Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Partite e vogla kunder kontrollit te parave nga KQZ-ja

Publikuar me : 30.11.2011 Ne : Politike - 32 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Luis Tanushi

Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të kontrolluar fondet e partive politike ka nxitur pakënaqësitë e këtyre të fundit. Subjektet e vogla politike shprehen kundër mënyrës se si po procedohet deri më tani, duke ndjekur standarde të dyfishta. Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka në një prononcim për “Shekullin” thekson se KQZ nuk ka mundësitë dhe moralin për të kryer auditimin e fondeve të përdorura në zgjedhjet vendore të 8 majit 2008. “KQZ nuk ka më mundësitë dhe të drejtat ligjore. Është momenti për të krijuar një grup vërtet të pavarur për të kryer kontrollet e financimeve të 4-5 partive kryesore në vend. Publiciteti në shtyp, reklamat që këto parti politike kanë bërë, nga materialet, nga shtypshkronja, janë shifra marramendëse. Është një fushatë që kalon buxhetet e dhëna nga shteti katër deri pesë herë”,- theksoi Ndoka. Por

sipas tij, mungesa e transparencës me fondet e përdorura në fushatë ka cenuar edhe garimin ndërmjet subjekteve duke prishur barazinë. “Një KQZ tashmë e nënshkruar politikisht, e ka shumë të vështirë të bëjë transparencë, ka prishur garimin e partive politike dhe ka qenë një fushatë fare e pabarabartë ku partitë e pushtetit, përveç parave të shtetit, kanë mbledhur edhe para të pista nga biznese të lidhura për interesa me këto parti”,- deklaroi Ndoka. Sipas kryetarit të Partisë Demokristiane, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet nuk duhet të diskriminojë partitë opozitare duke shmangur nga kontrolli partitë e mazhorancës. “Sot nuk ka kohë ligjore që të kontrollojë Partinë Demokratike, Lëvizjen Socialiste për Integrim apo Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Të gjithë jemi dëshmitar të publiciteteve që kanë bërë partitë në çdo anë duke vendosur pankarta në çdo cep. Pra, ky është investigimi që duhet të bëjë KQZ. Nuk ka një investigim realisht të fushatave. Ky është një problem shumë i madh jo vetëm për korrupsionin që përfshin këto parti politike, por edhe për pabarazinë në garë”, u shpreh kreu i PDK-së Nard Ndoka. Ndërsa kryetari i Partisë Social Demokrate Skënder Gjinushi, shprehet kritik ndaj drejtimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duke kërkuar hetimin e vetë kryetarit Ristani. “Duhet të hetohet vetë Arben Ristani dhe jo paratë e partive tona. Ne nuk kemi marrë para nga shteti”,- tha Gjinushi. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, e cila është shprehur se nuk ka marrë asnjë fond nga KQz dhe për këtë arsye nuk ka pse bëhet objekt kontrolli prej saj.

 

 

Paratë e partive do të kontrollohen brenda dhjetorit

Më 7 nëntor Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hodhi shortin për përzgjedhjen e ekspertëve kontabël, të cilët do të kontrollojnë deri në fund të dhjetorit fondet e partive politike. Duke u nisur nga pjesëmarrja në zgjedhjet vendore, 23 audituesit do të kontrollojnë 55 parti politike, të cilat paraqitën lista shumë emërore ose që kishin regjistruar kandidatë në zgjedhjet lokale. Sipas ligjit, subjektet zgjedhore duhet të vënë në dispozicion të ekspertit të emëruar nga KQZ-ja çdo informacion, dokumente apo të dhëna që kanë të bëjnë me financimin dhe shpenzimet e fushatës zgjedhore.

Shoqëria Civile por edhe organizatat ndërkombëtare kanë shprehur shqetësimin e mungesës së transparencës nga partitë politike për financimin e fushatës zgjedhore. Ende shihen me dyshim prejardhja e fondeve që përdorin partitë në financimin e fushatave tepër të shtrenjta elektorale, ku në jo pak raste vetëm pagesat e dhëna për këngëtarët kalojnë fondet e akorduara nga shteti. Transparency International, në një raport të saj theksonte se financimi i partive politike në Shqipëri dhe katër vende të tjera të Ballkanit perceptohet ende si fushë e errët për publikun. Në këtë raport theksohet se mungojnë masat e forta transparence dhe sanksionet e duhura për moszbatimin e tyre. Raporti i bën apel Shqipërisë, Kroacisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Serbisë të garantojnë: raportime të sakta e të plota mbi të ardhurat dhe shpenzimet e partive politike; verifikimin e financave të tyre përmes një sistemi të besueshëm mbikëqyrje e kontrolli; dhe sanksionime efikase në rastet e mungesës së zbatimit të legjislacionit mbi financimin e partive. Për Shqipërinë theksohet se duhen afate kohore të qarta dhe mekanizma realë.

 

 

KQZ gjoba për 53 parti politike: Nuk keni femra

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që të marrë sot një vendim për të dënuar me gjoba 53 parti politike për shkak se nuk kanë respektuar kuotat e femrave në zgjedhjet e fundit. Në projektvendimin e përgatitur nga administrata e KQZ-së, thuhet se u verifikuan 6806 lista zgjedhore të depozituara nga 54 parti politike të cilat morën pjesë në zgjedhje. Vetëm një parti, Bashkimi Popullor i Pensionistëve të Shqipërisë ka rezultuar se ka respektuar kriterin e gjinisë, ku një në çdo tre emra i përkiste secilës gjini. 53 parti të tjera nuk kanë respektuar kriterin e gjinisë në disa zona zgjedhore. Sipas ligjit subjekti dënohet me gjobë në vlerën 30 000 mijë lekë për çdo zonë zgjedhore. Nëse miratohet vendimi, KQZ pritet që të rrisë ndjeshëm buxhetin e saj. Në total janë kryer 2407 shkelje, ku totali i gjobave që priten të vilen kap shifrën 72 210 000 mijë lekë. PS nuk ka respektuar kriterin e gjinisë në 242 zona  dhe gjoba e llogaritur për këtë subjekt kap vlerën e 7.2 milionë lekë, Partia Demokratike rrezikon të dënohet me 4.59 milion lekë dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 6.36 milion lekë.

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

PS Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 80 here.
PS  Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozitaDitmir Bushati Partia Socialiste i ka cilësuar gjetjet e raportit të Departamentit të Shtetit Amerikan konfirmim të shqetësimeve të ngritura nga opozita. Anëtari i kryesisë dhe kryetari i Komisionit për Integrimin, Ditmir Bushati, shprehet se “raporti dëshmoi realitetin” që ekziston në Shqipëri. Ai ka theksuar se PS është gati të angazhohet për heqjen e imunitetit për zyrtarët, çështje e cila në raportin e DASH konsiderohet si pengesë për luftën ndaj...Lexo te gjithe artikullin »


» Berisha – KE-se Ne ato ndihma qe na jepni, percaktoni nje pjese te mire per bujqesine
» Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne
» PD nis sot negociatat per presidentin, takimi i pare me Ilir Meten
» Presidenti, PD nis sot negociatat
» Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Presidenti, Berisha negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave te 21 majit
» Volfart Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyer

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit