Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Nju Jorku perkujton neser sulmet e 11 shtatorit mbi kullat binjake

Publikuar me : 10.09.2010 Ne : Sociale - 149 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Qyteti i Nju Jorkut po pergatitet te shenoje nente vjetorin e sulmeve te 11 shtatorit, nderkohe qe vazhdojne mosmarreveshjet rreth propozimit per te ndertuar nje qender islamike pak metra larg vendit ku ndodhen sulmet. Korrespondenti i Zerit te Amerikes ne Nju Jork, Peter Fedynsky, njofton se zyrtaret jane pergatitur per protestat, qe jane paralajmeruar per te shtunen.

Artisti prezantohet me nje nofke dhe jo me emrin real. Ai thote se piktura e tij tregon se plages se hapur te 11 shtatorit po i hidhet kripe, per te shprehur mendimin e amerikaneve, te cilet kundershtojne ndertimin e nje qendre islamike, dy blloqe larg Kuotes Zero, vendi ku ndodhen sulmet.

Kam paraqitur plagen, qe eshte aq e thelle dhe e dhimbshme, bashke me grushtin e shtrenguar. Kur pritesh, e shtrengon grushtin nga dhimbja. Dhe plaga eshte shume e thelle akoma.

Ai e vuri tabllone perballe nderteses ku eshte propozuar te ngrihet qendra. Veprimtare te tjere aty mbeshtesin te drejten e myslimaneve per te ushtruar fene pa nderhyrje. Nder ta eshte edhe informaticieni, Met Skaj.

Edhe nese nuk pajtohesh me grupin, duhet te mbeshtesesh parimet e ketij vendi, i cili ekziston per nje qellim me te larte qe na mbron te gjithe ne.

Veprimtare nga te dy anet planifikojne demonstrata per neser. Komisioneri i policise se Nju Jorkut, Rej Kelli, i tha Zerit te Amerikes se forcat vendore te rendit kane pervoje te mjaftueshme per te kontrolluar demonstratat. Me shume se 600 prej tyre zhvillohen cdo vit vetem ne Manhatanin e poshtem.

Meqe eshte 11 shtatori, natyrisht se do te na duhet te angazhojme me shume police sepse ka nje sere ngjarjesh qe zhvillohen ne qytet per nder te 11 shtatorit. Por me siguri qe do te jemi ne gjendje ta mbajne nen kontroll.

Nderkaq, zyrtaret kane bere te ditur marreveshjen per rindertimin e Kuotes Zero, e cila u kundershtua kryesisht per shkaqe financiare. Projekti perfundimtar do te perfshije nje muze dhe nje kopsht perkujtimor, qe do te hapet me rastin e 10-vjetorit te sulmeve te 11 shtatorit, si dhe grataciela perbri tyre. Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Majkell Blumberg u shpreh keshtu

Kemi dy perparesi. Te ndertojme dicka qe do tu ofroje familjeve nje vend per ti kujtuar te dashurit e tyre, por edhe per te gjithe ne, njerezit liridashes, jo vetem nga Nju Jorku, jo vetem amerikane, por nga mbare bota, nje vend ku tu tregojme per ate qe ndodhi femijeve dhe nipave tane.

I tere projekti, qe eshte paraqitur ne kete maket, pritet te perfundohet me 2014. Ai perfshin Kullen e Lirise, qe do te jete ndertesa me e larte ne Ameriken e Veriut.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Fizikani kosovar Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetit

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 33 here.
Fizikani kosovar  Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetitShukri Klinaku / Foto "Koha Ditore" Një fizikan kosovar pretendon se ka gjetur disa pasaktësi në teoritë e babait të fizikës, Ajnjshtajn. Madje, Shukri Klinaku, profesor i fizikës në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës, i ka mbledhur të gjitha “gabimet” e Ajnshtajnit në një libër, të cilin e ka promovuar ditën e djeshme në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Në librin e tij “Lëvizja relative, shpjegimi i drejtë dhe gabimet e...Lexo te gjithe artikullin »


» Aurora Molla, vajza qe e parandjeu tragjedine Tani o bote me uro gjume te embel
» Nje lajm i mire per ata qe pelqejne cokollaten
» Kapslleku, ekzaminimi dhe trajtimi i anomalise
» Telashe te tjera per Xhon Travolten
» Shpenzimet e cmendura qe e futen Greqine ne krize
» Australia vendi me i lumtur dhe i pasur ne bote
» Femrat tradhtojne me shume se meshkujt
» Greqi, dy shqiptare rrihen gabimisht nga anarkistet
» Te braktisur por te dashuruar
» Prifti amerikan T’i izolojme deri ne vdekje homoseksualet

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit