Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Opozita manipulon me te vdekurit

Publikuar me : 17.02.2012 Ne : Kuriozitete - 33 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Sali Berisha

Nuk mund të mbjellësh tmerr e terror të zhveshur nga çdo lloj morali. Dua t’i them zotit Edi Rama që bën ciu- ciu nga mëngjesi deri në darkë se je i vetmi në Europë që përpiqesh të nxjerrësh kapital politik nga kjo situatë e tillë. Je unik, që bën kallogjerin, kasandrën e të keqes, që na thua se pas borës do vijë përmbytja.

Pra, ky zotëri ka organizuar një rrjet dizinformimi të paskrupullt me telefonata, njofton se ku shemben dhjetë shtëpi dhe më e keqja, në raportin e tij fatal me vdekjen, ky njeri ka kulturë përdhosjen e kodit të vdekjes. Sot nga selia e partisë së tij citohet një familje në Margegaj të një intelektuali të shquar duke thënë se ka mbi dhe mbi dy ditë. Si në rastin e Kosta Trebickës apo në raste të tjera.

Ta dijë ky zotëri dhe i them asaj zonjës se andej nga e ka origjinën e caktojnë vetë sa e qajnë dhe sa e mbajnë të vdekurin. Në këtë kod kanunor e mbajnë 24 orë. Ai ishte varrosur sipas të gjitha përcaktimeve, por i duhej Edi Ramës kjo sepse pasioni i tij për vdekjen është i papërmbajtshëm. Edhe kur i përplasin shaminë në surrat, edhe kur shpall të vrarë Kosta Trebickën. Kodin mortor duhet ta respektosh si kushti më kryesor për të qenë i qytetëruar.

Shpif sa të duash, por me të vdekurit mos u merr, lëri në paqen që ata meritojnë. Nuk mund të bëhen ata në asnjë rrethanë objekt politizimi. Nuk mund të dalësh çdo ditë si korb. Kjo është në kundërshtim flagrant me frymën e socialistëve. Ata pa asnjë dallim përpara kanë një rrezik. Nuk kanë asnjë lloj diference në qëndrimin e tyre ndaj problemeve të krijuara nga moti i madh. Ky sikur lexon librat e të atit të tij shpirtëror.

I thashë këto sepse e gjithë Europa është e mbuluar me dëborë, vende më të fuqishme se Shqipëria përballen me pasoja serioze, me dhjetëra e qindra viktima. Në asnjë vend nuk ka një lider opozite që manipulon me të vdekurit, që shkelmon sakrificën e mijëra burrave e grave që janë angazhuar në këtë operacion ndihme.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kamikazet e drejtesise perballe vellezerve Deda

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 55 here.
Fatos Mahmutaj Zabit Deda, vëllai i Hekuran Dedës të vrarit më 21 janar, është dënuar nga Gjykata e Tiranës për shpifje, pasi akuzoi publikisht kryeministrin Sali Berisha, se i kishte dërguar njerëz në shtëpi me foton e vrasësit të vëllait. Kushti ishte që të pranonin Berishën në shtëpi. Më kot u mundua Berisha të blinte gjakun e dibranit fisnik Hekuran Deda duke trokitur ditën e mortit në shtëpinë e tij. Madje jo ditën sipas traditës së mirë shqiptare, por natën...Lexo te gjithe artikullin »


» Si e njoha Niko Agon
» Amnistimi i Serbise
» Bashkemoshatareve te mia
» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin
» Tragjedia si kusht per solidaritet
» Te dedikohem nje faleminderit, Greqi
» Per cfare kane nevoje shqiptaret

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit