UPDATE- Kreu i bashkise se Tiranes, njeheresh lideri i opozites, Edi Rama ka kundershtuar nismen e fundit te qeverise per shembjen e Piramides per kompleksin parlamentar, duke e quajtur ate talibanizem. Nderkohe ka deklaruar prere se konkursi nderkombetar qe u be pak kohe me pare, nxori nje projekt ideal per Parlamentin e ri.
Ne e kemi mbeshtetur pa asnje ngurrim nismen tuaj per konkursin e meparshem te parlamentit te ri dhe besoj qe edhe per eksperiencen time ne ktrye te bashkise ne raport me konkurset nderkombetare e kam thene dhe e perserit ka qene nje nder konkurset me te mireorganizuar dhe me nje rezultat qe ishte dhe mbetet spektakolar nga pikpamja e zgjidhjes dhe jo me kot juria nderkombetare e kohes, e drejtuar nga nje perosnlitet i padiskutueshem qe nuk ka asnje gjase te kete dashur te bashkoje te vdekurin me te gjallet beri nje zgjedhje shume te guximshme per ate salle- tha Rama, gjate fjales se tij ne Komitetin Shteteror per Parlamentin, thirrur nga kreytarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Sipas Rames, ka gjithfarelloj zgjidhjesh, por ate salle ne ate kontekst nuk e ka asnje vend i botes, ajo do te ishte unikalitet i paperseritshem per historine dhe kurajoen e arkitekteve.
Rama ka theksuar se sot nuk flitet me per ate qe Berisha e cileson mazoleumin e Enverit, por per qendren Pjeter Arbnori.
Rama theksoi se ne kohen e diktatures, Hoxha shembi mijera objekte kulti dhe shkaterroi qindra mijera vepra arti, duke pohuar se ky ehste talibanizem, por shtoi gjithashtu se e njejta gje mund te thuhet sot edhe per te kunderten.
Duke folur ne kete mbledhje, Berisha ka perseritur premtimin e tij se parlamenti i ri do te jete ndertesa me e bukur e Tiranes.
Sipas tij, Piramida eshte vendi ideal dhe me i pershtatshem per kuvendin e ri, ndersa ka theksuar se per ngritjen e mauzoleumit te Enver Hoxhes u shemben shtepi e vila.
Mazoleumi ishte parashikuar per te mbajtur trupin e Enver Hoxhes, si shtepia e perjetesise tokesore. Ka qene Europa ajo qe cilesoi se Enveri eshte si Hitleri, pasi Enveri shkaterroi popullin e tij, tha kryeministri, duke shtuar se hapesirat tek Piramida jane me te medha se sa hapesira per ndertesen e qeverise.
Sipas tij, Parlamenti i ri do te jete institucioni themelor i ketij shteti pas 100 vitesh rruge te komplikuar te ketij vendi.
Vleresoj thirrjen e Komitetit Shteteror per ndertimin e Parlamentit te ri dhe dua te theksoj se Parlamenti, institucioni themelor i ketij shteti pas 100 vitesh rruge te komplikuar te ketij vendi, nga kaos ne mbreteri, nga mbreteri ne okupacion, nga okupacion ne diktature, ku vend do te kete Parlamentin e ri. Kjo ndertese do te jete me dinjitoze te kryeqytetit te vendit. Ndertimi i parlamenti eshte nje imperativ para se gjithash funksional. Shqiperia eshte i vetmi vend qe nuk ka Parlamentin e saj por e ka ate ne ndertesa te ndryshme dhe ne distanca dhe jo teresisht funksional, tha Berisha.
______
Ish-ministri i kultures ne Qeverine e Stabilitetit, Prec Zogaj tregon projektin e vitit 1991. Sipas tij, shembja e Piramides eshte nje fyerje per kujtimin e Pjeter Arbnorit.
Zoti Zogaj, Kryeministri nuk e ka zene ne goje gjate debateve te djeshme emrin e Arbnorit duke theksuar se po mbyllte muzeun e Enver Hoxhes. Cili eshte komenti juaj?
Jo, nuk eshte korrekte te thuhet se po prishet muzeu i Enver Hoxhes. Po prishet Qendra Nderkombetare e Kultures Pjeter Arbnori. Kjo eshte eshte e verteta dhe une nuk e kuptoj se perse nuk e thote dot keshtu Berisha. Muzeu eshte prishur ne veren e vitit 1991, pra para me shume se nentembedhjete vjetesh. Ndertesa ku ndodhej muzeu i Hoxhes u trasformua ne Qender Nderkombetare te Kultures me vendim te Qeverise se Stabilitetit te kryesuar nga zoti Ylli Bufi. Ministria e Kultures , qe une drejtoja ne ate kohe, pergatiti projektin dhe udhehoqi zbatimin e tij. Ideja ime ishte krijimi i nje korpusi te ngjashme me qendren Pompidu ne France. Ne te vertete, te paret qe u ofruan per ti dhene jete Qendres se re Nderkombetare te Kultures ishin francezet dhe amerikanet. Me vone une u largova nga posti i ministrit. Ministrat qe erdhen me pas jane perpjekur ta zhvillojne idene fillestare, por QNK-ja nuk u ngrit dot asnjehere ne lartesine e projektit per te cilin u krijua. Nga ana tjeter, me te mirat dhe defektet, QNK-ja funksionon si e tille prej me shume se nentembedhjete vjetesh. Prej kater vjetesh, ne mos me shume, ajo mban emrin e te paharruarit Pjeter Arbnori.
Çfare ndryshimesh solli ne QNK venia e emrit te Pjeter Arbnorit?
Ndoshta nuk jam shume i informuar. Drejtuesit e Ministrise dhe te vete QNK-se Pjeter Arbnori mund ti pergjigjen me mire kesaj pyetje. Por kam pershtypjen se nuk eshte bere ndonje investim i vecante, qe te ishte ne lartesine e figures se Arbnorit.
Çdo te behet me Qendren Nderkombetare te Kultures Pjeter Arbnori? Do te zhduket apo do te vendoset diku gjetke?
Kryeministri duhej ti kishte dhene pergjigje pikerisht kesaj pyetjeje, para se te prononcohej per ceshtjen e Kuvendit te ri. Duket qarte se ne gjithe projeksionin mendor te prishjes se QNK-se, emri i Abrnorit eshte harruar fare, ose eshte shperfillur. Kjo eshte nje fyerje qe i behet kujtimit te tij, vepres se tij, vuajtjeve te tij.
Motra e Pjeter Arbnorit Emri i tij nuk mund te hiqet
Gruaja e Pjeter Arbnorit, Suzana, megjithese shprehu merzine per prishjen e Qendres Nderkombetare te Kultures, qe mban emrin e bashkeshortit, nuk preferoi qe te komentoje prishjen e Piramides dhe ndertimin aty te godines se Parlamentit te ri. Por, e motra e Pjeter Arbnorit, Antoneta, u shpreh e merzitur per vendimin e marre nga mazhoranca. Pavaresisht se duan ta heqin emrin dhe duan ta prishin, emri i Pjetrit nuk do te hiqet prej asgjekund dhe ska per tu harruar prej kurrkujt. Une jam e motra, jetoj ne Shkoder, e shoh se si e duan njerezit, se cfare mendojne dhe e respektojne. Sic e bejne kete hiq nje emer dhe vendos nje emer, nese po bejne kete pak rendesi ka, vleren qe duan ti japin disa njerez. Shumica e ka dashur dhe e don, dhe e nderon, shprehet Antoneta per prishjen e Piramides.
________
Kryetari i grupit parlamentar te PS-se, Gramoz Ruci ne pergjigje te akuzave te Berishes i kujtoi atij piramida qe po shembet eshte Qendra Nderkombetare Pjeter Arbnori.
Ne karriken ku u ule ti te premten jane bere gjykime te Enverit, ne karriken ku ulesh ti ne grupin e PD ulej enveri ne cdo plenium te Komitetit Qendror. Ne skemi pasur te bejme me Enverin, ti po dhe ne ate muze dhe relike, po ti marrim do te gjejme dhe fotografi personale tenden ne shtepi te Enverit- tha Ruci.
Ruci deklaroi se opozita ka kerkuar te behet nje gje serioze ne mbeshtetje te kushtetutes e ligjit dhe konkurs nderkombetar. Ai i kujtoi Berishes shpenzimet marramendese te bera, qofte edhe ne sallen e re te Kuvendit aktuale, per te cilat duhet te pergjigjet mazhoranca.
Sali Berisha
Çeshtja e ndertimit te parlamentit eshte domosdoshmeri. Piramida qe perjetesonte kujtimin e diktatorit me te eger tani do ti leshoje vendin parlamentit, tempullit te demokracise.
Komiteti te ngrihet sa me shpejt, ajo do te jete ndertesa me dinjitoze e kryeqytetit. Nje konkurs nderkombetar me studiot me serioze te botes, qeveria do te mobilizoje cdo gje. Komiteti te racionoje kohen cdo dite, ne menyre qe qytetaret ta shohin parlamentin e ri sa me shpejt te ndertuar.