Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Nuk e zgjedhin kandidat per kreun e qarkut, largohet tek LSI kreu i PS Vlore

Publikuar me : 21.10.2011 Ne : Politike - 71 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 Moszgjedhja si kandidat për kreun e qarkut, është përcjellë me një reagim të menjëhershëm nga kreu i PS së rrethit Vlorë. Mbetur përfundimisht jashtë kësaj candidature, ai ka deklaruar kalimin e tij tek LSI-ja. Kujtim Sulçe, i cili prej më tepër se dy vitesh mbante pozicionin e kreut të kësaj partie për rrethin e Vlorës, tha se jepte dorëheqjen nga posti partiak, të cilën e ka shpjeguar me mungesën sipas tij të funksionimit të kryesisë së Partisë Socialiste.

Në deklaratat e tij para mediave, Sulçe ka drejtuar shigjetat direkt kundër kreut të partisë socialiste, pjesë e së cilës ka qenë deri tani, Edi Rama. Ndër arsyet që ai ka radhitur kanë qenë disa nga parimet e shkelura si disiplina e brendshme në parti dhe demokracia, liria e mendimit në parti, kolegjialiteti e transparenca. Sulçe tha se e merrte këtë vendim pasi kishte parë përfundimisht se nuk kishte më demokraci në partinë ku ai aderonte, ndërsa ka përligjur kalimin tek LSI si një parti e e majtë që mbron idealet e luftës antifashiste nacional-çlirimtare, një parti sipas tij që lufton për integrimin e Shqipërisë në BE, duke shprehur kështu vijimësinë e ambicieve të tij në politikë.

Pyetur nga mediat, nëse po të ishte ai emri i kandidaturës në qarkun e Vlorës, a do të kishte bërë publike këto mangësi në PS, Sulçe tha thjesht se kishte bërë edhe më parë prezente ankesat, por nuk dha një përgjigje direkte. Ai tha se nga ana e LSI-së i ishte propozuar të ishte kandidaturë për këtë pozicion, por nuk kishte pranuar.

“Nuk do të rri më të hap dhe mbyll derën e selisë në PS”, tha Sulçe duke pohuar se veç ofertës për të kaluar tek kjo parti, përfaqësuesit e saj i kanë bërë edhe oferta punësimi”. Burime nga PS e Vlorës pohojnë se gjatë këtyre ditëve mes Sulçes dhe strukturave ka patur mosmarrveshje pikërisht për kandidaturën e kreut të qarkut që do të propozohet nga ana e PS. Sulçe, zgjedhur anëtar i këshillit të qarkut, ka shfaqur ambicjen për të qenë ai në drejtimin e qarkut, por vendosja si kandidaturë e Bruna Mersinit, është përcjellë deri në largimin drejt një partie pjesë e koalicionit qeveritar.  / Anila Peçi

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 54 here.
Presidenca e KiE-se, Haxhinasto  Forcimi i dialogut, prioriteti yneMinistri i Jashtem, Edmond Haxhinasto / Foto arkiv “Forcimi i dialogut dhe bashkëveprimit është prioriteti kryesor i kryesisë së Këshillit të Europës nën drejtimin e Shqipërisë”. Kështu u shpreh ministri Jashtëm shqiptar, Edmond Haxhinasto, në mbledhjen e asamblesë kombëtare të Këshillit të Europës, i mbajtur sot paradite në Tiranë. “Të jetojmë së bashku është një ndër prioritetet bazë. Kjo është një nevojë nën dritën e krizës ekonomike, e cila...Lexo te gjithe artikullin »


» PD nis sot negociatat per presidentin, takimi i pare me Ilir Meten
» Presidenti, PD nis sot negociatat
» Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Presidenti, Berisha negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave te 21 majit
» Volfart Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyer
» DASH Ligji “nuk ka fuqi” ndaj zyrtareve te larte
» DASH Ndaj zyrtareve te larte, ligji “nuk ka fuqi”

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit