Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Partia Socialiste nuk mbyll dot listat, shpallja e kandidateve pritet sot

Publikuar me : 28.03.2011 Ne : Politike - 172 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE - Per me shume se tre ore anetaret e Kryesise se Partise Socialiste nuk kane mundur qe te perfundojne listen e kandidateve per zgjedhjet e 8 majit. Shkak per kete eshte bere numri i madh i kandidateve qe pretendojne te jene ne garen e ardhshme elektorale per nje zone te qeverisjes vendore.


Ne mbledhjen e djeshme te zhvilluar ne ambientet e selise roze, e cila nisi rreth ores 18 00, anetaret e Kryesise kane diskutuar me njeri-tjetrin mbi listen e kandidaturave perfundimtare per zgjedhjet e ardhshme.


Burime nga kjo mbledhje bejne te ditur per gazeten Shekulli se asnje qark nuk eshte zyrtarizuar perfundimisht. Te njejtat burime sqarojne se vendosja perfundimtare e emrave do te behet mesditen e sotme, ne mbledhjen e Kryesise te percaktuar ne oren 13 00. Deri me tani socialistet kane mbyllur vetem listat e kandidateve te bashkive te medha, per te cilat nuk ka debate.


Problemet jane kryesisht tek bashkite e vogla dhe tek komunat, ku kandidatet qe nuk ndodhen ne liste kane nisur nje fushate mesazhesh drejt anetareve te kryesise dhe vete kryetarit te PS-se.


Pergjate kohes qe zhvillohej mbledhje, ne ambientet e selise roze kane qene te pranishem dhjetera deputete te grupit parlamentar socialist, te cilet ishin ne gatishmeri ne rast te kerkeses se Kryesise per te sqaruar ndonje prej kandidaturave. Deputetet ishin thirrur ne mesdite per te qene te pranishem ne Partine Socialiste gjate kohes ne te cilen zhvillohej mbledhja e forumit te larte socialist.


Deputetet nga ana e tyre ndonese kane dorezuar emrat e propozuara nga baza, kane dhene dhe vleresimet e tyre per sa u perket zonave te cilat kane me shume se nje kandidat. Por, jo te gjitha zonat kane qene aq te qarta ne vendosjen e emrave per kandidatin e bashkise apo komunes per zgjedhjet e ardhshme vendore.


Dilema te medha ka pasur per shume komuna.
Megjithese deputetet dhe drejtuesit ne rrethe ishin porositur qe ne kryesi lista te ishte sa me e perpunuar dhe me sa me pak kandidate, nje gje e tille nuk ndodhi. Per kete arsye, ne mbledhjen e djeshme qe zgjati deri ne oret e vona te mbremjes, anetaret e Kryesise e kane pasur shume te veshtire te zgjidhin midis disa emrash kandidatet qe kane perparesi te njejta.


Per te mos krijuar qejfmbetje, zyrtaret e larte socialiste kane mundur te krijojne dhe kontakte me kandidatet per te marre dhe garancine e bashkepunimit. Jo te gjithe kandidatet e kane pranuar nje gje te tille. Ata kane insistuar qe te jene ne listen e kryetarit te bashkise apo komunes per shkak te angazhimit qe kane pasur prej kohesh ne strukturat e Partise Socialiste.


Nje tjeter konflikt ka lindur prej aleateve te socialisteve qe jane pjese e koalicionit Aleanca per te Ardhmen. Burime nga selia roze bejne te ditur se deri mbremjen e djeshme nuk ka pasur nje mbyllje perfundimtare per zonat te cilat do tu lihen atyre. Te njejtat burime theksojne se kerkesat e tyre kane ardhur ne rritje. Krahas kesaj, ata kerkojne zona te sigurta ne te cilat Partia Socialiste eshte favorite per te fituar apo jane bastione te majta.


Lenia e zonave te lire eshte konsultuar nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, me deputetet pergjegjes te qarqeve duke i kerkuar atyre mirekuptimin per keto levizje. Negociata e socialisteve me aleatet duke se do te vazhdojne deri ne afatet e fundit per te permbyllur perfundimisht kandidaturat dhe per ti derguar ne Komisionin Qendror Zgjedhor, meqenese dite e sotme eshte afati i fundit per dorezimin e tyre.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

PS Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 80 here.
PS  Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozitaDitmir Bushati Partia Socialiste i ka cilësuar gjetjet e raportit të Departamentit të Shtetit Amerikan konfirmim të shqetësimeve të ngritura nga opozita. Anëtari i kryesisë dhe kryetari i Komisionit për Integrimin, Ditmir Bushati, shprehet se “raporti dëshmoi realitetin” që ekziston në Shqipëri. Ai ka theksuar se PS është gati të angazhohet për heqjen e imunitetit për zyrtarët, çështje e cila në raportin e DASH konsiderohet si pengesë për luftën ndaj...Lexo te gjithe artikullin »


» Berisha – KE-se Ne ato ndihma qe na jepni, percaktoni nje pjese te mire per bujqesine
» Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne
» PD nis sot negociatat per presidentin, takimi i pare me Ilir Meten
» Presidenti, PD nis sot negociatat
» Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Presidenti, Berisha negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave te 21 majit
» Volfart Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyer

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit