Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Nuk me interesojne budallalleqet

Publikuar me : 12.12.2011 Ne : Sport - 69 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Xhek Preçetaj

Roma-Juventus janë ende në pritje. Ndoshta momentet që po kalojnë të dyja skuadrat janë krejt të ndryshme, ku Roma është jo vetëm 12 pikë larg miqve, por edhe e zhytur në probleme dhe në pikëpyetje në lidhje me stolin dhe drejtimin e klubit. Në krahun tjetër, miqtë paraqiten si favoritë dhe si skuadra më e mirë e momentit që nuk e ka njohur ende shijen e humbjes. Megjithatë, futbolli ka treguar se është i paparashikueshëm. Trajneri i Romës, Luis Enrike, në njërin krah duhet të mendojë jo vetëm si të fitojë këtë sfidë, por edhe si të ruajë postin e tij. I pyetur në lidhje me Borrielon, u përgjigj: “Nëse thirret, do të luajë. Në radhë të parë mendoj për ekipin. Nuk jam i shqetësuar se kjo do jetë ndeshja e kthesës apo rrënimit, jam i shqetësuar se skuadra për të mundur është Juventusi. Budallallëqet që thoni ju, nuk më interesojnë”.

Ndërkohë trajneri i bardhezinjve shprehet se ekipi i tij tashmë ka fituar shumë. “Për ne ishte e rëndësishme të rifitonim stimën e tifozëve. Kjo është fitorja jonë. Të paktën deri në Krishtlindje asnjë nuk na mohon të çka kemi arritur deri tani”. Konte ka vetëm një dilemë: atë të zëvendësuesit të Vuçiniçit, ku alternativat janë Estigarribja dhe Xhiakerini. Kjo sfidë ndoshta nuk është “El clasico”, por ka dhuruar gjithmonë emocione të veçanta dhe shumë gola. Në vitin 1930, Roma mundi Juventusin me rezultatin 5-0, një ndeshje që u kthye edhe në film. Por një vit më pas Juventus i kthen reston skuadrës së preferuar të Musolinit me fitoren 7 me 1. Ngelet vetëm për të shijuar spektaklin e Olimpikos, që ka shitur të gjitha biletat.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kombetarja e femrave, paraqitje kampionesh ne miqesore

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 60 here.
Kombetarja e femrave, paraqitje kampionesh ne miqesoreKombetarja Edmond Sufaj Skuadra kombëtare e femrave të Shqipërisë, do të marrë pjesë në ndeshjet eliminatore në kompeticionet europiane dhe botërore. Pas paraqitjeve mbresëlënëse në tre takimet e fundit miqësore, pritet zyrtarizimi i pjesëmarrjes së saj në ndeshjet eliminatore në fund të vitit. “Në fund të vitit presim që të marrim konfirmimin zyrtar nga FIFA dhe UEFA për pjesëmarrjen e kombëtares së femrave në ndeshjet zyrtare”, tha sekretari i përgjithshëm i...Lexo te gjithe artikullin »


» Shqiperia e De Biazit mposht Katarin ne Madrid
» Shqiperia mposht Katarin 2-1
» Apolonia siguron superligen pas triumfit ne derbin e Myzeqese
» Tomori mbetet ne superlige, Beselidhja e pafat
» Tirana fiton Kupen, mund Skenderbeun
» Skenderbeu shpallet kampion, ne play out luhet derbi i Myzeqese
» Tre shqiptare fitues te titullit ne tri shtete
» Teuta dhe Vllaznia, kampione te superliges ne Fair Play
» Sociologet Dhuna ne sport, kthim ne artin e luftes
» Itali, 20 ekipe hetohen per trukime

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit