Parazitozat shkaktojne pothuajse 60perqind te semundjeve infektive. Problemi eshte se nuk njihen menyrat e parandalimit te infektimit dhe komplikacionet qe mund te sjellin ato ne organizem, njihen shume pak. Mjekja infeksioniste, Sabahet Dedja, tregon per burimet kryesore te parazitozave, si zhvillohen ato ne organizem dhe rreziqet qe ato mbartin, nese nuk trajtohen ne kohe.
Cilat nga semundje infektive jane me te shpeshta?
Semundjet me te shpeshta infektive jane parazitozat, pra ato qe e kane origjinen te parazitet. Perhapja e tyre eshte ne perqindje mjaft te larte, gati 60perqind, per vete kushtet higjieno-sanitare te uleta, te cilat bejne qe keto lloj infeksionesh te gjejne terren dhe te zhvillohen.
Cilat jane burimet me te shpeshta qe e shkaktojne kete semundje?Burimet me te shpeshta jane uji i pijshem i pakontrolluar, duart e papastra, thonjte e paprere, pergatitja e ushqimeve fast-food nga punonjes te infektuar, tregtimi i mishit dhe bulmetrave ne kushte te papershtatshme higjieno-sanitare, tregtimi nga fshataret ne rruge. Por dhe mbajtja e qenve dhe maceve ne shtepi.
Nje nga menyrat e infektimit eshte nepermjet vaditjes se perimeve me ujera te zeza. Ne kete menyre vezet e ketyre paraziteve kane mundesi te hyjne ne brendesi te bimes, dhe vetem nese zihen mund te ndodhe qe te shkaterrohen, ne rast te kundert ato mbijetojne dhe kalojne te njeriu.
Si ndodh infektimi?
Vezet merren nepermjet gojes, kalojne ne zorre dhe aty me ane te qarkullimit kaloje ne disa organe dhe qe ketu gelltitet nga lengjet bronkiale, dhe shkojne perseri ne zorre. Fatmiresisht, cikli nuk eshte kaq i shpejte, vetem nje pjese e vezeve arrin te kryeje ciklin e plote. Nese do te ndodhte e kunderta, atehere numri i personave te infektuar do te ishte shume here me i larte se sa eshte realisht.
Nje pjese e vezeve demtohen nga acidet e stomakut, nje pjese gjate kalimit neper disa barriera te organizmit, dhe vetem nje pjese e vogel arrijne te bejne ciklin e plote. Ajo qe duhet te cilesohet eshte qe keto lloj parazitozash kane bujtes te vecante. Keshtu bujtesit e tyre mund te jete njeriu, macja, qeni, cakalli, derri apo zogjte. Sipas llojit te parazitozes, ka dhe bujtes te vecante, dhe per pasoje dhe mjekim dhe trajtim te vecante.
Cilat jane grupmoshat me te predispozuara?
Moshat me te predispozuar jane grupmoshat e femijeve dhe shkollareve per shkak te lehtesise se perhapjes, pasi dhe kujdesi per higjienen ne keto mosha eshte me i ulet.
Ekziston mundesia qe nese ne nje familje ka te semure me parazitoze, te preken dhe pjesetaret e tjere te familjes?
Po. Mundesia eshte e madhe, sepse vezet e parazitit kalojne shume kollaj nga perdorimi i te njejtit peshqir, vaskes, larjes se rrobave bashke me ato te personit te infektuar, perdorim i te njejtave eneve, gjera qe ndodhin ne cdo familje.
Mund te ndodhe qe te perseriten, pas trajtimit?
Keto jane semundje qe nuk lene imunitet, keshtu qe nje person pavaresisht se mund te kurohet dhe sherohet, nese merr serish mikrobin per 3 jave ai eshte serish i semure.
Shenim Neser do te lexoni se cilat jane komplikacionet qe sjellin parazitozat, shkaktaret kryesor dhe keshilla.
Shenjat e semundjes
Dhimbja e barkut, e perqendruar kryesisht rreth kerthizes
Te perziera
Dalje te feceve jo shume te formuara dhe me ere te rende
Ulje oreksi
Shfaqen ne lekure elemente makulopapiloze (pika te forta te kuqe, te ngritura pak mbi nivelin e lekures, te cilat shkaktojne kruarje te vazhdueshme).
Pacienti shfaq zbehje
Dhimbje koke
Mungese perqendrimi dhe nervozohet
Kercet dhembet naten
Kruarje te hundeve