Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Nuk ka zgjidhje pa pergjegjesi te politikes dhe pa ndjeshmeri te shoqerise

Publikuar me : 28.12.2010 Ne : Politike - 107 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Ne vazhdimesi hidhen ide dhe propozime nga me te cuditshmet, pavaresisht nese jane te dobishme ose te mbeshtetura ne ligj, por vetem per te krijuar sensacione dhe inspiracion per militantet e te tjera ndodhi.Te gjitha keto tregojne se ende jemi larg menyres europiane te berit politike.


De juro kemi ndarje pushtetesh, por de fakto ajo nuk ekziston dhe politikanet tane nuk e duan ate. Domethene ato jane te shkruara, por ne praktike nuk zbatohen. Me keqardhje them se kemi nje klase politike qe prodhon vetem kriza ne kete vend me pak deshire per tu dhene zgjidhje, - thote ne kete interviste per Shekulli-n, ish-presidenti Alfred Moisiu.


1 - Zoti President, jane nje sere zhvillimesh politike ne vend qe na shtyjne te zhvillojme kete interviste me ju. Se pari, cili eshte komenti juaj per gjendjen aktuale, kur po mbushen 20 vjet te tranzicionit demokratik shqiptar? A shikoni drite ne fund te tunelit?
Nuk eshte hera e pare qe deshperimisht me eshte dashur te pranoj se 20 vjet po vazhdojme te jetojme ne nje tranzicion, te cilit ende nuk po i duket fundi.


E them kete, pasi ne te gjitha periudhat qe kemi kaluar nga vitet 90-te e deri tani shihen gjithnje e me shume probleme ne qeverisje, ku qellimet personale, klanore dhe partiake vihen ne plan te pare duke mos u shqetesuar aspak per problemet qe ka vendi.


De juro kemi ndarje pushtetesh, por de fakto ajo nuk ekziston dhe politikanet tane nuk e duan ate. Domethene, ato jane te shkruara, por ne praktike nuk zbatohen. Me keqardhje them se kemi nje klase politike qe prodhon vetem kriza ne kete vend me pak deshire per tu dhene zgjidhje.


Ne vazhdimesi ndeshemi me interpretimin dhe perdorimin e kushtetutes sipas interesave. Kemi nje mosnjohje ne menyre flagrante te institucioneve te tjera demokratike. Dhe te gjitha keto ndodhin ne nje kohe kur vendi perballet me nje krize ekonomike gjithnje ne rritje.


Por, per te pasur shprese se dicka do te ndryshoje, duhet qe klasa politike te jete me e pergjegjshme per detyrat e saj, si dhe ne shqiptaret te jemi me te ndjeshem ndaj ketyre situatave, me qellim qe ta detyrojme klasen politike te kryeje detyrat e saj, bazuar ne kulturen politike europiane.


2 - Para disa ditesh Shqiperise nuk iu dha statusi i vendit kandidat per ne BE, duke mbetur pas Maqedonise, madje dhe Malit te Zi, i cili vetem dy-tre vjet ka qe ka fituar pavaresine.


A eshte ky nje paradoks dhe ke beni pergjegjes per kete prapambetje?
Ky per mua ishte nje vendim i pritshem i BE-se. Nje fjale e vjeter thote Çfare do te mbjellesh, ate do te korresh. Keshtu, kete nuk do ta quaja paradoks, por pasoje direkte te papergjegjshmerise politike nder vite, e cila solli si rezultat dhe mosmarrjen e statusit kandidat per ne BE.


3 - Ju flisni per nje europianizim te politikes. Mirepo ceshtja shtrohet se sa europiane jane politikanet tane?


Do te preferoja qe ceshtja qe shtrohej te ishte se sa te gatshem jane politikanet tane per zgjidhjen e problemeve themelore, me te cilat perballet vendi, pasi kjo i paraprin te qenit europian ose jo. Qofsha i gabuar, por kam pershtypjen se politikanet tane me shume e kane mendjen si ti vene sterkembtha njeri-tjetrit sesa si te bejne me mire detyren e tyre.


Çuditerisht, ne vazhdimesi ne ndodhemi ne situata ethesh elektorale. Pushteti qendror nderhyn pa asnje arsye ne punet e pushtetit vendor, ndersa vendori shikon si te akuzoje me shume qendrorin.


Ne vazhdimesi hidhen ide dhe propozime nga me te cuditshmet, pavaresisht nese jane te dobishme ose te mbeshtetura ne ligj, por vetem per te krijuar sensacione dhe inspiracion per militantet e te tjera ndodhi. Te gjitha keto tregojne se ende jemi larg menyres europiane te berit politike.


4 - Megjithate duhet te pranojme se liberalizimi i vizave u be dhe kjo eshte nje arritje e madhe, apo jo?


Vertet kjo eshte nje arritje, por jo teresisht e jona, sepse dhe kete radhe, megjithese nuk i kishim kryer mire detyrat e shtepise, Europa na shtriu doren, gje qe e tregon frika e shprehur nga disa vende, si dhe venia e shume kushteve per ne shqiptaret.


Por, megjithate, me vjen shume mire qe me ne fund shume familjeve shqiptare iu krijua mundesia, qe ne kushte lehtesuese te shikojne dhe takojne te afermit e tyre, qe kane vite qe punojne dhe jetojne ne emigracion. Por dua te shtoj se, nese duam merita plotesisht tonat, duhet te punojme me shume per zgjidhjen e kerkesave te parashikuara nga BE-ja.


Nuk e shoh me vend qe keto arritje, te cilat ne radhe te pare jane si realizim i te drejtave te njeriut per levizjen e lire, te politizohen ne menyre te pakuptimte. Shpreh keqardhje per faktin se vetem ne 2010-en me ne fund mberritem ne nivelin e 1938-es, kur pasaporta e shtetit shqiptar te jepte mundesi levizjeje te lire ne Europe.

5 - Skena politike vazhdon te dominohet teresisht nga dy partite me te medha ne vend qe ne shumicen e kohes nuk merren vesh me njera-tjetren dhe prodhojne kriza.


A eshte e drejte te vazhdohet keshtu dhe me tej?


Eshte e kuptueshme qe nuk eshte e drejte nje vazhdimesi e tille, per me teper per nje popull qe ka 20 vjet qe kerkon te behet pjese e Europes dhe qe vazhdimesia e nje krize te tille nuk do te sillte asgje pozitive ne ecurine e metejshme te vendit tone.


Une mendoj se forcat kryesore politike po merren aq shume njera me tjetren saqe kane harruar problemet dhe shqetesimet, me te cilat po ndeshen njerezit e thjeshte.


Ato duhet te behen me te pergjegjshme per rolin dhe detyrat e tyre, per te cilat kane pretenduar dhe pretendojne gjate fushatave zgjedhore. Mendoj se eshte shume heret per vendin tone te kalojme ne sistemin dypartiak.


Larmia e forcave politike jo vetem do ta bente shume me konkurrues mendimin politik, por njekohesisht do te krijonte mundesi qe intelektualet shqiptare te kontribuonin me teper per zhvillimin e demokracise se re shqiptare.


6 - Per te gjitha mosrealizimet e deshtimet, Kryeministri Berisha ia hedh fajin opozites, dhe anasjelltas te njejten gje ben dhe opozita. Ne fakt, ky eshte nje avaz 20-vjecar dhe qytetaret e ketij vendi ndihen tejet te zhgenjyer nga kjo klase politike.


Ju e vereni kete?



Ky eshte nje fakt shqetesues qe po verehet ne vazhdimesi. Te gjithe ne nje menyre ose nje tjeter jane pjese e kesaj loje politike dhe bashkevuajtes se gjendjes se krijuar. Gjithashtu dhe media na jep perdite deshmi te kesaj lufte ndermjet mazhorances dhe opozites, nje lufte politike te pabaze qe po demton interesat e vendit.


Shume here pritej dhe pritet nje zgjidhje, por ajo cka gjendet ka qene dhe eshte nje zhgenjim i vazhdueshem. Ne disa raste eshte dashur nderhyrja e Europes dhe Amerikes qe kjo klase politike te gjeje nje zgjidhje te detyrueshme.


Pra, kemi nje mungese fryme besimi dhe bashkepunimi ne zgjidhjen e problemeve ne interes te vendit. Gjykoj se ka ardhur koha qe te behet nje ndarje dhe dallim midis problemeve qe kane te bejne me interesat dhe programet partiake dhe atyre qe prekin interesat e te gjithe shqiptareve.


7 - Politikani Godo ka hedhur tezen e zgjedhjeve te reja te parakohshme. Mendoni se ato do ta zgjidhnin krizen?


Ne kete gjendje ku ka arritur niveli i mosbesimit midis forcave kryesore politike dhe shkeputja e madhe e politikes nga interesat dhe problemet e popullit te thjeshte, zgjedhjet e parakohshme do te ishin zgjidhja me e preferuar dhe me e drejte.


Por, per aq kohe sa nuk kemi nje proces zgjedhor transparent e te besueshem, asnje zgjidhje qe do te vije nga ky sistem nuk mund te jete zgjidhje per situaten. Se pari, qe eshte me kryesorja, duhet te kerkohet nje Kod Zgjedhor i tille qe te mos lejoje krijimin e situatave me permbajtje ekuivoke.


Ka ardhur koha qe komisionet zgjedhore te depolitizohen, me qellim qe te kemi organe zgjedhore si gjithe te tjeret. Nuk jam dakord me ate qe thuhet se nuk eshte e mundur qe ne vendin tone te gjenden njerez te paanshem, te ndershem dhe te pergjegjshem per detyren e komisionerit.


Gjithashtu, nuk mund ta pranoj mendimin se kushdo mund te blihet. Ky eshte nje mendim shume pesimist dhe nje akuze e rende dhe e padrejte qe i behet intelektualeve shqiptare.


Shtroj pyetjen, pse komisionet zgjedhore funksionuan mire dhe ne perputhje te plote me ligjin ne zgjedhjet e vitit 1992? Sepse, atehere mungonin telefonatat e shefave partiake, te cileve ju intereson vetem fitorja me cdo kusht, pavaresisht nga vullneti i zgjedhesve dhe pasojave qe mund te kete vendi.


8 - Por kemi edhe nje krize institucionale. Kemi krize ekonomike dhe nje gjyqesor problematik.


A nuk jane si shume kriza te pamerituara per nje popull te vuajtur?


Ne kete rast do te permendja shprehjen Çdo popull meriton qeverine qe ka.


Eshte dicka jo e kendshme dhe e veshtire per tu pranuar, por duhet te jemi realiste mbi faktin qe pavaresisht shqetesimit te tyre, ky popull ka humbur qytetarine per te reaguar, per te ngritur zerin dhe shpalosur hapur shqetesimet e tij, me qellim per te ndryshuar situaten. Ende nuk kemi nje shoqeri civile te mirefillte e aktive. Mungon gjuha e perbashket midis qeverise dhe popullit.


Politikanet tane flasin pa pergjegjesine e duhur. Per mendimin tim, burimi kryesor i ketyre krizave qendron ne faktin se politikanet tane nuk duan te zbatojne Kushtetuten dhe ligjet e shtetit, megjithese per to flasin dhe flasin pa pushim.


Ndarjen e pushteteve e kemi te shkruar ne kushtetute, por ne fakt politikanet tane nuk duan te dine per ate. Kemi institucione te shtetit, te cilat duhet te ishin te pavarura, por rimeneshenca e partise shtet i pranon ato vetem formalisht, ndersa ne praktike duan qe institucionet te jene leva te partise.


9 - Kemi njeqind vjet shtet dhe ende nuk po e ndertojme shtetin e enderruar. Mos duhet te punojme me shume per ndryshimin e konceptit per shtetin?


Teorikisht problemet e organizimit dhe drejtimit te shtetit tek ne jane te zgjidhura. E keqja e jone qendron ne faktin se tek ne eshte ende mjaft i gjalle mendimi Eshte ligji, por eshte edhe Maliqi. Pra, problemi qendron tek koncepti alla Luigj i XIV-te - Shteti jam une.


Organet dhe institucionet e tjera te shtetit jane, por ato duhet te funksionojne sipas deshires dhe mendimit te Njeshit. Ky eshte kuptim, mendim dhe qendrim teresisht totalitar, i ngjashem si dy pikat e ujit me mentalitetin e regjimit monist. Ende nuk kemi organe, te cilat te arrijne te vendosin drejtesine ne vend.


Te gjithe institucionet qe garantojne ekzistencen dhe mbarevajtjen e nje shteti, duke filluar qe nga sistemi arsimor, shendetesor, drejtesia, policia etj., te gjitha jane te komprometuara. Duke qene te tilla eshte bere i pamundur jo vetem funksionimi i rregullt i tyre, por per rrjedhoje dhe funksionimi i vet shtetit.


10 - Skenat e nje proteste ne Orikum te Vlores ishin tronditese, ku pronaret u perleshen me policine e shtetit. A nuk iu ngjane ato si nje skene ne miniature e protestave te vitit


97? Çduhet bere per mosperseritjen e skenave te tilla?


Nuk mund ta quaj nje situate te ngjashme me 97-en, por raste te tilla nuk duhet te perseriten me. Shteti duhet te mesohet te degjoje popullin e tij, te respektoje te drejtat e tij dhe ti jape pronarit ate qe i takon.


Per sa kohe qe keto kerkesa nuk do te zbatohen, raste te tilla do te jene pjese e vazhdueshme e shoqerise sone. Ne te njejten kohe keto tregojne se popullit po vjen duke iu sosur durimi, cka politika duhet ta marre ne konsiderate.


11 - Sikur te mos na mjaftojne hallet tona, kemi edhe ca halle me Greqine. Varreza greke ne Permet e Korce, nje marreveshje detare te shfuqizuar nga Gjykata jone Kushtetuese, por qe Athina zyrtare kembengul dhe i ben presion Tiranes qe ta ratifikoje.


Si i shikoni keto zhvillime dhe tolerimin qe u ben shteti yne me heshtjen qe mban?


Sic e permenda dhe me lart, ky eshte nje rast tjeter, i cili deshmon ineficencen e shtetit tone per te zgjidhur ceshtjet qe i paraqiten.


Ruajtja e nje marredhenie te mire fqinjesie nuk do te thote te bejme favorizime ne dem te interesave te vendit. Nuk ka sesi te duam te tjeret, pa dashur veten tone dhe pa mbrojtur interesat tona.


Çdo zgjidhje qe prek interesat kombetare duhet te behet me shume kujdes dhe pergjegjesi. Ndaj, ato nuk duhet te diktohen nga interesat koniunkturale. Zgjidhje te tilla jo vetem duhen kundershtuar, por ato duhen ndaluar me te gjitha menyrat e mundshme.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 54 here.
Presidenca e KiE-se, Haxhinasto  Forcimi i dialogut, prioriteti yneMinistri i Jashtem, Edmond Haxhinasto / Foto arkiv “Forcimi i dialogut dhe bashkëveprimit është prioriteti kryesor i kryesisë së Këshillit të Europës nën drejtimin e Shqipërisë”. Kështu u shpreh ministri Jashtëm shqiptar, Edmond Haxhinasto, në mbledhjen e asamblesë kombëtare të Këshillit të Europës, i mbajtur sot paradite në Tiranë. “Të jetojmë së bashku është një ndër prioritetet bazë. Kjo është një nevojë nën dritën e krizës ekonomike, e cila...Lexo te gjithe artikullin »


» PD nis sot negociatat per presidentin, takimi i pare me Ilir Meten
» Presidenti, PD nis sot negociatat
» Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Presidenti, Berisha negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave te 21 majit
» Volfart Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyer
» DASH Ligji “nuk ka fuqi” ndaj zyrtareve te larte
» DASH Ndaj zyrtareve te larte, ligji “nuk ka fuqi”

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit