Publikuar me : 04.10.2011 Ne :
Kronike - 33 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Foto ilustruese
10 kg marijuanë janë sekuestruar dhe 4 persona janë vënë në pranga në kuadër të operacionit të policisë së Korçës, të koduar “Maliqi”.
Ajet Bazelli, 50 vjeç; Besmir Zguri, 23 vjeç; Nertil Zhupani, 23 vjeç dhe Luan Prenjasi, 24 vjeç, të gjithë banues në fshatin Maliq të Korçës u arrestuan pasi hetimet 3-mujore kishin vërtetuar aktivitetin e tyre në prodhimin dhe shitjen e lëndës narkotike.
Katër personat e arrestuar e kishin shtrirë aktivitetin e tyre në Korçë, Maliq, Pogradec e Bilisht.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.