Publikuar me : 11.11.2011 Ne :
Sociale - 62 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Ajo është më e bukura në botë. 22-vjeçarja Ivian Lunasol Sarcos Colmenares, Miss Venezuela, është kurorëzuar si Mis Bota në Londër, duke lënë pas në finale Mis Filipinet e Mis Portorikon. Ivian është rritur në një jetimore në San Karlos që prej moshës 8 vjeç. Në moshën 16-vjeçare, kur ende jetonte në jetimore, Ivian ishte gati të bëhej murgeshë.
Tashmë ajo punon për një rrjet televiziv dhe ka një diplomë në burimet njerëzore. Ivian la pas 113 sfidante që vinin vende që nga Shqipëria (Albania) e deri te Zimbabveja. Finalja e Mis Botës u ndoq nga të paktën 1 miliard shikues në 150 vende të ndryshme, vlerësojnë organizatorët.