Publikuar me : 25.10.2011 Ne :
Kronike - 95 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Burime nga Lezha bëjnë të ditur se sot në orët e para të mëngjesit policia arrestoi në flagrancë shtetasin Sokol Kovacaj, i cili ka tentuar të vrasë me armë të ftohtë thikë shtetasin tjetër Pal Prendi.
Shtetasi Pal Prendi, i cili nga kjo tentativë mbeti i dëmtuar rëndë është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, deri tani nuk ka të dhëna mbi gjendjen e tij.
Policia nisi menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura shkaqet që kanë quarë në lindjen e këtij konflikti.
Pas parandalimit të krimit dhe arrestimit të autorit Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim shtetasin Simon Zefi, i dyshuar si bashkëpunëtor i autorit të krimit, dhe është duke marrë masat për gjetjen e tij.