Publikuar me : 21.10.2011 Ne :
Politike - 89 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Sipas deputetit demokrat Gazmend Oketa Presidenti Topi në momentin që do t`i përfundoj mandati në muajin korrik të 2012, mund të rikthehet në Partin Demokratike.
“Në bazë të statutit të PD, Topi ëhstë automatikisht antarë i Këshillit Kombëtar të kësaj partie. Unë mendoj se do të ishte dhe në nderin e PD-së që të respektonte së pari statutin”, tha Oketa.
Në lidhje me thashethemet se Aleanca Kuq e Zi do të jetë një alterantivë për Topin Oketa ish zv. kryeministër dhe ministër në qeverinë Berisha, theksoi se përplasjet mes mazhorancës dhe presidentit në shumicën e rasteve janë pjesë e politikës së vjetër 20- vjeçare që ndiqet në Shqipëri.
Sipas tij deri në momentin kur do ketë diçka konkrete përplasjet e “vogla” do të jenë normale. Gazmend Oketa foli me rezerva edhe për mënyrën si funksionojnë forumet e parties.