Publikuar me : 27.09.2011 Ne :
Rajoni - 38 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Presidenti amerikan Barak Obama në një deklaratë për mediat theksoi se kriza financiare në Evropë po frikëson botën. Ai tha se udhëheqësit evropian kanë dështuar të veprojnë me shpejtësinë e duhur për të trajtuar situatën.
Gjatë një fushate elektorale në shtetet perëndimore amerikane, presidenti sugjeroi se ky dështim ka ndikuar në rimëkëmbjen e ekonomisë amerikane dhe ka shkaktuar probleme në mbarë botën.
Vendet evropiane, tha zoti Obama, nuk e kanë marrë veten tërësisht nga kriza financiare e vitit 2007 apo trajtuar plotësisht “ të gjitha sfidat që përballej sistemi i tyre bankar”.