Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Nje udhetim neper Tropoje me nje liste zgjedhore ne duar

Publikuar me : 13.03.2011 Ne : Sociale - 131 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Reportazh Rasti i Vicidolit nuk eshte i vecuar. Jane mbi 400 te vdekur ne listat zgjedhore te Tropojes dhe shume qendra votimi me me pak se 150 banore, ne thyerje te hapur te Kodit Zgjedhor

Disa dite me pare Shekulli botoi shkeljet ne listat zgjedhore te Vicidolit, fshatit te kryeministrit te vendit. Pas nje replike te kryeministrit, ne botuam historine e Drita Berishes dhe z.Emad Al-Ubejdij. Nje dite me pas u nisem vete per Vicidol me nje liste zgjedhore ne duar. Sigurisht qe ciftin qe jeton mes Jordanise dhe Prishtines aty nuk e kane pare. Por se paku te thone qe jane gjalle. Ndersa Ruzhe Berishes, psh. e lindur ne vitin 1900 nuk i dihet as varri. E me te vdekur listat zgjedhore te Tropojes jane mbushur plot.


Ne kerkim te votuesve
Kur pyesim se ku mund te gjejme Bajram Ahmetajn (nje nga emrat ne listen zgjedhore) na adresojne drejt varrezave. I ndjeri as aty nuk ka nje pllake varri. I lindur ne vitin 1889, prej vitesh nuk eshte mes te gjalleve, por rezulton ne listat zgjedhore, madje Bajrami ka te drejten te votoje ne dy qendra votimi, ne ate te fshatit Cerem, te komunes Margegaj, dhe ne Komunen Bujan.
Si te gjalle dhe si votues te komunes se Tropojes ekzistojne edhe Halil e Isuf Demiraj, Shaban e Shefkie Rrahmanaj, Restem Kurmerkaj, Hate Imeraj etj, etj. Jane te gjithe te vdekur. Dhe nuk po flasim vetem per Vicidolin e kreut te qeverise. Pothuajse cdo qender votimi eshte e mbushur me lista te vdekurish ne Tropoje.

Po te shkosh ne Margegaj, ne qendren e votimit nr 0503 do te gjesh se Ramiz Vreshta eshte ne listen zgjedhore me nr 362, po ne kete liste eshte edhe Mirie dhe Myftar Dardha, Fatmira Osmanaj e Dyze Dajci. Ka vetem nje problem. Nuk jane gjalle. Te vdekur ne listat e votimit do te gjesh edhe ne Dragobi, Valbone, pastaj ne qendrat e votimit, ne Shoshan, Kocanaj, Rrogam.
Referuar listes zyrtare te zgjedhesve, pothuajse ne cdo qender votimi ne Tropojes jane te perfshire minimalisht 10 te vdekur. Ndersa per qytetin e Bajram Currit te vdekurit qe do te votojne jane mbi 50. Ne total nga krahasimi i listes del se numri i votuesve te vdekur ne Tropoje eshte mbi 400 persona. Kryesisht emrat e tyre ekzistojne ne komuna.

Dhe nuk eshte vetem ky problemi i listave zgjedhore te Tropojes. Si votues te zones jane perfshire shume njerez qe jane shperngulur prej vitesh nga zona. Muje Gosturani mendon se lista te tilla jane hartuar qellimisht per te manipuluar rezultatin e votimit.

Kurse ne Bashkine e qytetit te Bajram Currit dyert jane te mbyllura. Pervecse, nje ekonomisti te thjeshte nuk gjejme njeri tjeter. Qe kur ka filluar fushata, kryetari Nuredin Hametaj, shkon fshat me fshat e nuk ka kohe- te thote ekonomisti. Keshtu qe eshte e kote te presesh per te bere nje pyetje mbi te vdekurit qe votojne ne Tropoje ne bashkine e se ciles posteri i S.Berishes te shoqeron qe ne hyrje.


Cerem, fshati qe nuk ekziston, ka 155 votues, 40 te vdekur
Ne fshatin Cerem te komunes se Margegajt ne Tropoje ne listen zgjedhore ka vetem te vdekur dhe te larguar. Fshati sot, praktikisht nuk ekziston me. Nuk ka banore ka vetem disa shtepi te braktisura, qe ata qe kane mbetur gjalle i perdorin ndonjehere per te veruar ne bjeshke. Fshati ndodhet 40 km nga Bajrram Curri dhe atje shkohet nepermjet nje rruge dhish. Zyrtarisht, fshati i Komunes Margegaj ka 155 votues dhe nje qender votimi me Nr 0501. Per te shkuar ne fshatin Cerem je i detyruar te ndalesh ne Valbone. Me tutje nuk ka shkuar rruga e shtruar me cakull. Pergjate dimrit asgje nuk pipetin aty. Hajredin Selimajn nje burre rreth te 40-tave e takojme ne Valbone. Kur i themi se duam te shkojme ne Cerem na merr per te cmendur. Çka ka kerkoni atje, vetem arusha eshte. Ska me njeri te gjalle, vetem ne vere e perdorin barinjte per bagetine- te thote Hajredini. Sipas tij, nga Valbona, fshati eshte rreth 8 kilometra larg, por rruget jane krejtesisht te pakalushme. Ne regjistrat zyrtare fshati ka rreth 200 banore dhe ne lista figurojne 155 votues.

Detyrohemi te kthehemi ne Bajram Curri per per tiu rikthyer edhe nje here listes se zgjedhesve te qendres se votimit nr 0501. Referuar dokumentave zyrtare, fshati i braktisur ka madje edhe nje shkolle ku do te ngrihet qendra e votimit. Edhe ketu lista e zgjedhesve eshte e mbushur me te vdekur. 40 te tille jane vetem ne kete liste. Aty ka votues te vitit 1880, sic eshte Zep Çelaj qe sot duhet te ishte 131 vjec po te ishte gjalle. Eshte edhe Halil Gegaj i datelindjes 1916, Mustaf Çelaj i datelindjes 1890. Ne total, numerohen mbi 40 votues te vdekur vetem ne fshatin Çerem, pjesa tjeter jane njerez qe prej kohesh kane braktisur zonen. Ne nenin 62 te Kodit Zgjedhor thuhet se Zona e qendres se votimit duhet te jete brenda nje territori kompakt dhe te pa shkeputur gjeografik dhe numri i zgjedhesve per cdo qender votimi nuk duhet te jete me i vogel se 150 dhe me i larte se 1000 zgjedhes.

Por ne Tropoje jane rreth 50 qendra te hapura votimi qe jane ne kundershtim te plote me Kodin zgjedhor. Referuar listes se qendrave te votimit qe do te hepen per zgjedhjet vendore te 8 Majit, nder komunat me problematike jane Bytyci dhe Margegaj. Ne keto dy komuna do te kete qendra votimi me 38 votues, si eshte rasti i Qendres nr 0459 ne shkollen Leniq, qendra nr 0463 ne shkollen Rushte me 46 votues, qendra nr 0500 qe do te ngrihet ne nje shtepi private dhe aty numerohen 92 votues etj.
Perfaqesues lokale te opozites thone se qendrat e tilla jane ngritur qellimisht dhe lene shteg per abuzime ndaj ata kane kerkuar bashkimin e qendrave te votimit, si e vetmja menyre per te menjanuar manipulimin e zgjedhjeve vendore ne rrethin ku ka lindur kryeministri aktual i vendit.


Qeveria Listat e Shqiperise, me te mira se standardi i Kopenhagenit
TIRANE- Pavaresisht listave me dublime dhe me persona te vdekur, qeveria vazhdon qe te mohoje problematikat lidhur me to. Zevendesministri i Brendshem Ferdinand Poni, deklaroi se lista per zgjedhjet vendore jane pastruar dhe se listat tona jane disa here me mire se standardet e Kopenhagenit, sipas tij. Ne daten 4 mars, Drejtori i Pergjithshem u ka kerkuar punonjesve qe te ngrijne statusin e personave 100 vjecare, cka do te thote ata nuk jane persona aktive. Ata do te behen aktive vetem nese do te paraqiten personalisht ne qendren e votimit,- theksoi Poni. Per Ministrine e Brendshme ne te gjithe vendin nuk ka me shume se dy mije emra zgjedhesish me probleme.


Disa nga personat e vdekur qe jane ne listat zgjedhore te Tropojes


Qendra e votimit NR 053 QV Margegaj
Ramiz Curram Vreshat 362
Mine Avdyl Dardha 186
Miftar Sokol Dardha 188
Dyze Jemin Dajci 174
Fatmira Zabit Osmanaj 265
Hat Miftar Mekshiqi 247


Qendra e vetimit NR 057 Dragobi
Rrushe Halil Metaliaj 195
Uke Babush Metaliaj 215
Zize Avdyl Metaliaj 226
Bute Bajram Sokolaj 244
Bute Sadik Metaliaj 130
Hate Nezir Metaliaj 160
Jakup Sali Metaliaj 164


Qendra e vitim NR 0500 Fushe-Lumi
Lumturie Skender Hoxha 72

Qendra e votimit NR 0506 Bradoshmice
Zebaj Ali Malizi 4
Halil Ibish Selivrada 41
Muj Halil Selivrada 47
Zoj bajram Selivrada 56



Qendra e votimit NR 0508 Valbone
Rrushe Zenel Selimaj 118
Shiqere Adem Selimaj 126
Zenun Islam Selimaj 136
Bajram Ram Selimaj 59
Avdi Ram Selimaj 56
Buke Zeqir Selimaj 68
Hajrie Shpend Selimaj 84
Hyre Mal Selimaj 90
Naim Azem Selimaj 106
Rame Athem Selimaj 111
Rrustem Adem Selimaj 115
Hadie Sali Hysaj 20

Qendra e votimit NR 0509 Rrogam
Mac Vat Curri 5
Shan Bash Curri 6


Qendra e votimit NR 0504 Kocanaj
Rushe Brahim Gelaj 169
Krasta Has Dollapi 84


Qendra e Votimit NR 0505 Shoshan
Niman Kadri Bejleri 121
Kadri Sokol Bejleri 109
Sali Hasan Bejleri 140
Shkurte Sejdi Bejleri 144
Syl Imer Bejleri 149
Bahir Sadri Bejleri 150
Xhem Sadri Bejleri 156
Nush Rame Çokaj 194
Sali Sejdik Pali 389
Vjallca Muharrem Imeraj 293
Bore Rexhie lamaj 311
Shaban Halil Lamaj 319
Shend Halil Lamaj 320
Rrustem Ali Aliaj 1
Ahmet Sadri Bejleri 48


Qendra e votimit NR 0513 Tropoje

Shaban Avdyl Rrahmanaj 999
Shefkie Sali Rrahmanaj 032
Halil Hamez Demiraj 999
Isuf Hamez Demiraj 999
Rrustem Bajram Kurmekaj 006
Hate Adem Imeraj 030
Shaban Arif Kurmekaj 999


Qendra e Votim NR 0518 Vicidol


Riza Bakia Isa 28 24.03.1903
Ali Berisha Zeqir 49 08.04.1915
Beqir Berisha Hamez 53 06.03.1951
Fatime Berisha Ali 60 09.04.1915
Hajrie Berisha Man 66 20.09.1928
Hamez Berisha Sejdi 68 03.02.1919
Man Berisha Shyt 74 13.06.1895
Rushe Berisha Beke 79 06.03.1900
Sejdi Berisha Shyt 81 04.05.1894
Sose Berisha Uke 84 02.03.1912
Hananush Hoxha Imer 159 05.04.1860
Ismet Hoxha Shani 160 15.08.1933
Shani Hoxha Sehit 161 08.11.1903
Xheladin Hoxha Sylejman 162 10.03.1895
Ajet Berisha Daut datelindja 1910,

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Fizikani kosovar Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetit

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 33 here.
Fizikani kosovar  Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetitShukri Klinaku / Foto "Koha Ditore" Një fizikan kosovar pretendon se ka gjetur disa pasaktësi në teoritë e babait të fizikës, Ajnjshtajn. Madje, Shukri Klinaku, profesor i fizikës në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës, i ka mbledhur të gjitha “gabimet” e Ajnshtajnit në një libër, të cilin e ka promovuar ditën e djeshme në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Në librin e tij “Lëvizja relative, shpjegimi i drejtë dhe gabimet e...Lexo te gjithe artikullin »


» Aurora Molla, vajza qe e parandjeu tragjedine Tani o bote me uro gjume te embel
» Nje lajm i mire per ata qe pelqejne cokollaten
» Kapslleku, ekzaminimi dhe trajtimi i anomalise
» Telashe te tjera per Xhon Travolten
» Shpenzimet e cmendura qe e futen Greqine ne krize
» Australia vendi me i lumtur dhe i pasur ne bote
» Femrat tradhtojne me shume se meshkujt
» Greqi, dy shqiptare rrihen gabimisht nga anarkistet
» Te braktisur por te dashuruar
» Prifti amerikan T’i izolojme deri ne vdekje homoseksualet

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit