Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Nuk ndryshojne taksat per pushtetin vendor

Publikuar me : 18.08.2010 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 170 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Bashkite dhe komunat ne te gjithe vendin do te mbajne te pandryshuara nivelin e taksave vendore pergjate gjithe vitit te ardhshem. Te pakten kjo eshte ajo cka percakton qeveria ne udhezimin shtese derguar ketyre te fundit per pergatitjen e buxhetit te vitit 2011.


Me ndryshimet e miratuara ne prill te vitit te shkuar, ligji Per taksat vendore i njeh te drejten keshillave te bashkive dhe komunave qe te rrisin deri ne 10 per qind ose te ulin deri ne 30 per qind nivelin e taksave apo tarifave te percaktuara nga ekzekutivi.


Ne udhezimin ne fjale Ministri i Financave Ridvan Bode i kerkon krereve te qeverisjes vendore qe parashikimet e te ardhurave ti bejne bazuar mbi nivelin aktual te tarifave dhe taksave duke percaktuar keshtu ne parim edhe mosndryshimin e tyre gjate vitit te ardhshem.


Te gjitha institucionet ato vendore dhe qendrore nuk kane shume qe kane hyre ne fazen me te rendesishme per pergatitjen e buxheteve te tyre, cka do te thote se mbetet ende shume kohe deri ne miratimin perfundimtar te tabelave te buxhetit te vitit 2011 duke lene te hapur edhe mundesine e nderhyrjeve ne sistemin e taksave te tarifave vendore sic eshte bere edhe gjate dy viteve te fundit.


Ne pergatitjen e buxhetit, te gjitha institucionet ato vendore dhe qendrore do te duhet te tregohen shume te perpikta ne hartimin e kerkesave per fonde. Sipas udhezimit te leshuar nga Financat, cdo kerkese per fonde buxhetore nuk duhet te kaloje percaktimet e bere nga Keshilli i Ministrave gjate miratimit te tavaneve te shpenzimeve si dhe te shpjegohet ne menyre te detajuar qellimi se perse kerkohen keto para.


Financat u kane derguar te gjitha institucioneve formularet e posacem ne te cilat ata do te pasqyrojne parashikimet per te ardhurat si dhe shpenzimet pergjate vitit te ardhshem por edhe per vitet ne vijim si 2012 dhe 2013. Qeveria ka parashikuar te rrise me tre per qind transfertat e pakushtezuar per vitin 2011 krahasuar me ato te ketij viti, nderkohe qe nuk pritet te kete ndryshime ne kriteret dhe koeficientet e formules se shperndarjes se tyre.


Edhe pse gushti eshte nje muaj pushimi, per nje pjese te administrates qendrore eshte nje nder periudhat me te ngarkuara me pune. Qeveria i ka lene afat perfundimtar daten 31 te ketij muaji te gjitha institucioneve qendrore per te permbyllur fazen kryesore te pergatitjes se buxhetit, tabela te cilat me pas do te dergohen per miratim.


Ne parashikimet per buxhetin e vitit te ardhshem, qeveria synon te rrise me rreth 2.5 miliarde leke te ardhurat nga pushteti lokal duke i cuar ato ne rreth 18 miliarde leke nga 15.5 miliarde te percaktuara ne buxhetin e rishikuar te 2010-s.

Nisur edhe nga kerkesa e Ministrit Bode ndaj krereve qe qeverisjes vendore per parashikimin e te ardhurave dhe shpenzimeve bazuar mbi nivelet aktuale te taksave dhe tarifave pritet qe shtimi i te ardhurave te realizohet per shkak te hapjes se bizneseve te reja ose nga zgjerimi i rrethit te taksapaguesve.


Me rreth 3.2 miliarde leke parashikohet te rritet buxheti i pushtetit lokal duke shkuar nga 29.7 miliarde leke ne buxhetin e rishikuar te ketij viti ne 32.9 miliarde ne ate te vitit te ardhshem.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 75 here.
Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shumeBiznesi shqiptar, foto arkiv Krizën ekonomike ata po e ndjejnë gjithmonë e më shumë janë bizneset. Në bazë të të dhënave fiskale për 4 mujorin e këtij viti vërehet se tatim fitimi, i cili është pasqyrimi i ecurisë ekonomike të bizneseve, është ulur ndjeshëm. Shifrat e raportuara nga Ministria e Financave mbi ecurinë e treguesve fiskal tregojnë se përsëri zëri i të ardhurave nga tatimi mbi fitimin mbetet zëri më negativ, çka nënkupton krizën financiare që po...Lexo te gjithe artikullin »


» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit