|
Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
Publikuar me : 18.04.2011 Ne :
Shendeti - 126 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'
Parazitozat sjellin shume komplikacione te renda per shendetin. Kafshet jane nje nder burimet kryesore te parazitozave. Mjekja infeksioniste, Sabahet Dedja, shpjegon se si te shmangim semundjen dhe shenjat e semundjes.
Çfare komplikacionesh sjellin ne organizem?
Vecori e ketyre paraziteve eshte se nuk qendrojne vetem ne zorre, por nje perqindje e tyre, ndonese e vogel, mund te zhvillohen ne disa organe si mushkri, melci, tru, rruget e temthit. Ne organet ku vendosen, keto shfaqin shenja klinike te vecanta dhe te veshtira per tu diagnostikuar.
Ne perqindje me te madhe te rasteve parazitet zhvillohen ne zorre dhe ne rastet askarideve numri i madh i tyre, me e pakta mund te shkaktojne ngaterrim zorresh (bllokim te zorreve) gje qe con ne nderhyrje kirurgjikale urgjente.
Ka raste, ndonese te rralla, qe parazitet te nxirren jashte me te vjella dhe gjate ketij fenomeni mund te kthehen mbrapsht nepermjet rrugeve te frymemarrjes. Ne keto raste, ato mund te shkaktojne deri ne asfiksi. Ndersa shiritat mund te vendosen ne te gjithe muskujt e turpit pa perjashtim.
Komplikacion tjeter eshte qe keto parazitoza te vendosen ne melci ose ne veshka duke formuar ate qe njihet me termin ekinokok.
Ju thate se nje nga burimet e parazitozave jane qente dhe macet. Si ndodh transmetimi i parzitozave nga keto kafshe?
Kohet e fundit eshte bere zakon, si ne disa vende te tjera te botes, qe te mbahen qen dhe mace ne shtepi dhe shtimi i qenve rrugace ne te gjitha qytet pa perjashtim. Kjo ka sjelle dhe perhapje te gjere te infektimit dhe te ndotjes se madhe te mjedisit nga larvat dhe vezet invazive. Vleresohet nga pikepamja epidemiologjike si faktor primar i rrezikut ndaj ketyre infeksioneve parazitare ne ambiente shtepiake, sidomos koneve qe, sic dihet, preferohen nga femijet si kafshe shoqeruese, duke bere qe rreziku per tu prekur nga keto te jete me i larte.
Kafshet, pavaresisht se mund te defekojne jashte, mund te sherbejne si burim parazitozash. Duke u kruajtur dhe prekur objekte shtepiake, ato mund te leshojne veze te paraziteve, te cilat me pas te futen ne organizmin e njeriut.
Kafshet vaksinohen, pse mund te sherbejne si burim parazitozash?
Nje kafshe nuk vaksinohet per parazite, pasi nuk ekzistojne vaksina per to. Kjo e ben te pambrojtura ndaj tyre dhe njekohesisht transmetues se tyre.
Çfare mund te shkaktojne keto parazitoza qe transmetohen nga kafshet?
Mund te shkaktojne anemi, urtikarie dhe mund te jape dhe demtime ne sistemin nervor. Nga studime te ndryshme eshte pare qe helmet qe leshojne keta parazite ne organizem kane cuar ne demtime te renda te sistemit nervor.
Si mund te parandalohen keto semundje?
Menyra me e mire parandaluese eshte higjiena maksimale dhe kryerja, te pakten nje here ne vit, e analizave te feces per parazite.
Si ta kuptosh se je prekur nga parazitozat?
Ne fillim mund te shfaqet dhimbja e barkut, e perqendruar kryesisht rreth kerthizes. Kjo zgjat me ore deri ne disa dite, e shoqeruar me te perziera, dalje te feceve jo shume te formuara dhe me ere te rende, rralle mund te shfaqet me kapsllek.
Pacienti mund te kete ulje oreksi, mund te shfaqe ne lekure elemente makulopapiloze (pika te forta te kuqe, te ngritura pak mbi nivelin e lekures, te cilat shkaktojne kruarje te vazhdueshme). Pacienti shfaq zbehje, dhimbje koke, mungese perqendrimi dhe nervozitet. Kercet dhembet naten dhe ka kruarje te hundeve.
Semundja
Vecori e ketyre paraziteve eshte se nuk qendrojne vetem ne zorre, por nje perqindje e tyre, ndonese e vogel, mund te zhvillohen ne disa organe si mushkri, melci, tru, rruget e temthit. Ne organet ku vendosen, keto shfaqin shenja klinike te vecanta dhe te veshtira per tu diagnostikuar.
Kafshet
Vleresohet nga pikepamja epidemiologjike si faktor primar i rrezikut ndaj ketyre infeksioneve parazitar ne ambiente shtepiake, sidomos koneve qe sic dihet preferohen nga femijet si kafshe shoqeruese, duke bere qe rreziku per tu prekur nga keto te jete me i larte.
'
Komente

nga : siana
Koment publikuar ne daten 05.01.2012
si mund te ruhemi nga keto semundje?

nga : rita
Koment publikuar ne daten 17.08.2011
eshte ngjitese kjo semundja e paraziteve
|
Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine :
Shendeti - Lexuar : 612 here.
'
Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve.
Mengjesi
Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele
» Alergjite nga barnat, ja perse ndodhin
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|