Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Partite e vogla, leter Kuvendit

Publikuar me : 25.12.2011 Ne : Politike - 57 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Partitë e vogla kanë zyrtarizuar kërkesën e tyre për ndryshim të sistemit zgjedhor. Përmes një letre, tri partitë e majta, konkretisht PSD,PDS e PSV i kanë dërguar Komisionit të Reformës Zgjedhore propozimet e përbashkëta për përmirësimin e sistemit zgjedhor dhe të Kodit Elektoral. Tre partitë e vogla të opozitës propozojnë ndryshimin e sistemit nga proporcional rajonal , në proporcional rajonal me korrigjim kombëtar.

Sipas tyre, formula  e zgjedhjes së anëtarëve të parlamentit të ri pas zgjedhjeve të 3013, duhet të jetë 100 plus 40. Kjo formulë sipas aleatëve të vegjël të Partisë Socialiste “risjell frymën pluraliste në përfaqësimin parlamentar, limiton monopolet politike , sjell në parametra objektivë përfaqësimin e votës popullore në mandate parlamentare dhe garanton moderacion anti-krizë në funksionimin e parlamentit”.

Kryetari i PSV, Petro Koçi, sqaroi se krahas propozimeve për sistemin, tri partitë kanë kërkuar edhe reforma në procesin e identifikimit të zgjedhësve nëpërmjet teknologjisë biometrike, në numërimin e votave nëpërmjet skanimit elektronik, në përbërjen  e administratës zgjedhore si edhe në çështje të tjera si financimi i subjekteve elektorale e pasqyrimi mediatik i fushatës zgjedhore të këtyre subjekteve. Partitë e vogla kanë akuzuar dy partitë e mëdha se i kanë përjashtuar nga diskutimi për Reformën zgjedhore.

Në mbledhjen e grupit të punës ku u miratua edhe axhenda, përfaqësuesit e dy partive aleate të PD, Tavo dhe Mediu braktisën mbledhjen në shenjë revolte. Ekspertët e PD dhe të PS shprehen se marrëveshja e bashkëpunimit për reformën elektorale nuk e përfshin ndryshimin e sistemit elektoral.  Për rrjedhojë sipas tyre axhenda do të fokusohet vetëm në sugjerimet e raportit final të OSBE/ODIHR-it. Data 20 dhjetor u caktua nga grupi I punës për të dëgjuar propozimet e partive joparlamentare që kanë marrë 1 perqind të votave në lokalet e 2011-s. Po ashtu, brenda kësaj date do të realizohen konsultat me KQZ-në, Ministrinë e Brendshme dhe OJF-të që monitorojnë zgjedhjet.

Axhenda
1.    Regjistrimi i subjekteve e kandidatëve – (dhjetor 2011)
2.    Fushata zgjedhore – (dhjetor 2011)
3.    Media në fushatën zgjedhore – (dhjetor 2011)
4.    Financimi i zgjedhjeve – (dhjetor 2011)
5.    Regjistrimi i zgjedhësve – (janar – mars 2012)
6.    Procedurat e votimit – (janar – mars 2012)
7.    Numërimi i votave – (janar – mars 2012)
8.    Nxjerra dhe shpallja e rezultatit – (janar – mars 2012)
9.    Administrata zgjedhore – (janar – mars 2012)
10.    Procesi i ankimit – (janar – mars 2012)

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

PS Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 80 here.
PS  Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozitaDitmir Bushati Partia Socialiste i ka cilësuar gjetjet e raportit të Departamentit të Shtetit Amerikan konfirmim të shqetësimeve të ngritura nga opozita. Anëtari i kryesisë dhe kryetari i Komisionit për Integrimin, Ditmir Bushati, shprehet se “raporti dëshmoi realitetin” që ekziston në Shqipëri. Ai ka theksuar se PS është gati të angazhohet për heqjen e imunitetit për zyrtarët, çështje e cila në raportin e DASH konsiderohet si pengesë për luftën ndaj...Lexo te gjithe artikullin »


» Berisha – KE-se Ne ato ndihma qe na jepni, percaktoni nje pjese te mire per bujqesine
» Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne
» PD nis sot negociatat per presidentin, takimi i pare me Ilir Meten
» Presidenti, PD nis sot negociatat
» Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Presidenti, Berisha negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave te 21 majit
» Volfart Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyer

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit