Publikuar me : 07.12.2011 Ne :
Kronike - 61 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Sinan tafaj
Shoqata e të Verbërve dhe ajo e Para dhe Tetrapegjikëve kanë paditur në Prokurori abuzimet në listat e personave, që kompensohen nga qeveria, për sa i përket energjisë elektrike.
Sipas akuzave të ngritura në listën e personave, të cilëve qeveria u rimburson 80 perqind të faturës së energjisë elektrike ka mbi 10 mijë emra, që përfitojnë në mënyrë abuzive. Ne mes tyre radhiten emra të njohur, firma private, persona që kanë vdekur e të tjerë.
“Qoftë në listat e përfitimit të energjisë elektrike, qoftë në listat e përfitimeve të tjera, përfshirë dhe karburantet, ka një numër të madh të abuzuesve. Aty ka edhe firma edhe biznese, edhe personalitete, të cilët duhen verifikuar, sepse ata mund të jenë qiraxhinj të dikujt”, kështu ka argumentuar akuzën e ngritur Sinan Tafaj, president i Këshillit Kombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuara.
Sipas të dhënave të deritanishme përfitues të komensimit janë rreth 15 mijë persona me aftësi të kufizuara ndërkohë që aktualisht këtë kompensim e përfitojnë sipas statistikave 25 mijë persona. Matematikisht llogaritet që 10 mijë persona po vjedhin shtetin ose por përfitojnë një kompensim energjie elektrike prej 80 perqind të shumës.