Publikuar me : 26.12.2011 Ne :
Kuriozitete - 58 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Vargje nga Arben Duka
O ekonomi në rritje,
që të trumbetojnë salistët,
si s’tu ndodhën ca qindarka
të shpërbleje pensionistët?!
Ti i le me gisht në gojë,
se tani je vetë pa brekë,
Kur ekonomia rritet
Përse vallë nuk kemi lekë?!
Ky është sheshi dhe mejdani,
borë në fushë e ngricë në male
Sali Berish’ kapedani
Je në botën virtuale!
Nëse prodhuat para,
a s’na thoni ku i kini?!
Këtu bëri katastrofën
Ridvan Bode buratini!
Buratin me të vërtetë,
në dollap thyn’ kokën miu
Ai thotë ndonjë gjë vetë
po pultin ja ka Saliu!
Dimri erdhi krejt i ftohtë,
këtë vit për ne shqiptarët,
një pakicë është në të ngrohtë
pushtetarët dhe kusarët!
U ngule nëpër ekrane,
si perona natë e ditë,
dil më pak o “i uruar”
se po na qorron nga sytë!
Ti ndihesh në majë të malit,
me Bode e Jozefinë,
po vendin o shok i djallit,
e fundose në greminë!
Që kur lindi Shqipëria,
më e ligë nuk ka qenë kurrë,
qeverisja s’është miting
për fjalime, more “burrë”…