Publikuar me : 09.01.2012 Ne :
Kronike - 89 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Lokali ku ndodhi vrasja
Në provincën e Pavias në Itali është ekzekutuar një 32- vjeçar shqiptar, mbi të cilin janë të regjistruar disa precedent penal. Ngjarja ka ndodhur në një lokal nate. Mediat italiane bëjnë të ditur se i riu shqiptarë është vrarë në prani të 500 personave të tjerë.
Në tavolinën e viktimës Edmond Shtjefni janë afruar tre persona të cilët pasi e kanë përqafuar e kanë goditur me tre plumba pistolete. Edmond Shtjefni jetonte në Abbiategrasso, të Milanos, në lagjen “Castello”.
Sipas hetimeve të para rezultoi se Shtjefni kishte pak kohë që ishte përfshir në një rrjetë prostitucioni. Ekspertiza mjeko-ligjore vërtetoi se i riu mori në kokë 3 plumba pistolete të kalibrit 7.65.
Nga hetimet rezulton se ekzekutimi ka të bëj me një larje hesapesh.