|
Nje vend pa drejtesi
Publikuar me : 02.12.2011 Ne :
Kuriozitete - 89 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Vargje nga Arben Duka
Një vend pa drejtësi,
Si xhungël është garant,
Një divizion i madh,
Që s’ka më komandant!
Një vend pa drejtësi,
Vapor pa kapiten,
Si mushkëri e vdekur,
Që s’ka më oksigjen!
Një vend pa drejtësi,
Parajs’ horrash të tmerrshëm,
Një vend i tillë është ferri,
i njerëzve të ndershëm!
Një vend pa drejtësi,
Është ankthi i të mirëve,
Dhe streh’e ëndërruar,
E racës së vampirëve!
Një vend pa drejtësi,
Më keq nga Saharaja,
I verbër është njeriu,
Gjithçka shkreton paraja!
Një vend pa drejtësi,
Nuk sheh më dritë të gjelbër,
Se ha padrejtësia,
Më shumë nga një kuçedër!
Një vend pa drejtësi,
Është vend krejt anormal,
Ky vend i çmendur është,
Si Shqipja, një skandal!
Nga vendi pa drejtësi,
Asgjë të mirë nuk pres,
Është vend që s’ka liri,
S’ka dashuri, s’ka shpresë!
Vijon nesër
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|