Publikuar me : 25.06.2011 Ne :
Sociale - 84 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

“Nuk ndaloj dot lotët, ja dolëm mbanë”, kështu e komentoi Ledi Gaga vendimin historik të shtetit të Nju Jorkut. Të premten në mesnatë është miratuar ligji që ju njehë homoseksualëve të drejtën e martesës. Përveç mbretëreshës së Pop- it lajmi është pritur shumë mirë edhe nga Riki Martin, i cili ka deklaruar se është momenti për të festuar: “Edhe njujorkezët më në fund do të mund të finalizojnë dashurinë e tyre”, tha Martin.
Jashtë ndërtesës së senatit me qindra manifestues pro dhe kundër këtyre martesave kanë pritur me orë të gjata shpalljen e vendimit. Republikanët kanë kundërshtuar duke sjell si argumente çështjet fetare, por në fund ligji mori 33 votat e senatorëve mes të cilëve katër ishin republikan.
Nju Jorku është i gjashti dhe shteti më i populluar amerikanë që aprovon martesat e homoseksualëve, pas Ioua, Nju Hempshair, Masaçustes, Konektikat dhe Vermont.