Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Panair armesh me shume pikepyetje

Publikuar me : 29.10.2011 Ne : Kuriozitete - 31 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 

Klik Ekspo Grup per të dytin vit rradhazi organizoi në Tiranë panairin ALMEX me destinacion armët, prodhimet për ushtrinë dhe për agjensitë ligjzbatuese si edhe zgjidhje për probleme të sigurisë dhe mbikqyrjes. Hapja e një panairi të tillë pa dyshim është një risi e mirëpritur. Një guxim i tillë të kujton pionerët e kapitalizmit shqiptar: kasapët dhe qoftexhinjtë e parë privat, diskotekën e parë në Tiranë, biznesmenët e parë në import eksport, ndërtuesin e parë privat të grataçielës së parë, fabrikën e parë private të pijeve të buta etj etj. Shteti si gjithmonë e ndihmon pak apo edhe aspak privatin të konkurojë në mjedisin ballkanik, nuk po pretendojmë ende për një konkurencë europiane.Në këtë panair ndihma direkte e shtetit konsistonte në bandën e ushtrisë dhe ca gërdalla 45 vjeçarekineze kalibër 85 dhe152 mm.

Kuptohet stendat e enteve shtetërore vërtet sjellin para për firmën organizuese të panairit,por ato janë në panair jo përtë ndihmuar privation me fonde publike, por për të bërë propagandë për sukseset e qeverisë kuazi kuislinge në fushën e mbrojtjes së Atdheut.

Panairi kësaj here pjesën e luanit ia kishte lënë firmave franceze e italiane të cilat të përkrahura nga shtetet e tyre kanë bërë jo pak bisnes me fondet shtetërore shqiptare në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Madje ndonjëherë na kanë trajtuar neve shqiptarëve edhe sipas proverbit: Kalova lumin të …. kalin.

Francezët pak kohë pasi siguruan kontratën e majme me helikopterët Super Puma e suprimuan si të  tepërt vendin e atasheut ushtarak në ambasadën e tyre nëTiranë, i cili daton nga tetori i vitit 1945.

Në panair atasheu francez i sapo ardhur nga Roma shëtiste nga njëri pavion i firmave franceze te tjetri, duke punuar për kontrata të reja me fonde shtetërore shqiptare. Ndërsa në inagurimin e panairit gjeje gjithçka, edhe një pavion modest rumun, edhe firma serbe edhe atasheun ushtarak hungarez, mungonin për fat të keq përfaqësuesit e ambasadave dhe biznesit amerikan dhe turk, dy shteteve, të cilat kanë kontribuar aq shumë me donacione për ushtrinë dhe agjensitë ligjzbatuese shqiptare.

Normalisht firmat italiane rrezatonin kulturë biznesi të shoqëruar me llojshmëri ofertash, përjashtim bënte përfaqësuesi zeshkan tipik meridional i një firme italiane me histori 485 në prodhimin e armëve. Ai i trajtonte vizitorët dhe median shqiptare me përbuzje e bezdi, ndonëse shteti shqiptar me fondet e tij të kufizuara ka blerë jo pak prodhime te kjo firmë, madje edhe pushkë sulmi ARX 160, që u refuzuan nga forcat antidrogë meksikane si cilësisht inferiore nga produkte të ngjashme gjermane, amerikane apo edhe jug koreane.

Serbët me mençuri mbanin një profil të ulët në panair dhe nuk shihje as Gjeneral Jovan Cekoviçin, as Zoran Damjanoviçin, as SllobodanTesiçin as Djuiçin asnjë nga kontrabandistët serbë, që kanë bërë aq shumë biznes me ortakët e tyre shqiptarë, kur në Ministrinë tonë të mbrojtjes janë ndërruar të paktën katër ministra.

Entet e ndryshme shtetërore bënin skifo. Sa shikoje pavionin e SHIU-t të kujtohej roli i SHIU-ut si hyzmeqar i kontrabandistëve serbë të armëve me qëndrime ndaj psh.Sllobodan Tesiçit edhe më servile se BIA serbe. Kur kaloje te stenda e Aleat-Safran-gjendjes civile dhe dëgjoje llogjet për sigurinë europiane të pasaportave shqiptare të kujtohej bashkëfshatari i Driteroit nga Lumalasi identitetin e të cilit në pashaportën biometrike  e kishte vjedhur një njeri me precedent penalë, paharruar vrasësin kosovar (me kartë identiteti shqiptare) të argjendarit te stacioni i trenit.

Nëse i shtojmë këtu edhe terroristët jemenitë me pashaporta biometrike shqiptare atëhere stenda Aleat-gjendje civile nuk të bën më për të qeshur, por për të qarë. Flota luftarake detare në stendën e saj mburrej me Ilirinë pa asnjë vlerë luftarake dhe me vlera të kufizuara ligjzbatues si edhe me Orikun, që e hodhën në ujë pa e mbaruar ende.

Mediokritetin e enteve shtetërore nuk mund ta mbulonte as anglishtja shumë e mirë as profesionalizmi në shpjegimet me poëer point të ndonjë koloneli, që me përgatitjen e tij dinjitoze të sillte ndërmend proverbin: me një lule nuk vjen behari.

Fatkeqësisht në panair ndryshe nga vjet, ku gjithshka funksionoi si orë zvicerane, pati probleme të shumta. U anullua një event në Durrës me pjesëmarrje helikopterësh, e anijesh patrulluese me operacione kërkim-shpëtimi (SAR), me operacione komplekse antiterror,me sebepin se të tëra anijet dhe të gjithë helikopterët janë të zënë me operacionin kërkim-shpëtimi të ekujpazhit të anijes turke të mbytrur 2 javë më parë në Adriatik!!

Konferenca (workshop) i Autoritetit shtetëror të kontrollit të import-eksporteve pas dy shtyrjesh u anullua gjithashtu,pa u dhënë ndonjë sebep zyrtar. I mjeri autoritet kontrolli, që është shndërruar në një “prezervativ” për kontrabandën serbe të armëve si në rastin e anijes M/V Pyramis me pronar minoritar, kur pas pilafit lëshoi lejen për  tranzitim të armëve serbe drejt portit të Um-Kasrit në Irak.

Kjo anije nuk mbërriti kurrë në Irak, por pasi fiku paisjen detektues GPS shkarkoi armët serbe në një port mesdhetar, të një vendi në Lindjen e Mesme. Trafikantët lanë gjurmë vetëm se marinarët duke shfrytëzuar sistemin roaming i telefonuan familjarëve të tyre në Shqipëri, duke zbuluar pa dashje dhe vendndodhjen e anijes.

Ky ishte Panairi Almex  një përpjekje titanike e një firme private për sukses dhe një shpalosje e paturp e qyqarllëkut dhe tangërllëkut të administratës së shtetit shqiptar, ku si zakonisht shkëlqeu për turp të tij ministri i anijes Vela Luka.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kamikazet e drejtesise perballe vellezerve Deda

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 55 here.
Fatos Mahmutaj Zabit Deda, vëllai i Hekuran Dedës të vrarit më 21 janar, është dënuar nga Gjykata e Tiranës për shpifje, pasi akuzoi publikisht kryeministrin Sali Berisha, se i kishte dërguar njerëz në shtëpi me foton e vrasësit të vëllait. Kushti ishte që të pranonin Berishën në shtëpi. Më kot u mundua Berisha të blinte gjakun e dibranit fisnik Hekuran Deda duke trokitur ditën e mortit në shtëpinë e tij. Madje jo ditën sipas traditës së mirë shqiptare, por natën...Lexo te gjithe artikullin »


» Si e njoha Niko Agon
» Amnistimi i Serbise
» Bashkemoshatareve te mia
» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin
» Tragjedia si kusht per solidaritet
» Te dedikohem nje faleminderit, Greqi
» Per cfare kane nevoje shqiptaret

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit