Publikuar me : 06.07.2011 Ne :
Politike - 120 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kolegji Zgjedhor
Partia Socialiste vendos të tërheqë një nga dy paditë e depozituara në Kolegjin Zgjedhor. Mësohet se partia opozitare më e madhe në vend tërhoqi padinë për pavlefshmëri zgjedhjesh në 284 qendra votimi të Tiranës, ndërkohë që kërkoi shqyrtimin e padisë së dytë të saj.
Në të kërkohet detyrimi i KQZ-së që të shqyrtojë kërkesën për pavlefshmërinë e rezultatit të dalë nga 284 qendrat e votimit. Një gjë e tillë sipas përfaqësuesve të PS-së nënkupton që ata kërkojnë shqyrtimin e çështjes në themel dhe pastaj të merren me anën procedurale të saj, që është pjesë e kërkesës së dytë.
Mësohet se Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë ankimin e paraqitur nga PS-ja ditën e nesërme rreth orës 10:00, ndërsa relatore e çështjes do të jetë gjyqtarja Sashenka Jonuzi.
Në ankimimin prej 20 faqesh PS-ja kishte listuar provat e manipulimit të procesit që sipas saj kanë çuar në mos përputhje të shifrave mes numrit të votave dhe votuesve ku sipas saj janë vlerësuar 244 fletë votimi më shumë se numri i votuesve.
Pjesë e animimit ishin dhe pamjet filmike të cilat dëshmojnë se deri në momentin kur KQZ mori në rinumërim votat kishim përputhje të tabelës së rezultateve në KZAZ me numrin e votuesve. Sipas PS-së para se votat të hetoheshin në KQZ-së, në kutitë e votimit janë shtuar fletë votimi.
Redaksia Online