Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!

Publikuar me : 08.04.2011 Ne : Shendeti - 108 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Sfidojne cdo rregullore apo urdhra ministrash duke sjelle anomali ne spitale. Mundohen te tregohen bujar e te dashur duke i vizituar njerezit e tyre orar e pa orar dhe nuk e dine se kjo nuk i ndihmon aspak. Mjafton te hedhesh syte ne dhomat e pacienteve dhe mund ti shohesh ne cdo cep te dhomes, madje te ulur edhe ne shtratin e pacientit.


Bluzat e bardha shprehin shqetesimin e tyre ne lidhje me fenomenin e vizitave te pavend qe iu behen pacienteve duke u sjelle atyre vetem deme per shendetin. Per keto situata aspak te kendshme flasin shefja e Onko-hematologjise ne pediatrine e QSUT-se, Anila Godo, kryeinfermiere, Blerina Cenameri, psikologia Onelda Zefi dhe Tritan Shehu, nenkryetar i Komisionit Parlamentar te Çeshtjeve Sociale dhe Shendetesise.

***

Dhjetera njerez tentojne me menyrat nga me te ndryshme qe te futen brenda ne pavijone. Asnje prej tyre nuk eshte i semure, por meraku per te afermit i ka dyndur aty ndonese as vete nuk e dine se cfare ndihme mund tu japin te semureve. Vizitoret nuk ndalen as para pavijoneve delikate si reaminacioni ku i semuri duhet te jete vetem nen pranine e bluzave te bardha te specializuara.


Eshte vertet nje mentalitet i semure qe mundon vendin tone. Mjafton te semuret dikush dhe i vijne rreth 20 te aferm ne dite orar e pa orar ta vizitojne. Se kuptoj se cfare ndihme mund ti japin, - pohon Anila Godo. Ajo permend edhe rastin e nje femije, i cili kishte mundur tia dilte mbane me semundjen fale ndihmes se doktoreve, mirepo u semur serish nga infeksionet qe mori pas vizitave jashte cdo rregulloreje qe i benin te afermit.

***

Kam ardhur nga Dibra per te pare kusheririn, do ta vizitoj se per kete pune kam ardhur, - thote nje nga vizitoret e shumte qe varet ne dyert e pavijonit e nuk leviz ne asnje menyre pa u futur brenda. Si ai ka edhe shume te tjere te futen me cdo kusht brenda, madje edhe duke iu dhene ndonje bakshish rojeve ne kembim te lejes per tu futur brenda, ndonese orari i vizitave mund te kete perfunduar.


Polici privat qe rri te dera duket me shume si nje kukull, pasi njerezve nuk u ben aspak pershtypje dhe e kalojne ate sikur te mos ishte aty. Duket si nje mision i pamundur per ti vendosur fre ketij fenomeni qe mbizoteron ne spitalet tona, megjithese drejtorite dhe ministrat japin pa fund urdhra qe te zbatohen oraret e vizitoreve. Ketu mendoj se ka nevoje edhe per bindje dhe edukim te qytetareve, ndryshe kjo situate do te vazhdoje te mbizoteroje dhe demi eshte i pari mbi pacientet, - pohon Tritan Shehu.

Tritan Shehu Kjo eshte tipike per popuj si ne
Ne Shqiperi ndjesia per nje njeri qe vuan nga nje semundje eshte shume e forte. Nese do te kalojme nga popujt e veriut, kjo ndjesi fillon dhe zbehet. Dua te them se kjo lidhet pikerisht me mentalitetin e popujve, pjese ku ben edhe vendi yne. Megjithate, kjo nuk do te thote se nuk duhet te kete ligje dhe rregullore qe te zbatohen.


Kjo do te shmange problemet duke filluar qe nga higjiena, bezdisja e te semurit, pengimi i punes se mjekeve. Qe te realizohen rregulloret ne radhe te pare, duhet bindje dhe edukim te qytetareve.

Anila Godo Sherojme paciente me kancer, por na ikin nga infeksionet
Ky mentalitet, per fat te keq, eshte i demshem per pacientin. Per sherbimin tim, sidomos, kjo ul efektshmerine e punes. Ne pavijonin tim, te gjithe pacientet jane me renie te rruazave te bardha te gjakut per shkak te semundjes qe kane dhe per shkak te terapise qe bejne. Pra, cdokush e di edhe nje familjar qe renia e rruazave te bardha do te thote se personi behet me pak rezistent ndaj infeksioneve.


Trishtimi yne, ne trajtimin e pacienteve, eshte kur e sherojme pacientin nga kanceri dhe na iken nga nje infeksion dhe kjo nuk eshte e pranueshme. Ndaj, per sherbimin tone eshte shume e rrezikshme. Ky mentalitet eshte i tepruar tek ne nuk vijne vetem familjaret, por vjen edhe komshia, shoqja e punes e kush te mundet, te cilet mund te informohen edhe me telefon per situaten e te njohurve te tyre. Mendoj se kete pjesen e shfaqjeve, ne e kemi te tepruar.



Onelda Zefi, punonjese sociale ne QSUT
Duke i vizituar orar e pa orar dhe duke u mbushur dhomen plot me njerez, padyshim qe kjo ka efekte negative edhe mbi psikologjine e te semurit. Duke u krijuar grumbuj te njohurish ne dhome, i semuri fillon e mendon se me semundjen e tij ka dicka serioze. Eshte mire qe ai te lihet ne menyre te natyrshme larg rremujes dhe konfuzionit. Mendoj se ne orare te caktuara mund te vijne vetem familjaret dhe kjo eshte e mjaftueshme.

Blerina Cenameri, Kryeinfermiere ne QSUT
Nuk largohen nga dera e spitalit pa takuar njerezit e tyre. Marrin me vete cfare te mundin dhe nuk e kane per gje te behen edhe burim konflikti me rojen qe rri tek dera. Duhet te dini se ne situata te tilla eshte e pamundur te zbatohen rregullat. Kam ardhur nga Saranda, Kukesi apo Librazhdi, keshtu thote te afermit e kerkojne me doemos te futen brenda. Sigurisht, mendoj se duhet te kete rregulla me te forta per te mos krijuar konfuzion.



'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele
» Alergjite nga barnat, ja perse ndodhin

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit