Publikuar me : 14.12.2011 Ne :
Rajoni - 52 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Nordine Amrani
Kufoma e një gruaje është gjetur në shtëpinë e autorit të masakrës së një dite më parë në Lezh të Belgjikës. Lajmin e bëjnë të ditur mediat locale, të cilat citojnë burime të autoriteteve të rendit. Mosha e gruas mendohet të jetë rreth të 40-ave, ndërsa mbeten të paqarta shkaqet e vdekjes.
Ndërkohë, mësohet se Nordine Amrani, personi që qëlloi dhe lëshoi granatën në një turmë njerëzish ditëne djeshme, ishte thirrur në komisariatin e policisë pak para sulmit.
Sulmi në Belgjikë, 4 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Identifikohet autori
Agjencia e lajmeve CNN bën të ditur se është identifikuar autori i këtij shpërthimi. Ai është Nordin Amran 32- vjeç, i cili është vetëvrar pas sulmit .
***
Disa shpërthime me granatë në qendër të Liezhit, në Belgjikë, kanë shkaktuar 4 të vdekur dhe 12 persona të plagosur. Nga raportet e para mësohet se të paktën një person ka hedhur më shumë se katër granata në një stacion autobus në qendër të qytetit.
Policia ka mbërritur shpejt në vendngjarje dhe ka boshatisur sheshin. Në një viktimat besohet se është vetë agresori.
Përveç shpërthimit të granatave janë dëgjuar edhe disa shpërthime të vogla që mund të kenë qenë të shtëna me armë. Mediat lokale raportojnë se njerëzit e gjendur pranë stacionit të autobusit kanë hyrë në dyqane dhe biznese aty afër për t’u mbrojtur ka shpërthimet me granatë.
Belga, agjenci lajmesh belge, raporton se agresori që ka mbetur i vetvrarë është rreth 40 vjeç, ndërsa ajo është vënë në ndjekje të agresorit tjetër që mendohet se është përfshirë në këtë ngjarje.