Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Partia Socialiste Demonstratat vijojne ne te gjithe Shqiperine

Publikuar me : 01.02.2011 Ne : Kuriozitete - 135 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE - Ashpersimi i gjuhes se perdorur nga mazhoranca, moszgjidhja e krizes politike dhe akuzat ndaj opozites, kane sjelle dhe reagimin e ashper te partise me te madhe opozitare. Nje dite pas mbledhjes se Opozites se Bashkuar te Shqiperise, e cila ia delegoi forumeve socialiste detajet e pershkallezimit te qendrimit, eshte zhvilluar dhe mbledhja qe vendosi shtrirjen e demonstratave ne te gjithe Shqiperine. Pas marrjes se vendimit, lideri i socialisteve, Edi Rama, ka ndermarre nje seri takimesh me deputete socialiste te ndare sipas qarqeve. Fillimisht, ai eshte takuar me deputete te qarkut Fier dhe me pas te zgjedhur te qarkut Vlore, Elbasan, Korce dhe Tirane. Diten e sotme do te vijojne takimet me qarqet e tjera te mbetura.


Burime nga keto mbledhje bejne te ditur per gazeten Shekulli se pike kryesore e diskutimit ishte menyra se si do te vijojne demonstratat e Partise Socialiste qe do te mbeshteten dhe nga Opozita e Bashkuar. Per kete qellim, kryesocialisti ka kerkuar nje impenjim maksimal te deputeteve ne zonat e tyre te influences. Ai u ka shpjeguar socialisteve se rruga e tyre eshte pa kthim dhe se demonstratat kane ngelur e vetmja menyre per te larguar qeverine Berisha. Deputeteve u eshte kerkuar qe ti qendrojne afer elektoratit dhe tu shpjegojne atyre situaten, ne te cilen ndodhemi. Njekohesisht, u eshte kerkuar dhe qarqeve te tjera qe te jene te gatshem per cdolloj aksioni opozitar qe do te ndiqet ne ditet ne vijim. Te njejtat burime saktesojne se fillimisht eshte menduar qe demonstrata e te premtes te zhvillohet ne kater nga qytetet kryesore te vendit.
Secili qytet i Shqiperise do te mbledhe qytetare te tjere nga zonat perreth.


I gjithe veriu do te mblidhet ne qytetin e Lezhes. Ne Tirane do te perqendrohen demonstrues te Shqiperise se mesme. Ndersa ne qytetin e Korces do te jene pjese edhe banore te ardhur nga zona e juglindjes. Po keshtu, ne qytetin e Vlores do te jene pjesemarres qytetare nga jugu i Shqiperise. Si pasoje e pershkallezimit te qendrimit Partia Socialiste do te synoje permes kesaj skeme qe te shtrije vemendjen ne te gjithe Shqiperine. Njekohesisht do te kerkohet qe te arrihet dhe pjesemarrja e atyre personave, te cilat nuk kane mundur te vinin ne demonstratat e 21 janarit per shkak te largesise dhe pamundesise se levizjes. Per kete arsye, javen e ardhshme do te perseritet e njejta skeme, por qe epiqendra e jugut, Shqiperise se mesme, jug-lindjes apo veriut, do te jete nje qytetet tjeter.


Nje tjeter detaj i ketyre demonstratave eshte dhe menyra se si do te zhvillohet. Te gjithe deputetet jane informuar se demonstratat do te zhvillohen ne te njejtin orar dhe ne te njejten menyre. Kjo do te thote se demonstruesit do te mblidhen ne fillim te qytetit per te vijuar me pas ecjen e lire deri ne anen tjeter te zones ku demonstrojne. Gjate gjithe kohes, turma do te jete e pajisur me pankarta dhe do te beje thirrje per largimin e qeverise. Ne te njejten kohe, deputete apo drejtues vendore qe do te jene ne fillim te demonstrates do te jene te pajisur me megafon, me ane te cilit do te bejne thirrje qe populli te bashkohet dhe se bashku te kerkojne largimin e qeverise. Nese gjate ketyre dy javeve nuk do te kete nje reagim nga mazhoranca qe do te zgjidhte krizen politike dhe kerkesat e opozites, atehere demonstrata popullore mund te kaloje ne nje stad te ri. Behet fjale per mosbindje civile, qe do te thote bllokim i te gjithave rrugeve kryesore te vendit.



'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kamikazet e drejtesise perballe vellezerve Deda

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 55 here.
Fatos Mahmutaj Zabit Deda, vëllai i Hekuran Dedës të vrarit më 21 janar, është dënuar nga Gjykata e Tiranës për shpifje, pasi akuzoi publikisht kryeministrin Sali Berisha, se i kishte dërguar njerëz në shtëpi me foton e vrasësit të vëllait. Kushti ishte që të pranonin Berishën në shtëpi. Më kot u mundua Berisha të blinte gjakun e dibranit fisnik Hekuran Deda duke trokitur ditën e mortit në shtëpinë e tij. Madje jo ditën sipas traditës së mirë shqiptare, por natën...Lexo te gjithe artikullin »


» Si e njoha Niko Agon
» Amnistimi i Serbise
» Bashkemoshatareve te mia
» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin
» Tragjedia si kusht per solidaritet
» Te dedikohem nje faleminderit, Greqi
» Per cfare kane nevoje shqiptaret

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit