Publikuar me : 13.12.2011 Ne :
Kronike - 56 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një 48-vjeçar nga Kolonja do të ndiqet në gjendje të lirë, pas denoncimit të bërë nga dy shitësit e qumështit për lekët e pashlyera.
Sipas policisë, ndaj Enver Hodos, 48 vjeç, banues në Qinam të Kolonjës kanë bërë kallzim A.Kalo, 30 vjeç, dhe A.Avdyli, 20 vjeç, të cilët e akuzojnë 48-vjeçarin se nuk u ka shlyer lekët e qumështit që i kanë dërguar gjatë vitit 2011.
Sipas tyre, Hodo u ka borxh përkatësisht 25 000 dhe 8 000 lekë të reja, por nuk ua kthen, duke i mashtruar dhe mohuar.
Pas kallëzimit, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.