Asambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara ka miratuar nje rezolute te Serbise te ndryshuar mbi Kosoven, e cila ben thirrje per dialog duke hequr sfiden ndaj deklarimit te pavaresise nga Kosova. Serbia ka hequr dore nga sfidimi i pavaresise se Kosoves ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara. Ne nje marreveshje te momentit te fundit, te ndermjetesuar nga Bashkimi Evropian, Beogradi terhoqi rezoluten e tij me nje gjuhe te ashper dhe e zevendesoi ate me nje tekst kompromisi qe ben thirrje per dialog. Kjo rezolute u miratua nga shtetet anetare te Kombeve te Bashkuara.
Pasi Gjykata Nderkombetare e Drejtesise vendosi ne muajin korrik se shpallja e njeaneshme e pavaresise se Kosoves ne vitin 2008 nuk ishte e paligjshme, Serbia deklaroi se do tia paraqiste kete ceshtje Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara. Por duke patur si synim anetaresimin ne Bashkimin Evropian, Beogradi u terhoq ne momentin e fundit, duke ndryshuar gjuhen e rezolutes fillestare qe kishte shume te ngjare te ishte hedhur poshte.
Keshtu rezoluta e miratuar dje pasdite u sponsorizua nga Serbia dhe 27 vendet anetare te Bashimit Evropian. Ajo pranoi oferten e BE-se per te ndihmuar ne procesin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtines per te nxitur bashkepunimin. Ajo hoqi edhe pjese te rezolutes qe e quanin shpalljen e njeaneshme te pavaresise se Kosoves te papranueshme. Nga rezoluta eshte hequr gjithashtu kundershimi i Serbise ndaj vendimit keshillues te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise se pavaresia e Kosoves nuk shkel ligjin nderkombetar. Por ministri i Jashtem i Serbise, Vuk Jeremic, theksoi perseri se vendi i tij nuk do ta njohe kurre pavaresine e Kosoves.
Republika e Serbise nuk e ka njohur dhe nuk do ta njohe kurre shpalljen e njeaneshme te pavaresise se Kosoves.
Por megjithe kete deklarate, ambasadori i Britanise se Madhe, Mark Lioll Grant, tha se beson se Serbia ka ndermarre nje hap te rendesishem perpara ne marredheniet e saj me Kosoven.
Per mendimin tim eshte me rendesi qe Serbia terhoqi rezoluten origjinale dhe parashtroi ne bashkepunim me Bashkimin Evropian nje rezolute konsensuale. Per mendimin tim kjo perben nje hap shume te rendesishem perpara qe eshte shume i mirepritur. Ky eshte fillimi i nje faze te re ne marredheniet mes Kosoves dhe Serbise.
Por takimi i djeshem nuk kaloi pa momente dramatike. Ai filloi dy ore e gjysme me vone pasi Serbia kundershtoi pranine e Presidentit te Kosoves, Kryeministrit dhe ministrit te Jashtem ne galerine e Salles se Asamblese se Pergjithshme. Me ne fund, ata u lejuan te qendronin si te ftuar te delegacioneve te Britanise se Madhe, Frances, Gjermanise, Italise dhe Shteteve te Bashkuara.
_____
Prishtina mirepret ndryshimin e pr/rezolutes
Perfaqesues te institucioneve dhe te opozites ne Kosove kane pershendetur modifikimin e projekt-rezolutes, qe Serbia deponoi ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se.
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka thene se presioni nderkombetar per ndryshimin e projekt-rezolutes e ka sjelle Serbine ne situate qe ne momentin e fundit te terhiqet dhe te pranoje nje rezolute pothuajse te rishkruar.
Ne kete menyre Serbia, gradualisht, po behet faktor i shtensionimit te situates ne rajon, ka thene Krasniqi, duke shtuar se me rezoluten e re te gjithe kane fituar BE-ja, Serbia dhe Kosova.
Ketu nuk ka humbes, te gjithe jane fitues, ka theksuar Krasniqi, i cili ka shprehur bindjen se ne permbajtjen e re, projekt-rezoluta afirmon opinionin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise per statusin e Kosoves.
Ne anen tjeter, zevendeskryeministri Hajredin Kuci, ka thene se eshte mire qe Serbia terhoqi versionin e pare. Ai ka perjashtuar mundesine e bisedimeve per statusin e Kosoves.
Ne kemi qene gjithmone dhe jemi te bindur se vullneti i qytetareve te Kosoves per pavaresi, mendimi i GJND-se do te respektohet dhe ne kete drejtim nuk ka dilema. Kosova eshte per bashkepunim ndershteteror me cilindo shtet per fqinjesi te mire, per bisedime qe kane per rendesi bashkepunimin rajonal dhe integrimet evropiane, por nuk do te kete bisedime per statusin, per ceshtje te brendshme te Republikes se Kosoves, ka pohuar Kuci.
I pyetur nese Prishtina pranon permbajtjen e projekt/rezolutes se re, Kuci ka thene se institucionet mbesin ne koordinim te plote me partneret nderkombetare.
Ne jemi ne koordinim me SHBA-te, me BE-ne, dhe cdo rezolute qe reflekton vullnetin e qytetareve dhe mendimin e GJND-se, ku hapur thote se pavaresia e Kosoves ka qene ne perputhje me te drejten nderkombetare, ne jemi ne kete vije, eshte shprehur Kuci.
Ne tekstin e ri te propozim-rezolutes, Serbia ka hequr dore nga kerkesat per te denuar shpalljen e njeanshme te pavaresise se Kosoves dhe per rifillimin e bisedimeve per statusin e Kosoves.
Por, zevendesshefi i EULEX-it, Endrju Sparkes ka lene te kuptohet se nuk ka perfunduar e tere puna.
Eshte gje e mire se kemi pajtim per tekstin e rezolutes, por ende nuk kemi arritur harmoni te plote. Ka ende pune per te bere, ka theksuar ish-ambasadori britanik ne Kosove, Endrju Sparkes, i cili para pak kohesh u emeruar zevendesshef i EULEX-it.
Nderkohe, perfaqesues te opozites ne Kosove, edhe pse kane mirepritur ndryshimin e tekstit te propozim-rezolutes, kane shprehur rezervat e veta. Nenkryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ahmet Isufi, ka thene se terheqja eshte veprim i mencur i Serbise.
Konsiderojme se terheqja e Serbise ne momentin e fundit nga rezoluta qe e ka parashtruar ka qene si shenje e presionit te bashkesise nderkombetare mbi Serbine dhe normalisht qe eshte pritur ose nje nokaut i Serbise ne OKB, ose nje terheqje, prandaj terheqja eshte veprim i mencur, ka thene Isufi.
Ndersa, nenkryetari i Aleances Kosova e re, eshte shprehur se modifikimi i projekt-rezolutes eshte bere ne ate menyre, qe asnjera pale te mos jete e kenaqur, apo e demtuar.
Serbia nuk mund te vazhdonte me kokefortesi kunder gjithe komunitetit boteror qe e ka mbeshtetur pavaresine dhe proceset ne Kosove dhe e kemi ditur qe do ta modifikoje rezoluten ne ate shkalle, sa te behet e pranueshme per komunitetin nderkombetar.
Nuk mund te themi se rezoluta eshte e pranueshme plotesisht, apo e favorshme dhe nuk i ka lene te kenaqura as palen serbe, as palen kosovare. Ka qene nje trysni e bashkesise nderkombetare per ta bere ate te pranueshme dhe per te dale nga ky rreth vicioz ne raportet Kosove-Serbi, eshte shprehur Gashi.
Serbet e veriut te Kosoves i kane bere thirrje presidentit serb Boris Tadiq, qe te mos leshoje pe karshi BE-se, e cila ne bisedime me Tadiqin, ushtroi trysni per ta ndryshuar projekt-rezoluten.
Propozim-rezoluten e ndryshuar e ka dorezuar ne Asamblene e Pergjithshme ministri i Jashtem i Serbise, Vuk Jeremiq.
__________
<>
Rezoluta e ndryshuar
Mbi tekstin e ndryshuar te rezolutes, shefja e Politikes se Jashtme te Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, tha se tani eshte tekst i 28 vendeve, qe do te thote i 27 shteteve te BE-se dhe i Serbise.
Teksti i ri thekson gatishmerine e BE-se per lehtesimin e dialogut ndermjet paleve dhe konstatohet se procesi i dialogut, vetvetiu, do te ishte faktor i paqes, i sigurise dhe i stabilitetit ne rajon.
Ne Asamblene e Pergjithshme, me se shumti, miratohen rezolutat me shumicen e thjeshte, por per aprovimin e rezolutave per ceshtjet e rendesishme, duhet te votohet nga dy te tretat e vendeve anetare te OKB-se.
Keto rezoluta nuk jane te detyrueshme per vendet anetare, por vleresohet se kane peshe te madhe politike.
**************************
Qeveria e Serbise i ka miratuar konkluzat, me te cilat autorizohet Ministria e Jashtme qe te paraqese propozimin e ndryshuar te rezolutes per Kosoven ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara.
Ky eshte rezultat i marreveshjes se djeshme te presidentit serb, Boris Tadiq, dhe kryediplomates se Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton, ne Bruksel.
Presidenti Boris Tadiq tha se rezoluta e perbashket e Serbise dhe BE-se do te mundesoje dialog per zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves, e cila do te konfirmohet ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara.
Emeruesi i perbashket qe u arrit eshte fryt i kompromisit, i cili nenkupton se pas vendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise eshte gjetur formula, me te cilen hapet dialogu per zgjidhjet e ardhshme, e cila thirret ne Karten e Kombeve te Bashkuara, dhe e cila nuk e permban njohjen e pavaresise se Kosoves ne asnje menyre, thuhet ne deklaraten me shkrim te presidentit Tadiq.
Teksti i projekt-rezolutes eshte harmonizuar te merkuren me te gjitha partite ne koalicion dhe partite opozitare ne Serbi.
Ne komunikaten e Qeverise ne Beograd thuhet se dokumenti, tek i cili eshte arritur ne bashkepunim me BE-ne, eshte plotesisht ne pajtim me vendimin e parlamentit te Serbise te dates 26 korrik, 2010.
Ne njoftim theksohet se me tekstin e harmonizuar, mbyllet procesi para Gjykates Nderkombetare te Drejtesise.
Me tutje, ne projekt-rezolute behet thirrje per dialog ndermjet Beogradit dhe Prishtines, i cili, sic thuhet, eshte ne pajtim me qendrimin parimor te Serbise se vetem permes bisedimeve mund te gjendet zgjidhje e pranueshme per te dyja palet lidhur me ceshtjen e Kosoves.
Ne tekst thuhet se me propozim-rezoluten ne asnje menyre nuk njihet pavaresia e Kosoves.
Ne komunikaten e Qeverise thuhet se propozimi i mundeson Republikes se Serbise qe te vazhdoje ti mbroje interesat legjitime dhe kombetare te saj ne menyre paqesore dhe diplomatike, ne bashkepunim me BE-ne dhe te gjithe faktoret e rendesishem nderkombetare.
Diskutimet dhe votimi mbi projekt rezoluten e Serbise per Kosoven ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara, jane paralajmeruar per 9 shtator.
Gazeta serbe blic ka zbuluar dhe tekstin e plote te projekt-rezolutes se ndryshuar
a) Te vetedijshem per qellimet dhe parimet e Kombeve te Bashkuara;
b) Duke marre parasysh funksionet dhe autorizimet e saj mbi baze te kartes se Kombeve te Bashkuara;
c) Duke perkujtuar ne rezoluten e saj 63/3 nga data 8 tetor 2008, me te cilen kerkohet nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise qe te jape mendimin e saj keshilledhenes ne lidhje me pyetjen A eshte shpallja e njeanshme e pavaresise nga ana e organeve te perkohshme veteqeverisese ne Kosove ne perputhje me te drejten nderkombetare?;
d) Duke pranuar me respekt mendimin keshilledhenes te GJND-se nga data 22 korrik 2010 se shpallja e njeanshme e pavaresise se Kosoves eshte ne perputhje me te drejten nderkombetare kur behet fjale per Kosoven dhe pas shqyrtimit te vemendshem te saj, duke perfshire edhe ceshtjet per te cilat eshte dhene mendimi;
e) Merr ne dijeni permbajtjen e GJND-se lidhur me ate se shpallja e njeanshme e pavaresise se Kosoves eshte ne perputhje me te drejten nderkombetare kur behet fjale per Kosoven, si pergjigje ne kerkesen e Asamblese se Pergjithshme;
f) Pershendet gatishmerine e Bashkimit Evropian per te lehtesuar procesin e dialogut ndermjet paleve. Procesi i dialogut vetvetiu do te jete faktor i paqes, sigurise dh stabilitetit ne rajon. Ky dialog ka per qellim te avancoje bashkepunimin, te realizoje perparim ne rrugen drejt BE-se dhe te permiresoje jetesen e njerezve.