Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Oficeri i SHISH-it me gjuhen e prere dhe demtime ne koke

Publikuar me : 27.10.2011 Ne : Kronike - 54 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Makina e djegur, në të cilën u gjet oficeri i SHISH-it


Flamur Vezaj / Mark Brunga

TIRANË- Vrasje apo vetëvrasje!? Ky është dyshimi që kanë ngritur hetuesit e prokurorisë dhe policisë së qarkut Durrës si dhe agjentët e Shërbimit Informativë Shtetëror, në lidhje me vdekjen e drejtorit të kundërzbulimit njëherazi zv/drejtori i SHISH-it në qarkun e Durrësit, Isa Çopa. Deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, zyrtarë të policisë së Durrësit vazhduan të këmbëngulin se zv/drejtori i SHISH-it Çopa ka bërë vetëvrasje dhe nuk është vrarë. Ky përfundim, sipas tyre, ka ardhur nga provat e gjetura në makinën e djegur dhe nga dëshmitë e mbledhura të familjarëve dhe shokëve të tij të punës.

Por provat e siguruara në vendin e ngjarjes lënë shumë dyshime për pistën e vetëvrasjes. Hetuesit kanë pohuar zyrtarisht se Isa Çopa nuk kishte asnjë plagë plumbi në trup, pra ai nuk ka qëlluar veten me armë. Ai kishte dëmtime të shumta në kokë, për të cilat ekspertët mendojnë se janë shkaktuar nga të goditjet me mjete të forta ose nga përpëlitjet e të ndjerit në momentet e agonisë. Sipas ekspertëve, atij mund tia kenë përplasur kokën në timon dhe në kabinën e makinës, ose mund ta ketë përplasur vetë nga dhimbjet e djegies. Kjo pritet të sqarohet nga hetimi në ditët e mëtejshme.

Gjithashtu është konstatuar se i ndjeri kishte gjuhën e prerë. Enigma këtu shtohet. Ia kanë prerë apo këputja e gjuhës është bërë nga shtrëngimi i nofullave gjatë djegies së trupit në makinë? Edhe kjo mbetet pa përgjigje përfundimtare. Për të gjitha këto është mbajt një procesverbal i firmosur nga dy ekspert të policisë kriminale pranë Drejtorisë së Qarkut Durrës.

“Deri tani jemi të bindur se zv/drejtori Isa Çopa ka bërë vetëvrasje në kushtet e një depresioni të thellë. Në këtë bindje kemi arritur, duke u bazuar në marrjen e bidonit plastik bosh tek e motra, të cilin më pas e ka mbushur me benzinë, mesazhin telefonik që i ka nisur të birit, gjendjes së tij të rënduar, ku shfaqte shpesh frikën se do e hiqnin nga puna. Të gjitha këto dhe konkluzionet e nxjerra nga ekspertët kriminalistik të policisë që kanë bërë këqyrjen e kufomës dhe makinës së djegur, na rezulton se ai ka bërë vetëvrasje”,- thanë zyrtar të policisë së Durrësit.

Po në këtë version, janë edhe burimet zyrtare të Prokurorisë së Rrethit Durrës, sipas të cilëve, pritet dorëzimi i raportit përfundimtar të ekspertëve të Mjekësisë Ligjore mbi këqyrjen e kufomës për të arritur në konkluzionet përfundimtare. “Deri tani edhe ne anojmë nga pista e vetëvrasjes. Pasi drejt këtij përfundimi na dërgojnë provat. Por, gjatë analizave të kryera disa nga hetuesit e çështjes, si nga policia ashtu edhe nga Prokuroria ka ngritur dyshime logjike për vrasjen e Çopës dhe jo vetëvrasjes. Edhe këto dyshime po i verifikojmë, bazuar edhe në të dhënat e mbledhura në vendin e ngjarjes”,- thuhet nga burimet e prokurorisë.

Nga të dhënat hetimore, mësohet se ka qenë ora 00:30 minuta kur një punonjës i sigurisë së objekteve të ish-repartit Ushtarak të Currilave ka lajmëruar në numrin 129 duke njoftuar për një makinë që digjej në rrugë. Pas kësaj telefonat, efektivë të policisë dhe zjarrfikës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar një makinë e llojit “Opel Corsa” që po digjej së bashku me një person brenda. Nga verifikimet e kryera, sipas policisë, është identifikuar mjeti i zv/drejtorit të SHISH-it, Çopa i cili ishte denoncuar në polici si i “zhdukur” që pas orës 18:00.

Pasi është shuar zjarri, ekspertët kriminalistikë të policisë shkencore kanë identifikuar se trupi i karbonizuar që ndodhej në makinë është i shtetasit Isa Çopa. Pranë tij ishte edhe pistoleta e djegur të tipit “Makarov”. Brenda në makinë janë gjetur dy plumba të dëmtuar pasi kanë plasur nga nxehtësia si dhe një gëzhojë plumbi që dyshohet se është qëlluar nga brenda makinës dhe ka shpuar tavanin. “Vrima ishte shkaktuar nga brenda jashtë, çka hedh poshtë dyshimet se plumbi të jetë qitur nga jashtë makinës”,- thuhet nga policia.

 

Çopa punonte në kundërzbulim

Sipas të dhënave nga Prokuroria për Krime të Rënda që po hetojnë atentatit e gjyqtarit Skerdilajd Konomi mësohet se i ndjeri Isa Çopa nuk ishte i angazhuar në hetimin për zbulimin e atentatorëve të vrasjes së gjyqtarit. “Çopa kryente detyrën e drejtorit të kundërzbulimit, konkretisht zbulimin e agjentëve të huaj që hynin në qytetin e Durrësit dhe nuk kishte angazhuar për rastin e gjyqtarit Konomi. Nga ana Prokurorisë për Krime të Rënda nuk i ishte lënë ndonjë detyrë dhe se nga informacionet e marra edhe SHISH-i nuk e ka ngarkuar për një gjë të tillë, pasi fusha që ai operonte nuk kishte të bënte me rastin e vrasjes së gjyqtarit Konomi”,- thanë burimet e prokurorisë.

 

Ekspertiza: Çopa ka vdekur rreth orës 20.00

Ekspertiza e parë mjeko-ligjore që është bërë në trupin e viktimës ka treguar se Isa Çopa ka dëmtime në kafkë. Kjo ka shtuar edhe më shumë dyshimet nëse bëhet fjalë për një vrasje apo vetëvrasje. Ekspertiza ka përcaktuar edhe një orë të përafërt për vdekjen e oficerit të Shërbimit Informativ Shtetëror. Sipas mjekëve, ora është rreth 20.00. Por ekspertët ende nuk mund të përcaktojnë nëse vdekja i është shkaktuar nga goditjen në kokë apo asfiksia për shkak të përfshirjes nga flakët të makinës. “Këto janë ekzaminime që kërkojnë kohën e duhur dhe kryerjen e testeve shkencore në mënyrë që të përcaktohet saktësisht shkaku i vdekjes së Isa Çopës”,- thanë dje burimet zyrtare të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se gjatë ditës së djeshme janë pyetur kolegë të oficerit si dhe shefat e tij. Pjesë e hetimit kanë qenë veprimtaria dhe aktiviteti profesional i oficerit gjatë kohëve të fundit. Po kështu pjesë e rëndësishme e hetimeve janë edhe dëshmitë e familjarëve të oficerit të gjendur i djegur dy ditë më parë në makinën e tij. Gjatë ditës së sotme në policinë e qytetit të Durrësit do të merren dëshmitë e familjarëve të të ndjerit, të cilët kanë kundërshtuar pistën e vetëvrasjes së 49 vjeçarit. L. Çela

 

Misteri i regjistrit të Shërbimit Sekret

Në regjistrin e hyrje-daljeve nga zyrat e Shërbimit Informativ Shtetëror, dega Durrës, Isa Çopa ka dalë nga puna në orën 19.20. Në orën 18.30 ai i ka dërguar të birit SMS-në e lamtumirës dhe në orën 20.00 ka vdekur. Të tre këto momente kohore nuk përkojnë me njëri-tjetrin. Nëse Çopa do të kishte qenë në zyrë në orën 18.30 kur është dërguar SMS-ja tek i biri, familjarët do ta kishin gjetur. Pas SMS-së ata kanë telefonuar, por numri dilte i fikur. Më pas kanë telefonuar kolegët, por ata nuk e kishin parë.

Mospërputhja tjetër është periudha kohore nga momenti i largimit nga puna deri tek momenti i vdekjes. Për 40 minuta Çopa duhet të kishte dalë nga zyra, të merrte makinën, të gjente vendin e fshehtë në zonën e njohur si “Ish Reparti Ushtarak në Currila”, të spërkaste makinën me benzinë dhe në fund ti vinte flakën vetes, ose të t’i ishte vënë flaka nga ndokush tjetër. Ky interval kohor nuk jep mundësi për të kryer të gjitha këto veprime. Për këtë arsye hetuesit kanë hedhur dyshime të forta në lidhje me orarin e shënuar në librin e daljeve të SHISH-it të Durrësit.

 

 

Dyshimet për vrasjen e oficerit të SHISH-it

Rasti i oficerit të Shërbimit Informativ Shtetëror, Isa Çopa duket se ka ndarë në dysh edhe hetuesit durrsakë. Një pjesë e tyre shprehen të bindur se kemi të bëjme me një vrasje të pastër, ndërsa pjesa tjetër mbështet versionin zyrtar të vetëvrasjes. Hetuesit që mbështesin rastin e vrasjes pohojnë se baza e dyshimeve të tyre janë dëmtimet në kokën e viktimës.

Kafka e çarë jo nga arma e zjarrit, siç është konstatuar nga ekspertet mjeko ligjore hedh dyshimin se viktima mund të jetë goditur me mjete të forta dhe më pas është transportuar dhe djegur tek një vend skutë e përzgjedhur larg shikimit të njerëzve. Hetuesit mendojnë se gjetja e makinës në zonën e njohur si “Ish Reparti Ushtarak në Currila” mund të mos jetë një zgjedhje e viktimës.

Një nga dyshimet më të forta është se viktima është goditur dhe transportuar në vendin ku më pas është djegur. Ndërsa burime nga të afërm të viktimës kanë bërë me dije se ditën e djeshme ka shkuar në Prokurinë e Durrësit shefi i policisë kriminale Tonin Voci, i cili ka qëndruar ka qëndruar rreth dy orë në ambientet e organit të akuzës.

Dyshimeve për vrasje ose vetëvrasje i shtohet edhe një detaj që familja Çopa ka mësuar nga miqtë e viktimës. Ata i kanë thënë familjes se arma e oficerit të kundërzbulimit nuk është përdorur pasi ajo i është gjetur në brez. Mbeten për tu sqaruar se çfarë e ka shkaktuar vrimën e plumbit në tavanin e makinës. Ndërkohë ekspertiza balistike ka vërtetuar se gëzhoja e gjetur në makinën e djegur i përket armës së Çopës.

 

 

 

Familja: Isai nuk mund të ketë vrarë veten

Në një intervistë për “Shekullin” familja e Isa Çopës mohoi mundësinë që ai të kishte vrarë veten. Sipas tyre, Isai nuk kishte asnjë arsye të kryente një veprim të tillë dhe se shkaku i vetëm duhej kërkuar tek puna. Më poshtë një pjesë e intervistës:

 

Ju denoncuat në polici zhdukjen e Isait?

Jo, privatisht kemi kërkuar nëpër lokalet ku e dinim që frekuentonte Isai pasi kurrsesi nuk na shkonte mëndja për keq. Shpresonin se kishte ndonjë takim pune, apo emergjencë duhet ta kishte detyruar të mos lajmëronte në shtëpi. Megjithatë ai mesazh dërguar Redianit ishte shumë i dyshimit. Rreth orës 23 të natës jemi kthyer sërish në zyrën e Isait për të mësuar nëse kishin ato ndonjë informacion. Aty ishin dhe efektiva të policisë, të cilët na kanë marrë dhe pyetur për çfarë ne dinim për ngjarjen.

 

Më pas kur keni mësuar për vdekjen e Isait?

Ka qenë ora 4 e mëngjesit kur vëllai i Artës, ka ardhur në shtëpi duke thënë se duhet të bëheshim të fortë se Isai ka vdekur.

 

Një nga pistat që policia ka hedhur është ajo e vetëvrasjes. A kishte motive Isai të vetëvritej?

Jo. Absolutisht. Ai ishte një njeri shumë i qetë, i komunikueshëm, pa asnjë konflikt. Ishte tepër familjar dhe njeri shumë korrekt. Nuk abuzonte me asgjë. Ishte njeri shumë i ndershëm, kurrsesi nuk kishte asnjë motiv për të vrarë veten.

 

Ju mohoni që Isai të ketë vrarë vetën?

Po. Deri të hënën në mëngjes nuk ka pasur asnjë shqetësim. Asnjë problem që ta çonte atë në akt kaq ekstrem. E vetmja gjë që dyshojmë është që puna e tij, me të cilën saktësisht asnjë prej nesh nuk dinte se me se merrej, të ketë qenë motivi i kësaj ngjarje kaq të tmerrshme. Është e vetmja gjë që çojmë ndërmend.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Vidhet kisha ne Voskopoje

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 61 here.
Vidhet kisha ne VoskopojeKisha e Voskopojës, foto arkiv Është grabitur gjatë natës kambanerja 300 vjeçare e Kishës të Shën Mërisë në Voskopojë. Sipas policisë lokale persona ende të paidentifikuar kanë arritur të vjedhin, këtë objekt i cila mbart vlera të mëdha kulturore dhe historike. Në fakt kisha e Shën Mërisë, një monument kulture i kategorisë së parë ishte në fazë restaurimi, dhe sipas policisë, autorët e grabitjes janë ndihmuar edhe nga mungesa e rojes pranë kishës. Ky nuk...Lexo te gjithe artikullin »


» Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioni
» Voskopoje, vidhet kambanerja 300 vjecare ne kishe
» 50 italiane te tjere me diploma si Renzo Bossi
» Policia kryen disa arrestime per vepra te ndryshme penale
» Kerkohej nga Interpol Roma, arrestohet Berat
» Anetaret e Shtepise se Verdhe kunder hetimeve, hyjne ne greve urie
» Durres, kapen ne port dy te shpallur ne kerkim
» Ndalohen dy persona te shpallur ne kerkim ne portin e Durresit
» Arrestohet 22-vjecari, u vidhte njerezve vareset nga qafa
» Tragjedia e Himares, dy studente dergohen ne Austri

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit