Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Pagat e PS, cdo deputet padi penale Topallit

Publikuar me : 24.06.2010 Ne : Politike - 164 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Grupi i PS vendos ngritjen e nje grupi pune per te kontrolluar financat e Kuvendit dhe menyren se si administrohen ato dhe kundershton ndryshimin e rregullores per votimin e dekreteve te presidentit


TIRANE- Grupi i Partise Socialiste do te ngreje nje grup pune per hartimin e nje alternative per reformimin e buxhetit te Kuvendit.


Gjate mbledhjes se grupit parlamentar te Partise Socialiste, e cila eshte drejtuar nga kryetari i grupit, Gramoz Ruci, deputetet e majte kane marre direktiva, ne baze te komisioneve ku ata marrin pjese qe te punojne dhe te hartojne relacione per cdo komision.


Direktiva te vecanta kane marre nenkryetaret e komisioneve parlamentare qe mbahen nga te majtet, te cilet duhet te raportojne per veprimtarine e komisioneve.


Grupi Parlamentar Socialist diskutoi gjithashtu serish mbi ndryshimet e Rregullores se Kuvendit, te propozuara nga mazhoranca e te cilat jane perfshire ne rendin e dites se seances se dites se enjte.


Sipas socialisteve, miratimi i njeanshem nga ana e mazhorances i ndryshimeve te Rregullores se Kuvendit do te cenoje pavaresine e institucioneve kushtetuese.


Socialistet priten qe se shpejti te ngrene nje grup pune, ne te cilin te marrin pjese deputetet socialiste per reformimin e financave te Kuvendit.


Nderkohe qe nuk dihet nese do te kerkohet edhe ngritja e nje komisioni hetimor per shperdorimet e kryetares se Kuvendit, ide e propozuar nga deputeti Erjon Brace.


Qellimi i ndryshimeve qe socialistet kerkojne te bejne me financat e Kuvendit lidhet me kryetaren e Kuvendit. Opozita nuk deshiron qe buxheti i Kuvendit te mbetet vetem ne doren e kryetares se parlamentit, Jozefina Topalli.


Socialistet kane akuzuar vazhdimisht kryetaren e Kuvendit per shpenzime te pajustifikuara me buxhetin e Kuvendit, nderkohe qe konflikti me i fundit lidhet me pagat e mbajtura te deputeteve te majte gjate periudhes qe kane qene jashte parlamentit. Ne mbledhjen e djeshme te grupit eshte kerkuar qe buxheti te vendoset ne funksion te 140 deputeteve dhe jo ti lihet ne dore kryetares se Kuvendit.


Nje tjeter ceshtje e diskutuar gjate mbledhjes se grupit socialist ka qene rrogat dhe dietat e deputeteve te majte te mbartura per kohen qe keta te fundit nuk kane qene ne Kuvend.


Grupi nuk ka marre nje vendim te perbashket per ngritjen e nje padie penale te perbashket ndaj Administrates se Kuvendit. Por, cdo deputeti i lind e drejta dhe eshte i lire te ngreje padi ndaj Kuvendit per rrogat dhe dietat e tyre.


Deputetet e majte percaktuan edhe temen e diskutimit gjates seances se sotme parlamentare, ku edhe njehere tjeter 60 minutave te diskutimit te lire qe percakton Rregullorja e Kuvendit ne fillim te seances do ti marre ndryshimi i menyres se votimit.


Ne njoftimin zyrtar te Partise Socialiste behet e ditur se grupi socialist i qendron idese se miratimi i njeanshem nga ana e mazhorances i ndryshimeve te propozuara do te prodhoje pa me te voglin dyshim thellimin e metejshem te krizes politike dhe, sipas selise roze, do te cenoje ne menyre te drejtperdrejte pavaresine e institucioneve kushtetuese te vendit.


Grupi Socialist i qendron vleresimit te bere publik se ndryshimet e propozuara ne menyre te njeanshme nga ana e mazhorances jane ne kundershtim me praktikat e funksionimit te nje parlamenti demokratik europian,- thuhet ne njoftimin e Partise Socialiste.


Ndryshimi i rregullores, debate ne Kuvend


Ndryshimi i Rregullores se Kuvendit per menyren e votimit eshte shoqeruar me debate edhe ne Keshillin per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin te zhvilluar me date 15 qershor. Deputetet Gramoz Ruci dhe Pandeli Majko kane replikuar me koleget e tyre te djathte, Ilir Rusmali dhe Eduart Halimi.


Gjate kesaj mbledhjeje, deputetet e majte kembengulen ne idene se ndryshimi i menyres se votimit nga votim i fshehte ne votim te hapur eshte nje menyre per te kontrolluar politikisht voten. Ndersa, sipas te djathteve, votimi i hapur eshte ne funksion te transparences.


Prej disa ditesh deputetet e shumices thone se votimi i hapur do ti sherbejne transparences, kurse deputetet e opozites thone se kjo eshte nje menyre per te kontrolluar politikisht voten.


Pritshmeria e mazhorances per te marre edhe konsensusin e opozites per ndryshimin e menyres se votimit ka bere qe edhe afati ligjor per votimin e dekreteve te Presidentit te Republikes per vendet vakant ne Gjykaten e Larte te tejkalohet.


***********************************

Deputetet kerkojne qe qeveria te rrise fondet per Sherbimin, jane te krahasueshme me ato te vitit 2001


SHISH, buxheti i pamjaftueshem per te punuar

TIRANE- Fondet e dhena nga qeveria shqiptare per Sherbimin Informativ Shteteror jane te pamjaftueshme per te kryer nje pune eficiente dhe per kete arsye deputetet kane kerkuar rritjen e tyre.


Kreu i SHISH, Bahri Shaqiri raportoi dje ne Komisionit per Sigurine ne Kuvend dhe pas raportit deputetet i kane drejtuar edhe pyetje rreth pikave te paqarta. Deputetet e te dyja forcave politike qe marrin pjese ne Komisionin e Sigurise kane shprehur mendime te njejta per punen e ketij sherbimi.


Gjithsesi, gjate mbledhjes, socialistet kerkuan rritjen e buxhetit per Sherbimin Informativ Kombetar, pasi, sipas tyre, do ti sherbente me mire funksionit te inteligjences shqiptare.


Pas mbledhjes, nenkryetari i Komisionit te Sigurise, Ilir Gjoni, u shpreh se palet kerkuan qe SHISH-it ti rriten te ardhurat, pasi buxheti aktual i ketij institucioni eshte i krahasueshem me ate te vitit 2001.


Pati nje konsensus nga te gjithe anetaret per buxhetin dhe u dha mbeshtetje per anen financiare, te cilat do ti sherbejne si per pagat e punonjesve, ashtu edhe per blerjen e pajisjeve te reja teknologjike per permiresimin e veprimtarise se SHISH-it, - tha nenkryetari i Komisionit te Sigurise, Ilir Gjoni. Sipas deputetit Gjoni, gjate mbledhjes nuk eshte diskutuar per ndryshimet ne ligjin per Sherbimin Informativ Kombetar.


Draftin e ligjit per SHISH e ka marre ne shqyrtim EURALIUS qe pritet te sjelle verejtjet dhe propozimet e veta per projektin e kaluar tashme edhe ne komisionet parlamentare. Edhe deputeti tjeter socialist, Pirro Lutaj, u shpreh se problemi kryesor qe ka Sherbimi Informativ eshte mungesa e buxhetit per realizimin e misionit.


***************************


Rama Kriza i ka rrenjet tek zgjedhjet e shkuara


Kryesocialisti Edi Rama gjate fjales se tij ne Keshillin e Internacionales Socialiste mbajtur ne Nju Jork deklaroi se kriza ekonomike ne Shqiperi i ka rrenjet tek zgjedhjet e shkuara.


Sot Shqiperia perballet me nje krize aspak te thjeshte politike, e cila i ka rrenjet ne zgjedhjet e shkuara, por, me ane tjeter, eshte vetem maja e ajsbergut te nje krize qe ka prekur funksionet e demokracise, ka politizuar e paralizuar drejtesine, ka hyre ne ekonomine e te dhenave e te shifrave te genjeshterta, - u shpreh kreu i PS-se.


Lideri i opozites u shpreh se eshte tejet shqetesuese mungesa e transparences se qeverise shqiptare per gjendjen ekonomike, ne te cilen ndodhen shqiptaret.


Ndjehemi tejet te shqetesuar per ate cka mbahet mbyllur ne erresiren e mungeses se informacionit nga qeveria shqiptare lidhur me gjendjen reale te ekonomise se vendit tone, - tha Rama nga New Yorku.

Sipas kryesocialistit Rama, ekonomia shqiptare ka dhene shenja te qarta, alarmante, renieje, nderkohe qe shqiptareve u thuhet e kunderta dhe u fshihet kokefortesish e verteta.


Diten e djeshme kreu i PS-se u kthye ne Shqiperi pas pjesemarrjes ne Keshillin e Internacionales Socialiste, i cili u mbajt ne Nju Jork ne datat 21-22 qershor.


Ne kete forum te larte te socialisteve te te gjithe vendeve te botes, Partia Socialiste perfaqesohej nga nje delegacion i nivelit te larte kryesuar nga Kryetari Edi Rama.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha – KE-se Ne ato ndihma qe na jepni, percaktoni nje pjese te mire per bujqesine

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 30 here.
Berisha – KE-se  Ne ato ndihma qe na jepni, percaktoni nje pjese te mire per bujqesineKryeministri Sali Berisha / Foto arkiv Kryeministri Berisha i bëri apel Komisionit Europian që në ndihmat që i jep Shqipërisë të përcaktojë një pjesë për bujqësinë. Në konferencën me temë “Integrimi në BE dhe biznesi”, Berisha u shpreh se asnjëherë në zonat rurale të Shqipërisë nuk është investuar sa vitet e fundit. “Apeli im ndaj Komisionit Evropian është që në ato ndihma bujare që na jepni, të përcaktoni një pjesë të mirë të tyre për bujqësinë....Lexo te gjithe artikullin »


» Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne
» PD nis sot negociatat per presidentin, takimi i pare me Ilir Meten
» Presidenti, PD nis sot negociatat
» Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Presidenti, Berisha negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave te 21 majit
» Volfart Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyer
» DASH Ligji “nuk ka fuqi” ndaj zyrtareve te larte

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit