Publikuar me : 27.12.2011 Ne :
Kronike - 76 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kërkesat e minatorëve pritet të jenë në qëndër të vëmëndjes së palëve, gjatë një takimi në të cilën do të mbahet ditën e sotme në Tiranë.
Minatorët e Bulqizës do të mbajnë një takim me administratorin e përgjithshëm të ACR-së, lidhur me pagën e 13-të dhe 50 perqind e pagës së prapambetur.
Duke i’u referuar pak ditëve më parë, kanë qënë minatorët të cilët kanë theksuar se do rinisnin protestat, vetëm nëse ACR nuk përmbush këto detyrime.
Ndër të tjera, minatorët shprehen të indinjuar dhe për shumë kërkesa të tjera të cilat nuk janë ezauruar, duke u ndalur në kushtet e vështira ekonomike dhe pamundësisë për të festuar Vitin e Ri, për shkak të ardhurave jo të duhura.