Publikuar me : 09.01.2012 Ne :
Rajoni - 96 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Ish-presidenti i Pakistanit, Pervez Musharaf, paralajmëron kthim në Pakistan, për t’u bërë gati për zgjedhje. Ndërkaq, sfida e parë e tij mund të jetë shmangia nga arrestimi.
Prokurorët e shtetit kanë deklaruar se ata po planifikonin kapjen e ish-shefit të ushtrisë, nën akuzat se ai nuk arriti të ofrojë siguri për ish-kryeministren, Benazir Buto, para vrasjes së saj në vitin 2008.
Ai u ka bërë të ditur mijëra përkrahësve në Karaçi, se do të kthehet në Pakistan ndërmjet datave 27 dhe 30 janar.