stines, per te kuptuar se me cfare nuancash shkrimtari ia ve ne pah figuren.


Ajo qe e afron me shume Dimrin me Koncertin eshte, ndoshta, permasa e tyre planetare, ndertimi i tyre si nje roman total, nje kompozim polifonik, i pershkuar nga rishfaqja ne forma te ndryshme nga mediat, satelitet spiune, vezhguesit etj., e te gjitha keto, me te njejtin funksion qe kane kori dhe korifeu ne tragjedite antike. Te trajtoje percarjet ideologjike dhe ne te njejten kohe te beje portretin e shoqerise shqiptare te viteve gjashtedhjete e shtatedhjete, nuk ishte e lehte dhe pa rreziqe, gje qe i solli shkrimtarit jo pak kokecarje.


Por ne kete ndeshje ai gjeti edhe mundesi lirie te papritura, sic qe armiqesia e regjimit te Tiranes per revizionistet sovjetike e, me pas, per kinezet, gje qe i lejoi shkrimtarit te shprehte pothuajse hapur, mu ne qender te diktatures, pikepamje qe ishin me se jokorrekte ne nje regjim qe, ne thelb, nuk ndryshonte nga ai i Moskes apo i Pekinit.
Ky diptik, ne fund te fundit, pasqyron nje ankth te thelle, ate te nje vendi, banoret e te cilit besojne se ne nje cast te caktuar te historise se tyre do te mund te dalin nga orbita komuniste.


Autori i shkroi keto dy romane, kur nje iluzion i tille dukej i realizueshem. Historia tregoi se e gjitha kjo sishte vec nje kimere e pamundur. Shqiperia nuk do te mund te shqitej nga ky sistem, vecse kur ai te rrenohej me se fundi kudo ne Europe.

+++


Shkrimtari e fillon Koncert ne fund te stines me 1978 dhe e mbaron ate tre vjet me vone. Ai do te behet shpejt viktime e historise shekspiriane te Shqiperise. Doreshkrimi ishte dhene ne shtepine botuese, kur, ne vjeshte te vitit 1981, kryeministri Mehmet Shehu, numri dy i regjimit, i rene ne fatkeqesi, gjendet i vrare ne dhomen e gjumit.


Nderkaq, ne faqet e Koncertit Kadareja permend menyren me te cilen Maoja, dhjete vjet me pare, kishte zhdukur zevendesin e tij, mareshalin Lin Biao. Duke riinterpretuar Makbethin, ai shtron pyetjen nese zevendesi i rene nga fuqia, ne fund te fundit, nuk i ka duart me gjak po aq sa tirani...


Vetem per kete arsye, por, natyrisht, pa u thene hapur, dalja e Koncertit u gjykua menjehere si e rrezikshme. Ne kohen qe romanit (ne gjendje doreshkrimi, sic ishte zakon ne Shqiperi) iu dha, ne nentor te vitit 1981, cmimi i pare kombetar, Kadarene e therresin ne nje mbledhje per ti njoftuar se, me urdher te Komitetit Qendror, romanit i ndalohej botimi. Libri cilesohej si antisocialist, i mbushur me sulme kunder Partise dhe figures se Enver Hoxhes. Ai quhej sarkastik, racist dhe me nje nivel artistik medioker.


Censoret nxirrnin si shkas faktin qe Hoxha ishte i pare nga nje kend negativ (nje telefonate e tij ne fund mbremjeje, ngrin atmosferen e nje darke), ata e kritikojne Kadarene (por ky seshte vecse nje pretekst) per faktin qe nje nga personazhet e romanit ben nje pyetje per gjendjen shendetesore te udheheqesit ne nje kohe kur ai ishte vertet semure per vdekje.


Koncert ne fund te stines do te rrije gati shtate vjet ne purgator, para se te shohe driten e botimit me 1988, tre vjet pas vdekjes se Enver Hoxhes. Gjate kesaj kohe, Kadareja nuk do ta preke tekstin, pervec disa poezive qe do ti fuse aty-ketu. Dalja e Koncertit ne vellimin VIII te Veprave nga Fayard ne Paris, nuk ka, gjithashtu, ndryshime te rendesishme jane bere disa prerje ne pjesen e mikrofonave (teme qe ka kaluar ne romanin Spiritus), si dhe disa shkurtime te hamendesimeve per vrasjen e Lin Biaos. Pjeset ku shfaqet Enver Hoxha, duke rilexuar Shenimet per Kinen, kane mbetur ashtu sic ishin.


Kapitujt per Kinen maoiste ushqehen nga mbresat e nje udhetimi qe ka bere shkrimtari ne kete vend, ne vitin 1967, ne kulmin e Revolucionit Kulturor. Ai vete ka marre pjese ne nje banket, ku ishin te pranishem Mao Ce Duni, gruaja e tij Çian Çin dhe Lin Biaoja. Keshtu, ai pati rastin ti shihte me syte e tij aktoret e faqeve me tragjike te Koncertit.


Delegacioni, ku ai bente pjese ne kete udhetim, shkon ne Shangai, ne nje kohe kur mbahej ende ne kembe seksioni i fundit i Lidhjes se Shkrimtareve te Kines. Ai pa atje agonine e literatures Servantesi, Shekspiri, te gjithe ata shkrimtare, aq te dashur per te, ishin te ndaluar. Ai do te marre pjese ne disa shfaqje, ku nepermjet simboleve jepeshin mesazhe enigmatike dhe kujton nje fraze te Çu En Lait Ju doni te kuptoni politiken e jashtme te Kines? Shkoni ne operen e Pekinit!


Per kete veper, Kadareja thote se ai eshte pa dyshim, romani im me i lire. Aty flitet per boten komuniste pa bere maskime nepermjet alegorive. Akoma dhe nje here, armiqesia e Tiranes kundrejt nje gjiganti te botes komuniste i lejon shkrimtarit te shkruaje me nje liri te papritur, nen nje regjim te tille. Duke marre ne shenjester Kinen armike, nepermjet personazheve si kritiku Zija Shkurti, Kadareja sulmon pervojat politike, te cilat u perpoq ti vinte ne jete Shqiperia ne ditet e saj me dogmatike, sic ishin ato te vitit 1967, kur intelektualet u cuan neper fshatra per te qene afer me popullin.


Koncert ne fund te stines edhe me shume se Dimri i vetmise se madhe, duke perfituar nga nje liri relative e lejuar ne fund te viteve shtatedhjete, kur ai u shkrua, eshte nje liber kunder vete thelbit te totalitarizmit. Aty jane permendur metodat e pergjimit, krijimi i njeriut te ri mitik (kinezi Lej Fen, te cilin nxenesit shqiptare e mesonin neper shkolla ne vitet gjashtedhjete e shtatedhjete, kinse ditari i famshem i tij, i fabrikuar fund e krye), frika qe mbreteronte ne shtresat e ndryshme te shoqerise shqiptare, si tek anetaret e Partise, ashtu dhe te te deklasuarit.


Ashtu sikurse ne Dimrin e vetmise se madhe, Kadareja ben portretin e nje tirani, por kete radhe ai mundi te fuse ne mendimet e tij mendimet dhe kimerat qe deshiron Maoja transformohet ne nje qenie hibride, qenie qe ka pjese nga Xhengis Khani e nga Zeusi, dhe qe enderron ne te njejten kohe te shtjere ne dore Europen dhe te modifikoje racen njerezore.


Ndertimi i Koncertit eshte me kompleks se ai i Dimrit. Ne te kemi nje roman me disa nivele. Ne thurjen e tij jane futur disa novela ne formen e sinopseve, te skicuara prej personazhit te shkrimtarit Skender Bermema. Ne mend na vjen ndertimi i Don Kishotit, ne brendesi te te cilit gjejme novela qe te largojne per nje cast nga filli i tregimit, por qe e kapin ate perseri me pas. Kjo loje pasqyrash ska qellim tjeter, vecse te ndricoje romanin me nje drite te re dhe ti jape atij nje mbeshtetje me te gjere.


Pese tekste te tilla jane futur keshtu ne roman. Por ajo qe spikat me shume ne arkitekturen e Koncertit eshte nocioni i kohes. Ngjarjet qe rrjedhin ne periudhen e marredhenieve kino-shqiptare gjate shtate vjeteve, nga 1971-1978, jane mbledhur ne disa muaj. Romani fillon me vjeshten e vitit 1971, kur amerikanet jane duke pergatitur udhetimin historik te Niksonit ne Pekin (fund shkurti i vitit 1972). Aty do te gjejme te bashkuar ne disa muaj ngjarje te tilla, si vdekja e Çu En Lait (janar 1976), nderprerja e ndihmave kineze, si dhe largimi i pothuajse peseqind specialisteve kineze nga Shqiperia (korrik 1978).


Preket, gjithashtu, vjeshta e vitit 1978 Parashikohet qe papa i ardhshem te jete nje polak.
Tkurrja e kohes se historise eshte nje orvatje e kundert me ate qe Kadareja ka bere ne vitet gjashtedhjete me romanin Perbindeshi, ku dhjete vjetet e rrethimit te Trojes kane nje elasticitet te tille qe perhapen ne tre mije vjet, duke arritur deri ne epoken tone.
Koncerti paraqitet keshtu si nje liber me shume permasa tragjike, komike, onirike, madje fantastike, fale nje personazhi qe, i ndodhur ne stacionin e Polit, kap bisedat e gjithe rruzullit.


Ne faqet e romanit jo me kot eshte cituar Finnegans Eake i Xhojsit. Sikurse ai, nepermjet shkrimit, Kadareja perpiqet te rigjeje kujtesen e botes. Ne cdo rast, kete qellim ka vezhguesi i Polit, i cili ndihet i afte te shkruaje librin e botes ose, me sakte, delirin e botes.


Sikurse Dimri i vetmise se madhe, Koncerti eshte nje homazh per Shekspirin, por kete radhe edhe per Servantesin. Te Ftese ne studio, Kadareja hedh idene e rishkrimit te nje vepre te madhe, sic eshte rasti i Don Kishotit. Te Koncerti, ai ben piketimin e nje projekti te ngjashem me Makbethin, ashtu sikurse do te beje te Stine e merzitshme ne Olymp, per te rigjetur unazat e humbura te trilogjise qe Eskili i ka kushtuar Prometeut.


Keshtu, ai heq nje vije paralele midis rivalitetit Dunkan-Makbeth dhe atij Lin Biao-Mao, ku ne rolin e Ledi Makbethit do te jete Çian Çini. Ashtu si te Shekspiri, lexuesi i ndjek ngjarjet te Koncerti ne dy permasa, ne ate te te gjalleve e ne ate te fantazmave (Koci Xoxe, Van Meji, hijeve kineze, qe u behet thirrje). Se fundi, Koncerti eshte nje roman me tri kate siperfaqja tokesore, qielli (avioni i Lin Biaos, i Gjergj Dibres apo i Bermemes, zogjte shtegtues, antenat dhe satelitet) dhe nentoka e botes varret e Ana Krasniqit e te Van Mejit, shpella ku Maoja futet per te medituar mbi projektet e tij te kinezerimit te Europes.


Duke iu rikthyer perseri venes romaneske, te cilen regjimi kishte dashur tia nderpriste pas botimit te Dimrit, Ismail Kadareja krijoi vepren e tij me komplekse, me te guximshme, si nga forma, ashtu edhe nga permbajtja dhe, ndoshta, me te peraferten me romanin total ideal, te cilin cdo shkrimtar enderron nje dite ta beje.


Shenim Titulli redaksional. Artikulli i studiuesit te vepres se Ismail Kadarese ne gjuhen frenge, eshte parafjale per botimin ne shqipe te romanit Koncert ne fund te dimrit

Koncert ne fund te dimrit
Ismail Kadare
Botues Onufri
Roman, 474 faqe, 1000 Leke


Romani Koncert ne fund te dimrit, i shkruar ne vitet 1980-1981, nuk e pa driten e botimit, vec pas shume vitesh. Nje raport sekret i Lidhjes se Shkrimtareve te Shqiperise, i vitit 1983, duke e cilesuar romanin si veper antisocialiste, qe satirizonte komunizmin shqiptar dhe ate boteror, ka qene fatal per fatin e tij. Romani u botua me 1988, ne prag te renies se komunizmit. Ky botim nuk ka ndryshim nga versioni fillestar.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 69 here.
Elsa Demo Me shpërndarjen e 24 diplomave të studentëve të trajnuar në kurset e konservimit dhe restaurimit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, mbyllet faza e parë e një programi të plotë që UNESCO po mbështet në Shqipëri. “Mund ta quanim pjesa e pastër kombëtare e programit, sepse gjatë kësaj faze zhvillohen kapacitetet e ekspertëve shqiptarë të restaurimit”, thotë për “Shekullin” Siniša Šešum, mbikëqyrësi i UNESCO-s për shkollën shqiptare të...Lexo te gjithe artikullin »


» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes
» Takim me Elena Kadarene
» Tri minuta ceremonial personal i Rones
» Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP
» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit