Publikuar me : 28.09.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 94 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Parlamenti i Greqisë miratoi një taksë të re për pasuritë e patundshme, e cila është pritur me shqetësim të madh nga grekët e thjeshtë, pasi thellon masat fiskale ndaj tyre. Sipas specialistëve të ekonomisë greke kjo mase shihet nga ana tjetër e detyrueshme për qeverinë greke për të plotësuar kushtet e kreditorëve dhe për të ruajtur praninë në eurozonë.
Mediat greke raportojnë se amendamenti ligjor që u propozua u miratua nga deputetët e Pasokut në pushtet. Kjo taks e re do të vihet mbi ato ndërtesa që kanë ndërlidhje me rrjetin elektrik, ndërsa paguhet nga pronari pasurisë së patundshme dhe në raste kur godina është lëshuar me qira këtë taksë e paguan personi që ka nënshkruar kontratën e qerasë.
Ndërkohë që dhe sot në pikat e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Greqisë vazhdon greva e doganierëve greke, e cila ka bllokuar prej mëngjesit të ditës së djeshme hyrjen dhe daljen e të gjitha mjeteve.